23 Janar 2023, 11:43
Nga k.m.
Taulant Balla
TIRANË- Brenda kësaj jave, Partia Socialiste do të depozitojë sërish një tjetër padi në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Lajmin e ka bërë me dije kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Në një konferencë për mediat pas një mbledhje grupi në Kryesinë e Kuvendit, Balla tha se kanë dalë prova të reja për ngjarjen ndërsa shtoi se PS do të vazhdojë të kërkojë hetimin nga SPAK.
PJESË NGA KONFERENCA:
Njoftuat një kallëzim apo padi të re në SPAK për 21 janarin, çfarë ka ndodhur?
Balla: Kam deklaruar dje se PS ka thirrur protestën e 21 janarit, që 4 dëshmorët janë një prej nesh. Ne jemi palë e dëmtuar. Bazuar në faktin që dosja penale për vrasjen e Aleks Nikës është një dosje që gjendjet ende në Prokurorinë e Tiranës, kështu që në orët dhe ditët në vijim edhe PS do të ketë kallëzimin e vetë. Punën do t'ja lëmë ekspertëve që ta mbarojnë edhe këtë moment që flasim që po merren me formalizimin e këtij kallëzimi të ri. Iu kam thënë që nga 21 marsi kur ka qenë kallëzimi i parë, në çdo moment i kam kërkuar drejtuesit të SPAK se përse nuk e heton SPAK masakrën e 21 janarit.
Çfarë u diskutua në mbledhjen e grupit parlamentar?
Balla: Në mbledhjen e grupit u mblodhëm për seancën plenare për ndryshimet në buxhet, kur përmes pakos së madhe do u vihet në ndihmë pensionistëve.
A ka afat për amnistisë fiskale?
Balla: Nuk ka ardhur ende në Kuvend, sapo të vijë do të informoheni, e dini që nuk kalon me procedurë të përshpejtuar.
Çfarë ka kërkuar BE dhe a do reflektojë qeveria për këtë?
Balla: Ka pasur një dialog konstruktiv në emër të BE dhe mendoj që jemi në një fazë drejt fundit që rekomandimet të merren për bazë nga pala jonë.
Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve./Dosja.al
taulant balla pergjimet e 21 janarit
Politike
23 Janar 2023, 11:23
k.m.
Klodiana Spahiu
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste në Durrës, Klodiana Spahiu, ka zbuluar se edhe këto zgjedhje parlamentare ...
Politike
23 Janar 2023, 09:30
A.B
Partia Socialiste
TIRANË- Ditën e sotme në orën 10:00 zhvillohet mbledhja e Partisë Socialiste. Në fokus të kë...
Politike
22 Janar 2023, 23:25
F.M
Luan Baçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se PD-ja mund të futet në zgjedhjet lokale të...
Politike
22 Janar 2023, 15:59
F.M
Sali Berisha dhe Evi Kokalari
TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari ka hedhur akuza në lidhje me votimit të Këshillit Kombëtar. Në ...
Politike
22 Janar 2023, 13:34
A.B
Kabineti Qeveritar
Në një demokraci parlamentare pushteti ekzekutiv përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave përbën një...
Politike
22 Janar 2023, 12:34
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për akuzat e familjarëve se kanë...
Politike
22 Janar 2023, 12:19
a.b\
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk komentoi 'zhdukjen' e Arben Ahmetajt nga bota politike dh...
Politike
22 Janar 2023, 12:03
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se do të ketë...
Politike
22 Janar 2023, 09:04
A.B
Kuti votimi
DIBËR- Anulohen primaret në Dibër. Ditën e sotme Partia Demokratike kishte planifikuar të mbaheshin për zgjedhjen...
Politike
21 Janar 2023, 21:25
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Komunikimi në radio i ish kreut të gardës Ndrea Prendi me vartësit e tij gjatë protestës së 21...