LIVE UPDATES
Politike

PZAP-ja e lë në fuqi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e opozitës serbe për zgjedhjet e qershorit

PZAP-ja tha të shtunën se, pasi bëri vlerësimin e ankesës dhe provave, erdhi në përfundim se ankesa e opozitës serbe ishte “e pabazuar dhe e paqëndrueshme”.

16 Maj 2026, 17:33 Nga D.S
PZAP-ja e lë në fuqi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e
KQZ

KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur poshtë ankesën e listës së përbashkët të partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë”, ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos e certifikuar atë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

PZAP-ja tha të shtunën se, pasi bëri vlerësimin e ankesës dhe provave, erdhi në përfundim se ankesa e opozitës serbe ishte “e pabazuar dhe e paqëndrueshme”. Ajo tha se lista “Bashkë fitojmë” kishte dështuar t’i plotësonte kushtet e nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm edhe pasi KQZ-ja i kishte kërkuar ta bënte një gjë të tillë.

Komisioni Zgjedhor nuk e certifikoi atë ditë më parë pasi gjeti se ajo nuk e kishte përmbushur kriterin ligjor për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve prej të paktën 1.000 sosh. Në listën e “Bashkë fitojnë” kishte kandidatë nga gjashtë subjekteve politike opozitare serbe në Kosovë: Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca e Kosovës, Fytyra e Re dhe Demokracia Serbe, si dhe iniciativat qytetare Veriu për të Gjithë dhe Rrënjët.

PZAP theksoi se komisioni kishte konstatuar se kjo listë i kishte dorëzuar 1.087 nënshkrime mbështetëse, por për 576 prej tyre mungonin numrat e telefonit, ndërsa 80 njerëz nga lista e nënshkrimeve nuk ishin të qasshëm në numrat e dhënë. Madje, sipas saj, disa kishin deklaruar se nuk kishin nënshkruar personalisht.

KQZ nuk e certifikoi përfundimisht listën “Bashkë fitojmë” edhe pasi i kërkoi ta plotësonte listën e nënshkrimeve, duke thënë se ajo kishte dështuar ta dorëzonte atë brenda afatit të kërkuar.

Lista “Bashkë fitojmë” mund të ankohet në Gjykatën Supreme të Kosovës ndaj vendimit të PZAP-së. Subjektet politike jashtëparlamentare janë të detyruara t’i dorëzojnë të paktën 1000 nënshkrime mbështetëse për të marrë pjesë në zgjedhje.

Lista “Bashkë fitojmë” pretendon se bëhet fjalë për një “precedent”, pasi dhënia e numrave të telefonit të të gjithë nënshkruesve nuk ka qenë detyrim në proceset e mëparshme zgjedhore. Ajo gjithashtu pretendon se ka dorëzuar rreth 1.400 nënshkrime, më shumë se kushti ligjor.

Për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të 7 qershorit janë certifikuar tri koalicione, 17 parti politike dhe një kandidat i pavarur. Nga subjektet politike serbe, është konfirmuar pjesëmarrja e Listës Serbe dhe e partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po mbahen pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.

Partitë politike nuk arritën konsensus rreth zgjedhjes së presidentit pasi Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar në fillim të prillit. Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare në 18 muajt e fundit në Kosovë, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt dhe dhjetor të vitit 2025./REL

rel kqz

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë