LIVE UPDATES
Aktualitet

Testet e poligrafit për kandidatët e Byrosë së Hetimit mbahen ende sekret

10 Mars 2020, 17:08 Nga DOSJA
Testet e poligrafit për kandidatët e Byrosë së Hetimit

TIRANË- Më 27 shkurt, drejtori i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Arben Kraja deklaroi se në garën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit ishin kualifikuar katër kandidatë. Procesi i përzgjedhjes është tashmë drejt fundit mes kandidatëve Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.

Katër kandidatët u përzgjodhën pas një sërë testimesh, si ai fizik, testi me shkrim, testi i poligrafit –i njohur ndryshe si makina e së vërtetës dhe intervistat indviduale. Por ndërsa testi i poligrafit u konsiderua si risi për integritetin e figurës së kandidatëve të përzgjedhur, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se përgjigjet qëndrojnë ende të mbyllura në zarf. Një fakt i tillë u konfirmua për BIRN edhe nga drejtori i SPAK, Arben Kraja, i cili tha në një përgjigje me shkrim se Komisioni i Përzgjedhjes së kandidatëve për drejtorin e Byrosë nuk është njohur ende me rezultatet e poligrafit.

“Komisioni i Përzgjedhjes akoma nuk ka hapur përgjigjet e sekretuara, ku ndodhen raportet e testit të poligrafit për asnjë nga kandidatët që i janë nënshtruar testit të poligrafit,” tha Kraja për BIRN. Kraja sqaroi se rezultatet e testit të poligrafit për kandidatët e skualifikuar konsiderohen sekret dhe nuk do të hapen nga Komisioni i Përzgjedhjes. Përgjigjet e testit të poligrafit nuk janë hapur ende as për katër kandidatët e kualifikuar, ndërsa Kraja sqaroi se ato do t’i vihen fillimisht në dispozicion Komisionit Ad Hoc të krijuar për kryerjen e vetingut për këta kandidatë dhe më pas Komisionit të Përzgjedhjes.

“Në përfundim të procesit të vetingut, rezultatet e testit të poligrafit do të vlerësohen nga Komisioni i Përzgjedhjes, së bashku me të dhënat e tjera të dala nga procesi i vetingut,” tha Kraja. Neni 34, pika 2/gj e ligjit nr.95/2016 parashikon që rezultatet e testit të poligrafit duhet të merren në konsideratë gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për drejtorin e BKH, kriter i cili është anashkaluar në seleksionimin e kryer deri më tani. Komisioni i Përzgjedhjes, i ngritur për të zgjedhur drejtorin e BKH-së përbëhet nga drejtuesi i SPAK, Arben Kraja dhe dy prokurorët Behar Dibra dhe Ened Nakuçi. Ndërsa Komisioni Ad Hoc, që do të kryejë verifikimin e kushteve të sigurisë dhe figurës para caktimit në detyrë të drejtorit të BKH përbëhet nga gjyqtari Dhimitër Lara dhe dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani e Edvin Kondili.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet byroja kombëtare e hetimit gara per bkh testi i poligrafit byroja kombëtare e hetimit gara per bkh testi i poligrafit

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen