“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Pashkët Ortodokse!Besimtarët pritën ngjalljen e Krishtit, Kishat mbushen pas 2 vite pandemi
24 Prill 2022, 05:51Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Besimtarët ortodoksë mbushën kishat mbrëmjen e kaluar në të gjithë vendin ku kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit. Ata kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë. Këtë vit besimtarët mbushën Kishat pas 2 vitesh kufizim për shkak të pandemisë.
Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.
Në Fier besimtarët ortodoksë u mblodhën në kishën e Shën Gjergjit, ku Mitropoliti At Nikoll Hyka ka mbajtur meshën që i dedikohet ringjalljes se Krishtit. Me qirinjtë e lutjes në duar, që simbolizojnë dritën e përjetshme, ortodoksët në Lushnjë kanë kremtuar pashkët. Qindra besimtar ju bashkuan meshës së shenjtë të vigjiljes së kësaj feste, e cila u mbajt në kishën e Shën Gjergjit.
Mesha e organizuar nga klerikët ortodoksë në ambientet e jashtme të kishës në Gjirokastër, u përcoll nga besimtarët e shumtë të cilët nxitonin të ndiznin qiririn në shenjë mbarësie për ringjalljen e një epoke të re.
Në Vlorë mesha e shenjtë u mbajt në kishën e Shën Theodhorit, ku atë Konstandin Prifti ka uruar Gëzuar pashkët “Krishti u ngjall“. Ceremonia e Pashkës në Berat u kremtua në Katedralen “Shën Dhimitri” dhe u drejtua nga At Johan Qako.
Nnë lidhje me Pashkën në mendje na vjen veza e kuqe. Ajo është një veçori karakteristike e kësaj feste. Veza simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Ngjyra e kuqe paraqet forcën dhe fuqinë e perëndisë dhe njëkohësisht simbolizon edhe gjakun e Krishtit, i cili u derdh në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në botë. Kështu ngjyra e kuqe rikujton gjakun e Krishtit dhe shpëtimin. Veza e Pashkëve është e vjetër, aq sa edhe vetë Krishtërimi dhe kisha e ka pranuar në traditën dhe në praktikën e saj si simbol i Ringjalljes së Krishtit. Krishterët e parë dhe bashkëkohës së apostujve filluan të ngjyrosin vezë dhe t’i dhurojnë për Pashkë, duke përshëndetur gëzueshëm ‘Krishti u Ngjall’!
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Dita e sotme do të jetë me mot të bukur dhe përgjithësisht të ngrohtë. Sipas parashikimit të MeteoAlb masat ajrore të qëndrueshme do të përfs...
DEVOLL- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Devoll. Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor. Makina ka qenë me targa greke, ndërkohë ...
TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka votuar sot për kreun e degës nr.2 në Tiranë. I shoqëruar nga bashkëshorten e tij, Liri...
FINLANDË- Autoritetet finlandeze thonë se kanë përfunduar hetimet për një rast të kontrabandës së drogës nga Shqipëria në Finlandë me postë nëpërmjet Spanj...
DUBLIN- Kreu i një prej grupeve të krimit të organizuar në Irlandë, i cili përdor Dubain për t’iu fshehur drejtësisë së bashku me babanë dhe vëllanë e tij po kë...
Një 15-vjeçare pretendoi në Policinë e Vorës se një i panjohur tentoi të abuzojë me të brenda në shkollë. Nxënësja e një shkolle të mesme në këtë zonë u ...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka përdituar bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë k...