LIVE UPDATES
Aktualitet

Përsëritet skenari! Deputetët s’e duan, Basha mbështetet nga degët: Mos ik! (Debatet)

13 Mars 2022, 11:27 Nga DOSJA
Përsëritet skenari! Deputetët s’e duan, Basha

TIRANË– Përsëritet skenari! Ashtu si një javë më parë, kryedemokrati Lulzim Basha ka pritur në zyrë krerët e degëve, një ditë pasi deputetët i kërkuan që të bënte hapa pas, të lironte karrigen e kryetarit dhe të lejonte hapjen e partisë. I pari foli vetë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili e kosndieroi ‘eksplozive’ situatën në PD. Sipas tij, në këtë gjendje, partia nuk ka arritur për shkak të gabimeve të bëra, por prej vendimin të 9 shtatorit të ndërmarrë nga grupi parlamentar, përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjithsesi, Basha shtoi se ky vendim nuk mund të zhbëhet pasi do shkatërrohet e gjithë partia. Sipas tij, PD nuk ecën me një të hspallur non-grata në radhë.

Pas këtyre fjalëve, të gjithë krerët e degëve janë shprehur se dorëheqja e Bashës nuk është zgjidhja për partinë Demokratike. Deputeti Lefter Gështenja që është edhe kryetari i degës nr.7 në Tiranë tha se mund të linte edhe mandatin e tij nëse ishte e nevojshme për PD-në dhe kërkoi që Basha të distancohej. Por u kundërshtua nga të tjerët. Kruja, Fieri, Vora e thuajse të gjitha degët janë pro Bashës. Pëllumb Seferi tha se ata që kërkonin të largohej kryedemokrati, duhet ta linin vetë mandatin, pasi nuk e kishin fituar vetë, por me ndihmën e kolegjit të kryetarëve. Sabah Sheta, kryetar i PD Krujë tha se kjo situatë mund të kalohet edhe përmes një kompromisi mes Bashës e Berishës.

DEBATET DHE REPLIKAT:

Kreu i PD, Lulzim Basha: Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju kë takimin e fundit: Jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces.Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit. Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi I kolegjit të kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe. Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjnë dot nëse nuk duam të zhbëjnë PD. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjedhjes kam vënë në dispozicion gjithçka.

Kreu i degës Fier, Agron Kapllanaj: Duhet të gjejmë një mekanizëm për tu bashkuar. Propozimet që ne bëjmë me ju i diskutojmë, por keni parë që nga ana tjetër të thotë dikush këto që po ju kërkojmë ne ju? Jo nuk ka, se kanë frike te flasin kundër Sali Berishes. Vendimi i 9 shtatorit për Sali Berishen nuk mund te ndryshojë. Zgjidhja: rruga më e thjeshtë është të hapim garë në PD.  Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratet jo, ndoshta do i dëmtojë më shumë, do çahen më shumë. Mund të ngremë një komision me 10 veta, dhe ne bëjmë një veprim për të bashkuar demokratët 5 anëtarë nga PD dhe I lëmë afat foltore të sjellë 5 vetat e vet. Natyrisht pa Berishen dhe Bashen. Nëse nuk vijnë kjo strukturë të drejtojë PD për një periudhë kohe deri në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Kreu i degës Nr 8 në Tiranë, Pëllumb Seferi: Anëtarët e degës 8 kanë shprehur mbështetje për kryetarin Basha. 6 mars u organizuar nga Berisha e Meta për të goditur Lulzim Bashën. Pati dhe mbështetjen e Rames, atij i intereson një person i izoluar nga perëndimit.  Arsyeja ishte vendimi për ta pezulluar Sali Berishën nga grupi. Berisha nuk e ka luftën me PD, por me Amerikën dhe përdor emrin e Bashës për te mbrojtur veten.  Duhet të qëndrojmë dhe jo të bëjmë zgjidhje emocionale. Zgjidhjet të vijnë prej nesh, ne kemi organe legjitime. Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm: nëse kërkojnë dorëheqjen e Bashes të venë dhe mandatin e tyre në tavolinë. Asnjë se ka fituar vete mandatin, jemi dhe ne aksioner te mandateve te tyre. Të bashkohemi për të ngritur grupe pune nga të dy palët. Për këtë duhet të ketë vullnet nga të dy palët.  Duhen njerëz me integritet . Të merren opsionet e të dy krahëve, ish drejtuesve te partisë, anëtarësisë e të gjendet zgjidhje. por aty duhet te përvëlojë qasja jone euroatlantike, pra nuk ka kthim pas nga vendimi i 9 shtatorit.

Kreu i PD në Kuçovë, Ilir Koçia: I kuptoj ata qe kerkoj te ike PD ne kete moment kaq te veshtire per PD, pa ofruar asnje zgjidhje. E kuptoj se askush ne PD, grup parlamentare nuk e con neper mend qe te vije Berisha, por si do ta bashkojme partine. Kjo eshte pyetja sot. Si të iki lulzim basha dhe ta lere PD në ciklonit e perplasjeve me Sali Berishën nuk jam dakord. Ne na duhet zgjidhja. Kryetari e ka bere te qarte se eshte i gatshem per cfaredo lloj zgjidhje. Ne duhet të ngremë komision me dy grupet dhe persona që nuk janë as me në as me ata. Ka njerez qe kane qene ne mes te dy paleve, ka njerez qe mund te ndihmojne ne kete moment per te gjetur zgjidhje. Mjafton mos të jenë njerëz që bëjnë pazar me ramën. Pa gjetu me pare zgjidhje, largimi i kryetarit do ta bejne me keq situaten ne PD.

Sekretari i degës Vlorë, Gjergj Nika: Asgjë nuk ndodhi nga 25 prilli në 6 mars, kishim vetëm një barrë të brendshme. Ne jemi ndarë në 3 fraksione, ne, ata të Berishës dhe pjesa e heshtur. Ne duhet te fokusohemi njëherë te kjo pjesa e heshtur, pastaj te bashkimi me foltoren. Nuk jam dakord për dorëheqjen tuaj, Partia nuk është gati për zgjedhje. Zgjidhja duhet të vinte nga ju në formë kompromisi, por duke mos bërë një hap pas. Nuk mund të kthehemi pas. Kompromis por pa dorëheqjen tuaj.”

kryetari i degës së PD Librazhdit, Bujar Vreto: Duhet te bëjmë një platforme perbashkuese, duke u distancuar nga hajdutet e periudhës 2005-2013. Mblidhni këshillin kombëtar, ndoshta edhe kuvendin ne prill, por nuk e gjykoj te arsyeshme dorëheqjen ne këtë moment. Ne na duhet zgjidhje jo thellim i krizës.

Deputeti dhe kryetari i degës nr.7, Lefter Gështenja: Me vjen mirë që togfjalëshi im i ditës së hënë që të gjithë duhet të bëni një hap pas ka qenë fjala e ditës këtë jave.Mendoj që duhet të tërhiqen që të dy, si dy njerëz që jeni përgjegjës për situatën e krijuar në PD.Unë personalisht jam gati të lë mandatin e deputetit nëse i shërben zgjidhjes së krizës në PD.Unë e kërkova dhe dje një  “armëpushim” mes demokratëve, qe situata të qetësohet dhe demokratët të bashkohen.Hapja dhe bashkimi i PD duhet të nisë nga rikthimi i demokratëve  brenda institucioneve të partisë. Kjo lëvizje sipas meje është  e vetmja zgjidhje për te bashkuar demokratet ne baze .Është koha për te vepruar, nëse nuk veprohet PD do të shpërbehet. Pranoni që asnjeri nga ne nuk ishte me kapacitet te plotë në fushatën elektorale të 6 marsit.  Nga kryetari PD deri te drejtuesi i fundit. Jemi në një situatë të vështirë, jemi me llambë të kuqe duhet zgjidhje urgjente, ne te kundërt PD shpërbehet. Rrugët e bashkimit: një hap pas të dy Basha dhe Berisha, qetësohet situata dhe të ketë një armëpushim. Dhe pastaj një platformë për të çuar në zgjidhje. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje. Kemi një problem dhe duhet të gjejmë zgjidhje. Të gjithë bashkë të ringrejmë PD dhe të ecim para. Duhet të bashkohemi

kryetar i PD Kruje, Sabah Sheta: Basha dhe Berisha të ulen të gjejnë zgjidhje. Dorëheqja e Bashes nuk zgjidh asgjë. Situata është e keqe, problemi është si do e zgjidhim? Problemi fillon ne 19 maj. Ju dhe Berisha keni korrur sukses kur keni qeverisur bashke, nuk mund te gjejnë nje zgjidhje ju te dy? Ju jeni dy kokat qe e mbani PD te ndare, mund te na jepni nje zgjidhje per demokratet? Une nuk jam për dorëheqjen, ja ike ti, çfare zgjidh? Ju mund te zgjidhni dy grupe per te gjetur zgjidhje brenda nesh, nuk shoh zgjidhje tjeter pervce juve. Ju e niset, ju bitiseni. Na bashkoni ne demokratet. Demokratet i kane sy nga ju, ju mund te na nxirrni nga ky ferr

