Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Pipero: Tamponët dhe testet nuk janë asnjëherë më të saktë se klinika
6 Gusht 2020, 20:07Nga DOSJA
TIRANË- Shumë njerëz pretendojnë se kanë simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit, por ankohen se janë drejtuar në numrin e urgjencës kombëtare dhe nuk kanë marrë shërbimin për kryerjen e tamponit. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha në Ditarin e mbrëmjes në A2 se këto pretendime të njerëzve janë sa subjektive aq edhe objektive pasi nuk mund ta vlerësosh veten kaq lehtë në kushte shtëpie. Megjithatë ai shtoi se tamponi nuk është një zgjidhje, sipas tij ai shërben vetëm për të konfirmuar diagnozën.
Pipero shtoi se ka shumë indikatorë të tjerë siç janë klinika, laboratori apo të dhënat imazherike që të orientojnë drejt Covid-19. “Pretendimet e qytetarëve janë sa objektive aq edhe subjektive. Të vlerësosh veten në kushte shtëpie nuk është kaq e lehtë, ndërkohë që ngarkesa për shërbimin e urgjencës ka qenë, është dhe do të mbetet shumë e madhe. Unë besoj se nuk i ka munguar ndihma ndonjë qytetari.
Vazhdoj të këmbëngul që tamponi nuk është zgjidhje për situatën. Tamponi është i rëndësishëm për të konfirmuar diagnozën. Krahas tij ka elementë dhe indikatorë të tjerë të cilët na orientojnë drejt Covid-19 sikundër është klinika, laboratori, të dhënat epidemiologjike dhe ato imazherike.
Tamponi shërben për t’i vendosur emrin e sëmundjes. Por duhet thënë që edhe kur tamponi është negativ nuk do të thotë që personi nuk është pozitiv me Covid nëse kriteret e tjera plotësohen. Në dijeninë time efikasiteti i tamponit është mbi 85%”, tha mjeku i njohur për A2.
SKRAPAR– Shefi i zjarrfikëses në Skrapar, Vasfi Osmani ka folur pas shpërthimit të fasonerisë pasditen e sotme. Në një prononcim për Fax News, Osmani tha se pun...
TIRANË -Shqipëria ka humbur një tjetër gjyq në Gjykatën e Strasburgut. Dhurata Tërshana, hodhi në gjyq Shqipërinë, pas sulmit me acid që iu bë në Tiranë. T...
POGRADEC– Një fqinjë ka treguar detaje nga ngjarja horror që tronditi Pogradecin mbrëmjen e sotme. Përpara mediave, gruaja që shikoni në video, tregon se kanë d...
Aktualitet 6 Gusht 2020, 18:45
VLORË -Konfliktet dhe hasmëria mes dy fiseve Llanaj-Xhaferaj në Vlorë, duket se qëndrojnë pas atentatit në Selenicë të Vlorës, ku një 50-vjeçar i qu...
GREQI- Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka reaguar sërish sot në lidhje me situatën në Ambasadën Shqiptare në Athinë. Në një reagim në mediat sociale, Zinxhiria kërko...
TIRANË- Arjan Baçi, administratori i caktuar nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara për administrimin e pasurive të presidentit të ...