Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Politikani i parë shqiptar në Ballkan që vizitoi Ukrainën: Ju tregoj rrugën se si shkova
5 Maj 2022, 21:33Nga DOSJA
TIRANË- Talat Xhaferi, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, është i pari politikan me etni shqiptare nga Ballkani Perëndimor që ka vizituar Ukrainën gjatë luftës. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Xhaferi shpjegoi të gjithë rrugëtimin e tij nga Shkupi drejt Ukrainës.
Ai thotë se nga kufiri në hyrje të Ukrainës deri në Kiev rrugëtimi është bërë me tren me linjë speciale hekurudhore për delegacionet.
“Atje kam qenë si kryetar i Parlamentit për të shprehur dhe mbështetje personale dhe institucionale popullit të Ukrainës në këto kushte lufte. Edhe desha të shkoja dhe na ftuan. Nisma është e bazuar në ftesën e përgjithshme të kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, kryetarëve të Parlamenteve të Europës.
Kam komunikuar me ambasadën ukrainase në Shkup dhe kam shprehur dëshirën që vendimin unë dua të shkoj. Unë jam shqiptari i parë në gjithë rajonin e Ballkanit dhe për momentin i vetmi. Kemi bërë veçoritë që duhen organizative. Është komunikuar me Parlamentin ukrainas. Janë dhënë udhëzimet që çfarë rruge ndiqet. Është bërë udhëtimi për Vienë nga Varshava, me makinë deri në kufi dhe prej aty me linjë speciale hekurudhore e vendosur enkas për çështjet e delegacioneve. Ishin të ndërmarra të gjitha masat e sigurisë”, u shpreh Talat Xhaferi.
Marrë nga Tv Klan
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ai e ka përdorur opozitën për të futur Primin në reformën zgjedhore, duke i lënë...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e pranoi publikisht se ka një grup pro-Basha në PD. I ftuar në “Open” në “News24” Berisha tha se mbështetja e Bashës ...
TIRANË- Këtë të enjte në emisionin ‘Open’ në News24 , ish-kryeministri Sali Berisha foli për vendimin non-grata dhe zhvillimet politike në Partinë Demokrat...
TIRANË- Tre në pesë (58,7%) shqiptarë mendojnë se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga politika. Mes qytetarëve shqiptarë, që në zgjedhjet e fundit votuan Pa...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka shigjetuar në akuza ish-kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ndërsa deklaroi se Rama ia mbylli gojën pasi ndërhyr...
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka folur për dritëhijet e procesit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe...
TIRANË– Situata në Partinë Demokratike është kryefjalë e emisionit “Open” News24. I ftuar në studio, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se tashm...