LIVE UPDATES
Bota

Serbët e Kosovës, për vaksinë në Serbi

30 Janar 2021, 06:43 Nga DOSJA
Serbët e Kosovës, për vaksinë në Serbi

SERBI- Luba Maksimoviq nga komuna e Graçanicës afër Prishtinës është një nga rreth 300 njerëzit nga Kosova që u vaksinuan kundër koronavirusit në 29 janar në Qendrën Shëndetësore në Kurshumli në Serbi, 80 km nga Graçanica.

“Kam marrë vaksinën kineze, kjo është ajo që po kërkoja. Iu besoj këtyre vaksinave, nuk kam besim tek amerikanët dhe të tjerët, por kam besim te rusët dhe kinezët”, i tha Maksimoviq Radios Evropa e Lirë .

Për disa javë, institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe në Kosovë, të cilat funksionojnë në sistemin serb, kanë organizuar transportin në grupe të qytetarëve serbë për vaksinim në qytete në Serbi.

Qytetarët serbë nga Kosova presin për të marrë vaksinën kundër COVID-19 në Kurshumli, Serbi. Qytetarët serbë nga Kosova presin për të marrë vaksinën kundër COVID-19 në Kurshumli, Serbi. Qytetarët që jetojnë në katër komuna në veri të Kosovës janë vaksinuar në Rashkë, ata nga Anamorava në Bujanoc, kurse të tjerët në Kurshumli.Maksimoviq shpjegon se infermierët e Qendrës Shëndetësore nga Graçanica përgatisin lista me njerëz që janë të interesuar të vaksinohen kundër koronavirusit, kurse përparësi kanë ata që janë mbi moshën 60 vjeç dhe të sëmurët kronikë.

“Ata më regjistruan të dhënat dhe më thirrën të premten e kaluar. Më thanë të bëhem gati këtë të premte në 9:20, kur nisen autobusët nga Graçanica”, thotë ai.Pas ekzaminimit mjekësor në Kurshumli, edhe Zorica Mirkoviq nga Graçanica mori vaksinën.

“Ndihem mirë, na kanë quajtur me emër, është shumë e mbushur me njerëz. Më është dashur të bëj vaksinën për shkak të fëmijëve, ne jemi të moshuar, për të ditur që jemi të sigurt. Faleminderit (Presidentit të Serbisë, Aleksandar) Vuçiqit që na mundësoi këtë,” thotë Zorica Mirkoviq.

Para vaksinimit, të gjithë duhej të plotësonin një formular pëlqimi për imunizimin e rekomanduar.

Qytetarët e Kosovës nga komuniteti serb po vaksinohen në Serbi pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë filloi një hetim mbi importin e vaksinave të koronavirusit nga Serbia në katër komuna në veri të Kosovës në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Në një institucion shëndetësor në Leposaviq në dhjetor 2020, qytetarët presnin në radhë për ta marrë vaksinën kundër koronavirusit.
Qeveria e Kosovës tha në atë kohë se nuk kishte asnjë informacion që vaksinat kishin hyrë nëpër rrugë zyrtare.

Si pjesë e këtij hetimi, disa mjekë që punojnë brenda sistemit shëndetësor serb në Kosovë janë marrë në pyetje.

“Duhet të përmend që më vjen keq që nuk mund të merrnim vaksina në vendet tona, mendoj se ky është një tregues i qëndrimit të popullatës shumicë”, tha ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë në detyrë të Kosovës, Dalibor Jevtiq, pasi që u vaksinua në Kurshumli.

Ai deklaroi se do të vazhdojë të mbështesë procesin e imunizimit të qytetarëve nga Kosova në Serbi.

Transportimi me autobusë i qytetarëve serbë nga Kosova për të marrë vaksinën kundër COVID-19 në Serbi.  Kryetari i Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, gjithashtu e mori vaksinën.

“Është e rëndësishme që sa më shumë njerëz të vaksinohen. Kjo është provë se shteti ynë (Serbia), i udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, kujdeset për njerëzit tanë në Kosovë,” tha Popoviq.

Kosova ende nuk ka filluar vaksinimin kundër koronavirusit. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës, Faik Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë se dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit duhet të mbërrijnë në shkurt.

“Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për vaksinimin e qytetarëve vetëm në territorin e saj”, tha ai.

“Ministria dhe Instituti i Shëndetësisë Publike kanë zhvilluar një plan të detajuar të vaksinimit për popullatën, të cilin ata e kanë ndarë me COVAX”, tha Hoti.

Qeveria e Kosovës njoftoi në fillim të janarit se kishte siguruar 535 mijë doza të vaksinave kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer.

Gjithashtu, Kosova duhet të marrë 600,000 doza vaksinash nga Austria, dhe është pjesë e programit COVAX, i cili do të sigurojë vaksina për 20 për qind të popullsisë.

Marre nga: REL 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vaksina kunder covid-19 vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen