LIVE UPDATES
Politike

PD: Mbi 2 miliard euro koncesione të dhëna nga qeveria Rama me ofertë të pakërkuar, 1 në tre tendera jepet pa garë

13 Korrik 2021, 13:11 Nga DOSJA
PD: Mbi 2 miliard euro koncesione të dhëna nga qeveria Rama me

TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar edhe njëherë korrupsionin me tenderat. Deputetja e zgjedhur, Jorida Tabaku, tha në një deklaratë për mediat nga selia e PD se 1 në 3 tendera jepen pa garë. Tabaku shtoi se të gjitha tenderat e rindërtimit që kryeministri Rama sot i vëzhgon  janë dhënë pa garë, janë dhënë në limitet e fondit, me 99% të vlerës. Sipas saj, toka sot në bregdet jepen me 1 euro me VKM, ndërsa KLSH ka vërtetuar  7.2 miliard euro dëm ekonomik në 8 vitet e fundit.

DEKLARATË E JORIDA TABAKUT

Pas 8 vitesh në pushtet, sot Rama më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion. Por, si zakonisht ai fshihet pas përgjegjësive për kthimin e Shqipërisë në një shtet të kapur nga korrupsioni dhe fajin e hedh diku tjetër.  Kjo është loja e tij e vjetër, kostot e të cilës po i paguajnë sot qytetarët, familjet dhe bizneset shqiptare.Por sot nuk ka shqiptar që të besojë se vendi është zhytur në korrupsion pa dijeninë dhe përgjegjësinë e Edi Ramës.

Sot nuk ka shqiptar që të besojë se shkallmimi dhe vjedhja e buxhetit të shtetit, e  miliona eurove në buxhet, ndodh pa dijeninë dhe përgjegjësinë e Edi Ramës.

Nuk është faji i 30 specialistëve në ministritë e linjës, që sistemi i korrupsionit është kapilar, nga nivelet më të larta, në ato më të ulëta, por është faji i modelit dhe i sistemit që ka keq qeverisur Edi Rama. Nuk është çështje ligji, nuk është çështje teknike, nuk është çështje kriteresh të ligjit, por është çështje e vullnetit politik.

1 në 3 tendera jepen pa garë dhe ky është fakt është denoncuar nga PD që nga viti 2015 dhe njëkohësisht është provuar edhe në vitin 2018 nga Gjykata Europiane e Auditit.

Të gjitha tenderat e rindërtimit që Rama sot i vëzhgon duke u krenuar janë dhënë pa garë, janë dhënë në limitet e fondit, me 99% të vlerës. Gjatë pandemisë janë dhënë tendera pa garë, tendera sekretë, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë  kanë qenë kampionë. Me kompani që nuk kishin asnjë lidhje me fushën për të cilën ata jepnin shërbimin apo produktet.

Ligjet speciale, janë kthyer në rregull tashmë. 7 të tilla të përmendura me emër nga opozita dhe vërtetuar nga “Transparency International”, janë votuar nga Rama dhe mazhoranca si dhe janë mbrojtur publikisht nga ai.

Ligji Fusha për teatrin kombëtar që u shoqërua me kalimin antikushtetues dhe prishjen antikushtetuese të godinës së Teatrit është mbrojtur nga Rama dhe i ka dalë vetë për zot, Rama.

Mbi 2 miliard euro koncesione të dhëna nga qeveria Rama me ofertë të pakërkuar, pa garë, kompanive të preferuara prej tij.

Toka sot në bregdet jepen me 1 euro me VKM. Ndërkohë që pronarët sorollaten me vite për të marrë një vendim për kthim dhe kompensim të pronave.

7.2 miliard euro dëm ekonomik ka vërtetuar KLSH, që ka ndodhur në 8 vitet e fundit.

Dhe afera më e fundit e inceneratorëve që akoma marrin para nga taksat e qytetarëve shqiptarë, janë mbrojtur publikisht dhe personalisht nga Rama. Miliona euro që shkojnë për një projekt mafioz, me procedura dhe afate që me dijeninë e tij dhe ministrave të tij janë shkelur me të dyja këmbët. Në të gjitha këto raste, Rama i ka dalë për zot. Rama e ka mbrojtur korrupsionin, i ka dalë për zot këtyre projekteve duke goditur drejtpërdrejt buxhetin e shtetit dhe xhepat e familjeve shqiptare.

Shqiptarët sot varfërohen përditë nga ky regjim i korruptuar e dinë se përgjegjësi i vetëm që e ka frymëzuar këtë sistem, përgjegjësi i vetëm për këtë korrupsion, në këtë nivel te kapjes së shtetit  është Edi Rama.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jorida tabaku jorida tabaku

Sondazh

Poll
Politike 13 Korrik 2021, 09:53

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Athinë

GREQI-Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm ditën e sotme në Athinë. ‘Top Channel’ raporton se në orën 19.30, Rama do të mbërrijë në Athinë, ndërsa do të...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen