LIVE UPDATES
Aktualitet

“Po më kërcënojnë, pas lirimit të Cangas situata është më rëndë”, flet Rovena Zekaj pas tentativës për përdhuni

2 Nëntor 2019, 12:24 Nga DOSJA
“Po më kërcënojnë, pas lirimit të Cangas situata

Elbasan- Rrëfehet studentja e Elbasanit, Rovena Zekaj pas tentativës së përdhunimit nga 36-vjeçari Olsi Çanga. Si ndodhi ngjarja dhe vazhdimi i kërcënimeve me jetë pas denoncimit në Polici. Lihet i lirë autori

Rovena Zekaj, studentja e universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, rrëfen për “Shekulli”-n momentet tronditëse, me të cilat u përball pak ditë më parë, nga tre agresorë, të cilët tentuan ta përdhunonin. Ajo bën të ditur, se personi i cili ka arritur të identifikojë dhe më pas të ngrejë padi për të, Olsi Çanga, është lënë i lirë nga Gjykata e Elbasanit për shkak të mungesës së provave. Ky vendim e ka tronditur edhe më shumë të renë, teksa deklaron se jeta e saj është në rrezik, duke u shprehur më tej, se do të kërkojë mbrojtje nga policia. “Situata është akoma më e rëndë, pasi personi i cili tentoi të kryente atë akt, është liruar si pasojë e mungesës së fakteve. Nuk e kuptoj se çfarë provash nevojiten, kur unë kam mbetur me trauma dhe jeta ime është në rrezik. Jam duke kaluar një periudhë shumë të keqe, jam shumë e frikësuar dhe nuk e di nëse do e përballojë të gjithë këtë ngarkesë emocionale”, rrëfen ajo. Ndërkohë nga ana tjetër Prokuroria ka kërkuar 40 ditë burg deri në sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Pavarësisht kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, për të pandehurin. E gjithë kjo ka ndodhur pasi gjykata pretendon se ka mungesë provash për të  pranuar kërkesën e Prokurorisë për 40 ditë burg ndaj shtetasit Olsi Çanga.

Tentativa

Në këtë intervistë, 22-vjeçaria tregon se si tre të rinjtë, ku njeri prej tyre i identifikuar tashmë, 36-vjeçari Olsi Çanga, tentuan t’a përdhunonin.”Nuk kam më as fuqi ta rikujtoi. Ka qenë e tmerrshme. Isha rrugës duke u kthyer për në shtëpi, disi larg universitetit. Në një makinë, tip “Golf”, ishin tre persona të cilët zbritën nga makina. Si fillim ata filluan të flisnin dhe shanin me fjalë të pista, por nuk mendova se e kishin me mua. Më pas kuptova që diçka nuk po shkonte dhe për këtë arsye, nuk u ndala në rrugicën që të çon në banesën time, por diku tjetër për të humbur gjurmët. Ata vazhduan sërish, shanin dhe më kërconin, aty u binda që çdo gjë ishte drejtim meje” tregon ajo. Ky do të ishte vetëm fillimi i një ngjarjeje, e cila i ka ndryshuar jetën tashmë Rovenës, duke u gdhendur përjetë në kujtesën e saj. “Nuk do ta harroj kurrë atë momente”, tregon ajo mes lotësh. “Sapo kalova rrugën, njeri prej tyre pas pemëve të rrugicës ku po kaloja më kapi nga fyti dhe më rrëzoi në tokë. Po bërtisja, po dridhesha, nuk e dija se çfarë do të ndodhte me mua. Më hipi sipër dhe nisi të më prekte turpin. Ishte e neveritshme, nuk kisha forcë ta përballoja. Fatmirësisht veshur kisha një bluzë trupore, e cila ishte e lidhur dhe ai nuk pati mundësi të ma hiqte. Tentoi të ma shqyente bluzën dhe nisi të më zbërthente pantallonat, nuk mundem, ufff është e tmerrshme…” (Qan).” Nuk doja të më zotëronte, nuk mund ta bënte, në ato momente, po bërtisja me aq sa kisha fuqi, një dritë makine kaloi aty pranë dhe ai u largua”, deklaron e tronditur ajo.

Studentja thotë se direkt pas kësaj ka marrë targën e makinës dhe ka bërë denoncimi, më pas policia ka arritur të bjerë në gjurmët e tyre edhe pse tashmë njëri prej të akuzuarve është liruar. Rovena  thotë se është e nevojshme që të trajtohet nga një psikologë, pasi është në një gjendje të rënduar psikologjike. “Mendoj se duhet të trajtohem nga një psikologë, sepse jam në një gjendje të mjerueshme”, thotë ajo. Në fjalën e saj studentja bën të ditur se është e vetme në Shqipëri, pasi prindërit e saj jetojnë në Itali dhe nuk ka asnjë të afërm ku të mbështetet.” Jam e vetme dhe nuk është askush me mua. Prindërit e mi janë në Itali dhe unë kam ardhur me një program studimi që ofrohet mes dy vendeve Shqipërisë dhe Italisë. Nuk e di nëse do mundem të vazhdojë të rri deri në fund, për të përmbyllur projektin në fakultet. dua të shkojë të prindërit e mi. Ata janë edhe me shumë të prekur nga kjo histori. Babai im do të vij nesër (sot), pasi është duke përjetuar  një frikë të madhe për shkak të asaj që unë kalova”, thotë ajo.

Kërcënimet

Në këtë rrëfim për gazetën “Shekulli”, 22-vjeçaria Rovena Zekaj thotë se pas denoncimeve të bërë në polici, çdo ditë merr telefonata kërcënuese. “Asgjë nuk ka mbaruar, pasi bërë denoncimin, madje edhe sot (dje) kanë ardhur mbi 20 thirrje me privat. Janë meshkuj, zëra të ndryshëm të cilët më thonë ‘tërhiq padinë që ke bërë, pasi do të vrasim nëse nuk e bën’”, thotë ajo. Studentja më tej tregon se personi që tentoi ta përdhunonte, ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe nuk e kishte parë asnjëherë më parë. “Nuk e di nëse këto kërcënime me vijnë nga ai person, pasi unë nuk e njoh atë. Ishte hera e parë që e shija atë ditë, kur tentoi të më përdhunonte. Kurrë nuk më ka përndjekur dhe asnjëherë nuk kanë qenë te provokuar nga ana ime. Di të them që ai ishte nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike kur bëri atë tentativë”.

Marrë nga Gazeta Shekulli

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rovena zekaj tentativa e perdhunimit rovena zekaj tentativa e perdhunimit

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen