LIVE UPDATES
Bota

Për një javë nga një fshat i Ferizajt ikën dhjetra djem

9 Prill 2019, 09:46 Nga DOSJA
Për një javë nga një fshat i Ferizajt ikën dhjetra djem

Vetëm në një fshat të Ferizajt, Dardani brenda një jave janë larguar 20 djem. Të tjerët i kanë valixhet gati e po i ndal vetëm një konfirmim nga ambasadat e huaja. Statistikat ndërkombëtare flasin për shifra të larta të qytetarëve që po e braktisin Kosovën. Ramush Haradinaj nuk i njeh këto statistika duke besuar që po bëhet propagandë ndaj qeverisjes së tij.

Kryediplomati serb, Ivica Daciq, tha se ndërkombëtarët le t’u japin viza kosovarëve, e Serbia do t’iu japë autobusë për ta lënë Kosovën.

Kjo tregon se sa me entuziazëm po e përcjell shteti serb largimet nga Kosova. Qeveria e Kosovës dhe shefi i saj, Ramush Haradinaj, mohon se ka largime të përmasave çfarë po raportohet, duke thënë se shifrat reale flasin për 3515 largime brenda vitit 2018.

Kështu nuk thonë statistikat ndërkombëtare, e as pamja e zakonshme në dyert e ambasadës gjermane. Kryeministri largimet po i merr sulme ndaj qeverisë së tij, prandaj ka vendosur shkallë krahasimore largimet masive të 2015’ës. Përmendet zhgënjimi i popullatës, e shefi i Ekzekutivit kujton se gjatë Qeverisjes së Isa Mustafës, ka pasur më shumë zhgënjim.

Gjendja në terren nuk është më e kënaqshmja për Haradinajn dhe nuk përkon me llogaritjet e tij në Facebook.  Në fshatin Dardani të Ferizajt, për shtatë ditë janë larguar 20 djem, ndërsa të tjerët po i ndal vetëm një aprovim që po e presin nga ambasada gjermane.

Valdrini 23 vjeçar, banor i këtij fshati, tregon për Gazetën Express se të shtunën janë larguar nga Kosova dy shokët e tij, e përveç tyre, brenda një jave janë larguar edhe 18 të tjerë.

“Ata po shkojnë me viza të punës që i marrin nga ambasada sllovene, kroate e gjermane. Po shkojnë në Gjermani e edhe në Zvicër. Disa të gjejnë një vend të punës, e disa fatin e jetës”, thotë Valdrini për Express.

Ai tregon se banorët e larguar po marrin viza pune nga ambasadat, e ato po i sigurojnë me kontrata të punës që po u dërgohen nga vendet përkatës. Tutje thotë se edhe banorët e tjerë të fshatit kanë qëllim të ndjekin rrugën e njëjtë.

“Prej të dielës kanë shku 20 veta. Të shtunën kanë shku dy shokë të mi. Edhe ne tjerët kemi apliku për viza. Po mendojmë me shku”, thotë Valdrini.

“Askush nuk largohet për qejf. Të gjithë po shkojnë për një jetesë më të mirë”, ka vazhduar ai.

Gazeta Express gjatë javës ka biseduar me demografë, ka pyetur qeverinë e opozitën për statistikat që publikoi The Guardian, ku sipas një raporti të Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, për një dekadë Kosovën e kanë lëshuar 15.4 për qind e popullësisë.

Ambasada gjermane, si më e sulmuara nga kosovarët që e dëshirojnë largimin, në një përgjigje me shkrim për Gazetën, ka treguar se gjatë vitit 2018, ka lëshuar 38 mijë viza për kosovarët, në të cilat përfshiheshin vizat e punës dhe të bashkimit familjar.

“Ambasada Gjermane në Prishtinë në vitin 2018 ka lëshuar rreth 38.000 mijë viza. Këtu përfshihen vizat për qëndrime afatshkurtëra (të ashtuquajturat viza Schengen për turizëm, udhëtime afariste, etj.), sikurse edhe për qëndrime afatgjata (punësim, studime, bashkim familjar etj”, ka thënë Ambasada gjermane.

Ndërsa, përmendet se ka interesim të ngjashëm edhe këtë vit nga qytetarët e Kosovës për t’u pajisur me viza gjermane.

“Për vitin 2019 parashihet që shifrat të sillen rreth nivelit të periudhës krahasuese me vitet paraprake. Ambasada Gjermane vitet e kaluara i ka shtuar dukshëm kapacitetet për përpunimin e kërkesave për viza dhe do të punësojë edhe këtë vit personel në këtë sektor. Mirëpo, kërkesa edhe më tej i tejkalon kapacitetet tona, ashtu që kohërat e pritjes janë të pashmangshme”.

Ndërkaq Kryeministri Haradinaj flet me numra të tjerë.  Ai në një status në Facebook ka thënë se shifrat reale për largimin nga Kosova janë minimale.

“Të dhënat e pasakta, me ose pa qëllim, dhe manipulimi me shifrat e aplikimeve për viza, të cilat në shumicën e rasteve janë viza turistike, zyrtare dhe të punës, dhe vizita e bashkime familjare, për të cilat qytetarët aplikojnë njëkohësisht në disa ambasada dhe të njëjtit edhe disa herë brenda vitit, e dëmtojnë rëndë procesin e liberalizimit të vizave”, kishte shkruar Haradinaj.

Marrë nga Ekspress

 

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosovarët braktisin vendin kosove largohen dhjetra djem kosovarët braktisin vendin kosove largohen dhjetra djem

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit