Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Gënjeu se i ‘hackuan’ llogarinë në Twitter/ Pezullohet gazetari që do të moderonte debatin Trump-Biden
16 Tetor 2020, 10:12Nga DOSJA
SHBA- Gazetari Steve Scully, i cili ishte zgjedhur për të moderuar debatin presidencial të datës 15 tetor midis Donald Trump dhe Joe Biden është pezulluar nga puna. Ky vendim vjen pasi ai ka pranuar se ka gënjyer në lidhje me deklaratën që llogaria e tij në Twitter është hakuar.
Steve Scully ishtegazetar i kanalit C-SPAN dhe është pezulluar me kohë të pacaktuar. Ndërkohë javën e kaluar Scully ka kërkuar ndihmë nga Anthony Scaramuccin, ish-ndihmësi i Trump përmes Twitterit. Kjo situatë ka nxitur polemika ndërsa Scully u justifikua se llogaria ishte hakuar. Më pas, ai ka ka kërkuar falje nga kolegët e tij, por përmes një deklarate kanali C-SPAN ka thënë se nuk e pranon deklaratën e faljes.
“Ne u dëshpëruam shumë nga ky lajm dhe nuk i falim veprimet e tij,”– thuhet në deklarat.
Scully ka mbuluar zgjedhjet presidenciale në C-SPAN për gati 30 vjet dhe ka krijuar një reputacion për mbulim të balancuar. Është e paqartë se kur do të kthehet, por pezullimi i tij sugjeron se ai do të jetë jashtë programit në natën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 3 nëntor.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi pas një takimi virtual për “pasiguri të konsiderueshme”, që mund të pengojnë rimëkëmbjem ekonomike globale nga pandemia ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se ilaçet remdesivir, hidroksiklorinë, lopinavir/ritonavir dhe produktet e interferonit kanë pak ose aspa...
MBRETËRIA E BASHKUAR– Situata me Covid-19 është problematike kudo në botë. Britania e Madhe është një nga vendet që ka shënuar një numër të lartë inf...
MOSKË- Një fushatë me qëllim diskretitimin e vakasinës së Oksfordid ka nisur në rrjetet sociale në Rusi. Disa foto të ndryshme janë shfaqur në rrjete socia...
GREQI– Ditën e sotme është izoluar qyteti i Kozanit, ky vendim është marrë nga autoritet greke pas rritjes së numit të infektimeve.Sekretari i Përgjithshëm për...