Kryetar i PD Kukës, Arif Rexhmata: Mendoj se zgjidhje mund të jetëpranimi i fraksionet. Dorëheqja është zgjidhja juaj. Gjithë grupet përfituese të pushtetit janë bashkuar, duke shpifur për ju kryetar, duke ju ngarkuar një barrë që se keni. Ne i njohim te gjithe. Ne nuk kemi pune me dorheqjen tuaj, ajo eshte zgjidhja juaj. Mendoj se zgjidhje mund të jete duke mbledhur forumet, ndoshta duke pranuar dhe fraksionet. Fraksionet nga eksperienca edhe bashkojnë.

Kryetar i degës së PD, Durrës, Luan Hoti: Nuk ka zgjidhje ik ti e hajde ti. Duhet bashkim i demokrateve, ndryshe skemi asnje shans per te fituar. Problemi është se demokratët janë përçarë dhe sa herë të hyjmë në zgjedhje nuk do arrijmë dot rezultat. Duhet të gjejmë zgjidhje se baza është e përçarë. Kështu nuk kanë se çfarë të bëjnë. Zgjidhjet nuk vijnë tani se jemi të irrituar. Nuk ka zgjidhje me ik ti e hajde ti. Të reflektojmë, të qetësohemi. Nuk i lame gje manget fushates, problemi eshte percarja e demokrateve. Garen nuk e kisha me demoratet, e kisha me Sakon, po nuk ishte keshtu per pjesen tjeter. Demokratet na ndeshkuan te dyja paleve.  Cila eshte zgjidhja? A eshte zgjidhja largimi i kryetarit? Basha thote eshte gati per cdo zgjidhje, por terheqja e tij nuk eshte zgjidhja ne kete moment. Duhet bashkimi, po shkuam ne 2-3 kampe, nuk fitojme. Duhet bashkim. Per zgjedhje brenda partis nuk mund te mendojme, te pakten jo brenda nje viti. Duhet nje formule bashkimi fillimisht.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Krerët e PD-Bashës: Mos të të shkojë në mendje të ikësh, zjarrit do i hedhim ujë

Kreu i PD Dibër: Basha të mos ikë, ‘Foltorja’ është mafia, ku i gjetën paratë?

Bushati e Kreu i PD Sarandë: Ngremë komision për bashkimin e demokratëve

Hoti: S’është zgjidhje largimi i Bashës, e kisha garën me Sakon, më ndëshkuan demokratët…

Kreu i PD Krujë: Basha, ulu me Berishën, të dy bashkë keni sukses, nga nxirrni nga ky ferr

Gështenja-Bashës: Bëj hapa pas e armëpushim! Unë e lë mandatin nëse i shërben PD

Kreu i PD Kukës: Kryetar, po shpifin për ju, ju ngarkojnë një barrë që s’e keni!

Thirrjet në PD: Basha të mos ikë, s’është koha për dorëheqje, të bashkohemi në Kuvend

Kreu i PD Kuçovë: Si të ikë Basha e ta lërë PD në ciklon përplasjesh me Berishën…s’bëhet!

Seferi në PD: Kush kërkon të ikë Basha, të lërë mandatin! Berisha s’na merr dot peng

Kapllanaj ngre tonet në mbledhje: Ata kanë frikë të flasin kundër Berishës! (Propozimi)

Basha: Jemi këtu prej 9 shtatorit, por nuk zhbëhet, s’kemi shans me një non grata!

(a.b;F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike basha mbledh kolegjin e kryetareve levizja kunder bashes ne pd lulzim basha basha mbledh kolegjin e kryetareve levizja kunder bashes ne pd lulzim basha

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Mars 2022, 17:38

FOTOT- Tym i madh në Tiranë, ç’po digjet?

TIRANË– Një shtëllungë e madhe tymi ka mbuluar këtë pasdite qiellin e Tiranës. Fotot e publikuara nga Dosja.al tregojnë pikërisht zonën e autostradës...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë