LIVE UPDATES
Bota

Perëndimi planifikon më shumë sanksione kundër Rusisë

5 Prill 2022, 06:18 Nga DOSJA
Perëndimi planifikon më shumë sanksione kundër Rusisë

Flamujt e Ukrainës, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara (majtas) dhe ai i Rusisë (djathtas). Të dhënat se trupat ushtarake ruse kanë vrarë dhjetëra civilë në Ukrainë, komuniteti ndërkombëtar i ka quajtur “krime lufte”, andaj janë shtuar thirrjet për më shumë masa ndaj Moskës, e cila raportimet i ka cilësuar si “provokime”.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë thirrje më 4 prill që presidenti rus, Volodymyr Zelensky pritet të flasë më 5 prill para diplomatëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilët janë të zemëruar nga të dhënat se forcat ruse kanë vrarë qëllimshëm civilë, Vladimir Putin të gjykohet për krime lufte dhe ka thënë se planifikon më shumë sanksione kundër Rusisë. Ky njeri është brutal… ajo që po ndodh në Buça është mizore”, ka thënë Biden, duke iu referuar qytezës ukrainase jashtë Kievit, ku forcat ruse është raportuar se kanë vrarë dhjetëra civilë.

Sipas Bidenit, Putin është “kriminel lufte”. Komentet e tij kanë ardhur pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka vizituar Buçan, ku zyrtarët ukrainas kanë thënë se kanë gjetur trupat e civilëve. Zelensky i ka quajtur veprimet e forcave ruse si “gjenocid” dhe ka bërë thirrje që Perëndimi të sanksionojë më shumë Rusinë.

Në vizitën e tij në këtë qytezë, Zelensky, i cili është shoqëruar nga personeli ushtarak, ka thënë se skena të tilla e bëjnë edhe më të vështirë uljen në tavolinë me Rusinë dhe negociatat për dhënie fund të luftës, e cila ka nisur më 24 shkurt, si pasojë e sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë. “Çdo ditë, kur luftëtarët tanë hyjnë dhe rimarrin territore, e shihni se çka ndodh”, ka thënë lideri ukrainas.

Këto janë krime lufte dhe bota do t’i konsiderojë gjenocid”, ka thënë Zelensky, duke shtuar se pret që të dhëna për krime të ngjashme të gjenden edhe në rajonet tjera të okupuara, pasi forcat ruse të dëbohen prej tyre.

Zelensky pritet të flasë më 5 prill para diplomatëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilët janë të zemëruar nga të dhënat se forcat ruse kanë vrarë qëllimshëm civilë, disa prej tyre nëpër oborre, rrugë apo shtëpi, dhe trupat e tyre i kanë lënë ashtu.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka parashikuar po ashtu se të dhëna për vrasje të civilëve mund të gjenden edhe në qytezat tjera që janë pushtuar nga forcat ruse. “Tmerrin që e kemi parë në Buça është vetëm një copë ajsbergu e të gjitha krimeve që janë kryer nga ushtria ruse”, ka thënë Kuleba në një konferencë për media në Varshavë. “Gjysmë-masat nuk janë të mjaftueshme më. Unë kërkoj sanksionet më të ashpra këtë javë, kjo është lutja e viktimave të dhunimit dhe vrasjeve. Nëse keni dyshime për sanksionet, shkoni fillimisht në Buça”.

Moska ka hedhur poshtë këto deklarata dhe disa zyrtarë të Kremlinit i kanë përshkruar ato si “provokime” me qëllim të diskreditimit të Rusisë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se “ne hedhim poshtë të gjitha dyshimet”.

Ai ka shtuar se Rusia është duke kërkuar një takim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar ato që Moska i konsideron si “provokime ukrainase”. Britania, e cila aktualisht mban presidencën e Këshillit të Sigurimit, ka thënë se ky institucion do të diskutojë për situatën në Ukrainë, ashtu siç është planifikuar, më 5 prill.

Më herët, Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar, pa të dhëna, se imazhet në Buça janë “një tjetër inskenim i regjimit të Kievit” dhe se të gjitha trupat ushtarake ruse kanë lënë këtë qytezë para 30 marsit. Komiteti për Hulumtime në Rusi ka thënë më 4 prill se do të nisë hetime nën akuzat se Ukraina ka përhapur “informacion të rremë” për veprimet e forcave ruse në Buça.

Bashkimi Evropian ka nisur diskutimet për sanksione të reja kundër Rusisë pas raportimeve për mizori, ka thënë shefi i diplomacisë në BE, Josep Borrell. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë duke u koordinuar për sanksione të reja kundër Rusisë dhe planifikojnë që t’i prezantojnë ato këtë javë, ka thënë Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan.

Sullivan ka thënë po ashtu se forcat ruse janë duke u ripozicionuar në rajonet e Ukrainës në lindje dhe jug, pas përballjes me rezistencë më të madhe sesa është pritur nga ukrainasit në Kiev. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, i ka thënë transmetuesit ARD, se zyrtarët evropianë “duhet të flasin për ndalje të furnizimeve me gaz nga Rusia”, edhe pse kancelari gjerman, Olaf Scholz u ka rezistuar më parë sanksioneve që prekin eksportet ruse të energjisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë se synojnë tërheqjen e Rusisë nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut. Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka thënë se prezenca e Rusisë në këtë Këshill është “farsë”. Edhe shtetet tjera në botë kanë dënuar mizoritë e dyshuara në Ukrain dhe kanë bërë thirrje për masa kundër Rusisë.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmytro kuleba josep borrell lufta ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelensky dmytro kuleba josep borrell lufta ukraine-rusi vladimir putin volodymyr zelensky

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen