Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në pamje të parë, aktiviteti u prezantua si një forum teknik mbi rrezikun nga tërmetet dhe katastrofat natyrore. Në sallë ishin drejtues të AMF, përfaqësues të qeverisë, Komisioni i Ekonomisë, kompani sigurimi dhe kompani ndërkombëtare risigurimi.
Një forum ndërkombëtar i organizuar dje në Tiranë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Shoqatën e Siguruesve dhe një kompanie të fuqishme sigurimesh, ka rikthyer në qendër të debatit një pyetje shumë më të madhe sesa vetë konferenca:
A po përgatitet në heshtje një skemë e re detyrimi financiar për qytetarët shqiptarë?
Në pamje të parë, aktiviteti u prezantua si një forum teknik mbi rrezikun nga tërmetet dhe katastrofat natyrore. Në sallë ishin drejtues të AMF, përfaqësues të qeverisë, Komisioni i Ekonomisë, kompani sigurimi dhe kompani ndërkombëtare risigurimi.
Por për shumë aktorë të tregut, sinjalet që dolën nga ky forum shkojnë përtej “ndërgjegjësimit”.
Në thelb të diskutimeve ishte ideja e krijimit të mekanizmave të rinj të sigurimit për fatkeqësitë natyrore, me fokus të veçantë tek tërmetet — një treg potencialisht me qindra milionë euro prime në vit nëse skema bëhet e detyrueshme ose gjysmë-detyrueshme.
Dhe pikërisht këtu fillojnë pikëpyetjet.
Kush do ta kontrollojë këtë treg të ri?
Kush do të përfitojë nga administrimi i riskut?
Kush do të jetë kompania apo grupi risigurues që do të marrë pjesën më të madhe të fluksit financiar?
Fakti që në forum kishte një rol të rëndësishëm kompania britanike— një nga brokerat më të mëdhenj globalë të risigurimeve — ka ngritur diskutime brenda tregut të sigurimeve në Shqipëri.
Kush e orientoi AMF te bashkëpunonte me nje kompani private për një konferencë?
A është Milva Ekonomi e përfshirë në këtë skemë?
Drejtuesja e te e AMF, është një zyrtare e cila shkallët e saj të karrierës i ka ngjitur vetëm me ndihmën e Milva Ekonomit, dhe me sa duket ka ardhur momenti për t'ia shpërblyer nderin.
Futja në tregun shqiptar të sigurimeve të një kompanie, fijet e së cilës çojnë drejt Milva Ekonomit mund të jetë çmimi që do paguajë Adela Xhemali për ndihmën në vite.
Për herë të parë po krijohet perceptimi se po diskutohet jo thjesht një reformë teknike, por një arkitekturë e re financiare për menaxhimin e katastrofave natyrore në Shqipëri.
Dhe kjo nuk është çështje e vogël.
Sepse nëse sigurimi ndaj tërmeteve bëhet praktikisht i detyrueshëm për banesat, bizneset apo kreditë, atëherë kemi hyrë në një treg krejtësisht të ri me ndikim masiv tek qytetarët dhe ekonomia.
Vetë përfaqësuesi kompanisë britanike në forum deklaroi se:
“95% e banesave në Shqipëri nuk janë të siguruara”.
Për industrinë globale të sigurimeve, kjo përkthehet në një treg gjigant ende i pashfrytëzuar.
Në forum u fol shumë për “partneritet publik-privat”, “ndarje risku” dhe “mekanizma financiare mbrojtjeje”.
Por askush nuk dha përgjigje konkrete për:
• mënyrën si do funksionojë skema,
• kush do e administrojë riskun,
• si do përzgjidhen partnerët ndërkombëtarë,
• sa do paguajë qytetari,
• dhe kush garanton konkurrencë reale.
Pikërisht mungesa e transparencës është ajo që po ushqen dyshimet në treg.
Sepse kur në të njëjtën tryezë ulen:
rregullatori,
politika,
kompanitë e sigurimit,
dhe aktorët globalë të risigurimit,
atëherë pyetja nuk është më nëse po përgatitet një reformë.
Në interes të kujt po ndërtohet kjo skemë?
A do përfitojë Milva Ekonomi nga kjo skemë?
Kush është i përfshirë veç saj?
A ka dijeni Edi Rama për këtë skemë?
Këto janë pyetje që SPAK mund ti drejtojë Milva Ekonomit të cilën duhet ta pyesë dhe për gjithë aferat e tjera korruptive që nga check up deri tek laboratorët e hashashit kur ishte ministre e Bujqësisë./Piranjat News
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj deklaratave të Edi Ramës, duke e akuzuar ...
Foto Ilustruese KOSOVË- Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme që do të mb...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar bashkimin e forcave politike në Kuvend për miratimin e rezolutës lidhur me procesin...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për prokurimet publike dhe procesin e digjitalizimit duke theksuar se Shqipëria renditet e p...
IZRAEL- Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar pranë qytetit Beit Shemesh, në ambientet e industrisë shtetëro...
TIRANË- Pedagogia e Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit, Denisa Kele, ka hedhur akuza të forta ndaj Agjencia Kombëtare e Sho...
Edi Rama TIRANË- Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit në “Syri.net”, lidhur me nisjen e një auditimi në d...
foto nga takimi TIRANË- Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka nisur punën për hartimin e Strategjisë Komb&eu...
SERBI- Komandanti i Drejtorisë së Policisë së Beogradit, Veselin Miliç, u arrestua të premten me dyshimin për fshehjen e ...
KQZ KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur poshtë ankesën e listës së përbashkë...