Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Editorial
Ping-pongu me plehrat në Durrës, sfida e qytetarëve të pafajshëm përballë “pandemisë së re”
28 Qershor 2021, 12:16Nga DOSJA
DURRES– Pasi e bëri Vlorën të “shkëlqejë” dhe i bllokoi kryetarin e bashkisë, tashmë fokusi i Ramës është Durrësi. Ai zgjodhi pikërisht këtë qytet turistik ta përfaqësojë në parlament. E ndërsa Durrësi shkëlqen me investimet 3D prej miliarda dollarësh që firmosen në lokalin e Nusretit nga qeveritaret e tij, i parë nga 100 km larg prej viles qeveritare, ku Rama ka vendosur të shplodhet pasi mori mandatin e tretë, duket edhe më i bukur.
Ndërkohë qytetarët durrsakë përballen me realitetin e ri, ku malet e plehrave po konkurojnë ndërtesat e larta. Sikur të mos mjaftonte pandemia, tashmë banorët i druhen një pandemie të re nga sëmundjet që kërcënojnë ata dhe femijet e tyre e që mund të shpërthejnë nga mosmenaxhimi i plehrave të qytetit.
Vapa, përveçse ua bën jetën më të vështirë, i shton këtij qyteti dhe një “fragrancë” të re me aromë plehrash. Qytetarët, duke patur një bashki jofunksionale prej kohësh presin gjelin që do i përfaqësojë në parlament të hipë në majë të plehut e t’ja marrë këngës për t’i dhënë atmosferes një pamje më festive.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i sikletosur nga pyetjet për vrasjet dhe tmerrin pa fund nëpër rrugët e Shqipërisë, që janë kthyer në kurthe për kalimtarët, u lehtësua kur u pyet për plehrat. Arritja për ministrin ishte fakti që ka lejuar që qarkullimin e mjeteve të rënda për të transportuar mbeturinat. Asnjë fjalë, asnjë zgjidhje, por një premtim se situata do të zgjidhet.
“E kam ndjekur situatën për t’i dërguar diku tjetër. Është gjetur një zgjidhje dhe besoj se do të marrë një zgjidhje të shpejtë. Është përgjegjësi përtej ministrit të Brendshëm. Unë kam lehtësuar qarkullimin e mjeteve të rënda për të transportuar mbeturinat.”,-tha Çuçi.
Ndërsa kryebashkiakja aktuale bën ping-pong me përgjegjësinë, për gati 2 javë, rrugët e Durrësit janë të tejmbushura. Plehrat janë tema e diskutimit në çdo tavolinë, ku për faj të mos marrjes vesh mes institucioneve, qytetarët janë të detyruar t’ju vënë flakën.
Edi Rama, njeriu që ka 3 muaj e 2 javë pa shkuar në zyrën e tij për të mbledhur qeverinë, do të duhet të kishte menduar për një zgjidhje. Së pari si kryeministër e së dyti si deputet i qarkut. A do të arrijë Durrësi ta shpëtojë sezonin turistik? E gjitha është në vullnetin e një njeriu të vetëm, për të parë sesi rrugët e qytetit do të çlirohen nga aroma dhe rreziku i sëmundjeve.
(Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Plot 7 vjet nga marrja e statusit të vendit kandidat, Shqipëria e sheh veten të ngecur. Këtë herë Bashkimi Europian nuk e caktoi datën për hapjen e negociatave ...
Personi, i cili realizoi videon ku pronarja e një hoteli në Livadh i bllokoi rrugën me pretendimin se ai dhe familja e tij i shkaktuan dëme në biznesin e saj, V...
TIRANË– Komisioneri i Jashtëm për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi ka reaguar pasi ministrat e Jashtëm të BE nuk ranë dakord për një datë p...
Unë nuk e njoh Dritan Lelin. Nuk e kam takuar asnjëherë. Di vetëm atë që dinë të gjithë. Ai është kryetar i Bashkisë së Vlorës prej vitit 2015. Pasi mbylli mand...
Nga janari 2021, ekonomia jonë hyri në një proces të ri, në implementimin e përdorimit të faturës fiskale.Deri më sot, situata nuk ka qenë aq shumë problematike...
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi thotë se sistemi i azilit në Shtetet e Bashkuara është bërë “i pakontrollueshëm” dhe se ...
Goool…mijëra njerëz në stadium dhe miliona që e ndjekin ndeshjen përballë ekraneve të televizorëve apo aparateve celularë, përjetojnë një ekstazë të vërtetë. Ma...
ATHINË– “Do të doja të kthehesha pas në kohë dhe të ndryshoja gjithçka. Do të doja të mos shkatërroja jetën tonë, të Caroline, të voglës dhe timen,“...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Gjatë seancës dëgjimore të ...
Ata që hapën sytë në pluralizëm, që nuk e jetuan asnjë minutë komunizmin dhe nuk e mbajnë mend Ramiz Alinë, si komunistin e fundit – President, sot janë 31 – vj...