LIVE UPDATES
Bota

Përdorimi i gjuhës shqipe në unifromat e policisë, opozita maqedonase del kundër

16 Mars 2022, 17:14 Nga DOSJA
Përdorimi i gjuhës shqipe në unifromat e policisë, opozita

MAQEDONIA E VERIUT– Vendimi i Qeverisë që uniformat e policisë të jenë në dy gjuhë, në maqedonisht dhe shqip, ka shkaktuar reagime të shumta në Maqedoninë e Veriut, në veçanti tek opozita maqedonase, e cila e kritikon Qeverinë se në vend që të merret me çështjet ekonomike, ajo po merr vendime të tjera të panevojshme, sipas VMRO DPMNE-së.

Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski, tha se kryeministri Dimitar Kovaçevski është në gjendje, siç tha, që edhe në ballin e tij të shkruajë në tri apo pesë gjuhë, vetëm që të mos merret me problemet reale të qytetarëve.

Unë do të befasohesha sikur dikush prej tyre të sillte këtu ndonjë fabrikë. Kjo që kanë bërë aspak nuk më befason pasi kryeministri Kovaçevski edhe në ballë mund të shkruajë në tri apo pesë gjuhë. E përsëris, do të befasohesha sikur ai të hapte ndonjë fabrikë të re, sikur të hapte vende pune, të rritej ekonomia, të kishte më shumë para, kjo do të më befasonte pasi nuk do të kishte skandale, të cilat i kemi çdo ditë”.

“Në rregull, ashtu kanë vendosur, por sa po bëjnë ata për problemet tjera, sa po i ndalojnë autobusët të mbushur plot me të rinj që mos të ikin nga vendi. Ata për punë tjera, sikur kjo që bënë, janë mjeshtër dhe fare nuk më befason”, ka deklaruar Mickoski.

Ndërkohë, partia e “E majta” duke komentuar vendimin, ka thënë se LSDM-ja e cila drejton Qeverinë është e “keqja më e madhe vendit, andaj edhe sipas saj, këtë që po bëjnë zyrtarët e saj do ta paguajnë me burgim pas ndërrimit të pushtetit.

Lidhja Social Demokrate (LSDM) është e keqja më e madhe që i ka rënë ndonjëherë Maqedonisë. Do të kalbeni nëpër burgje kur të ndërrohet qeveria. Ju premtojmë publikisht”, ka shkruar Dimitar Apasiev në rrjetin social Facebook.

Vendimi që uniformat e policisë të jenë edhe në gjuhën shqipe, u mor në mbledhjen e Qeverisë të martën në mbrëmje dhe do të përfshijë të gjitha komunat ku mbi 20 për qind e popullsisë janë shqiptarë, përfshirë edhe Shkupin.

Vendimi hyn në fuqi tetë ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare, ndërsa do të fillojë të zbatohet brenda një viti nga hyrja në fuqi.

Është një vendim që del nga Ligji për përdorimin e gjuhëve. Vendimi do të nisë të zbatohet brenda një viti për shkak të nevojës për zëvendësimin e uniformave aktuale me të reja, pra kemi procedura tenderimi dhe më pas prodhimin e uniformave të reja”, ka deklaruar kryeministri Kovaçevski duke arsyetuar vendimin e Qeverisë.

Edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se vendimi bazohet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Një tjetër detyrë e kryer me sukses konform Kushtetutës dhe Ligjit që reflekton zbatimin e përpiktë të parimeve të barazisë si garanci e progresit të vendit tonë”, ka thënë Ahmeti në një reagim me shkrim.

Por, Zijadin Sela nga opozita shqiptare ka thënë se vendimi për uniformat është i vonuar, ndërsa dyshon se mund të përjetojë dispozitat tjera të Ligjit për gjuhën, që sipas Selës, nuk janë zbatuar edhe tre vjet pas miratimit të Ligjit për gjuhët.

“Realisht dikush duhet të mbajë përgjegjësi për vonesën trevjeçare. Kuptohet se gishti gjithmonë duhet të drejtohet nga ata që i bënë një vonesë 15-vjeçare miratimit të këtij ligji, e të cilët janë 20 vjet në pushtet. Prandaj shpresoj që edhe ky vendim të mos ketë fatin e ligjit”, ka deklaruar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela duke përmendur moszbatimin e Ligjit për gjuhën në Gjyqësor, në Polici, në shumë sektorë të administratës, por edhe në institucione tjera.

Ligji për përdorimin e gjuhëve, në bazë të të cilit gjuha shqipe përdoret gjerësisht në komunat me shumicë shqiptare, si dhe në institucionet shtetërore, është miratuar në janar të vitit 2019. Në institucionet qendrore, të gjitha tabelat janë në dy gjuhë, ndërsa në Qeveri dhe Kuvend, ministrat shqiptarë, deputetët si dhe kryetari i Kuvendit, përdorin gjuhën shqipe, ndërsa dokumentet publikohen në dy gjuhë./REL/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dimitar apasiev gjuha shqipe ne maqedonine e veriut hristijan mickoski zijadin sela dimitar apasiev gjuha shqipe ne maqedonine e veriut hristijan mickoski zijadin sela

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen