LIVE UPDATES
Politike

35-vjetori i grevës së BSPSH/ Berisha: Sindikatat u bënë mburoja më e fuqishme e pluralizmit! Grevistët me në krye Gëzim Kalanë qëndruan si heronj dhe fituan

Berisha vlersoi rolin e sindikatave dhe të grevistëve të udhëhequr nga Gëzim Kalaja, duke theksuar se ata u shndërruan në “mburojën më të fuqishme të pluralizmit”, ndërsa qëndruan “si heronj” përballë regjimit komunist deri në fitoren e kauzës së tyre.

16 Maj 2026, 11:11 Nga E. D
35-vjetori i grevës së BSPSH/ Berisha: Sindikatat u bënë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në aktivitetin për 35-vjetorin e grevës së përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, e cilësoi këtë ngjarje si një nga kthesat më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar. Lideri i opozitës vlerësoi rolin e sindikatave dhe të grevistëve të udhëhequr nga Gëzim Kalaja. Kryedemokrati theksoi, se ata u shndërruan në “mburojën më të fuqishme të pluralizmit”, ndërsa qëndruan “si heronj” përballë regjimit komunist deri në fitoren e kauzës së tyre.

"I dashur z. Gëzim Kalaja, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Të dashur drejtues të BSPSH, të dashur të pranishëm, një përshëndetje kam për të gjithë ju, por edhe për miqtë tanë, vëllezërit tanë nga Kosova, nga Mali i Zi, që janë këtu të pranishëm për të nderuar një ngjarje të madhe në historinë e lirisë së shqiptarëve. Një ngjarje epike, e cila shënoi për Shqipërinë kthesën e madhe, dhe kjo ngjarje ishte pikërisht greva e përgjithshme e BSPSH. Shqipëria e vitit 1990 ishte vendi më i indoktrinuar në Evropë. Ishte vendi më i mjeruar në Evropë. Vendi ku diktatura vazhdonte e vriste në kufi të rinjtë pasi kishte hequr veprën penale të tradhtisë për largim nga Shqipëria. I ekzekutonte për shkelje të rregullores së kufirit. I ekzekutonte dhe i zvarriste trupat e tyre të njomë qyteteve për të terrorizuar.

Me 11 dhjetor, në një plenum për të shmangur skenarin rumun, siç thotë vetë, Ramiz Alia shpall pranimin e pluralizmit politik. Por vetëm pak ditë më vonë, 3-4 ditë më vonë, mblidhen këtu tek teatri i estradës në një mbledhje sekrete dhe u deklaron zyrtarëve të tij se që nga Lufta e Dytë Botërore gjer sot, këta që themeluan PD-në janë armiqtë më të rrezikshëm të Shqipërisë. Por, ndonëse në hapat më të para politike, dy vendime kanë qenë epike, them unë, të asaj kohe.

Njëra ishte, më 18 dhjetor, themelimi i gazetës opozitare Rilindja Demokratike dhe themelimi i Sindikatave, të cilat u shndërruan në mburojë, me shpejtësi të rrufeshme, në mburojën më të fuqishme, më të pamposhtur të foshnjës që lindi më 11 dhjetor, pluralizmit politik shqiptar. Ishin sindikatat, të cilat u krijuan si një ortek dhe u kundërvunë me forcë e vendosmëri skenarit të Ramiz Alisë, i cili kishte përcaktuar zgjedhjet tre muaj më parë se të pranonte pluralizmin.

Kishte përcaktuar shkurtin si muajin e zgjedhjeve, në një kohë kur PD që do merrte pjesë, nuk ishte krijuar akoma përtej Tiranës dhe pak qyteteve. Por sindikatat nuk e pranuan këtë skenar të Ramiz Alisë dhe për hir të të vërtetës, Valiasi i shndërrua në kryekështjellën e qëndresës, e shpresës, e rezistencës së shqiptarëve. E detyruan diktatorin të shtyjë datën e zgjedhjeve dhe të plotësojë kërkesat. E vunë në panik të plotësojë kërkesat. Beteja vazhdoi.

Regjimi i Tiranës bashkërendoi me intensitet të gjithë veprimtarinë me regjimin e Beogradit. Sllobodani dhe Ramizi shkrinë në një shërbimet e fshehta, me çdo kusht të mbanin njëri-tjetrin. Por këto nuk ishin planet e PD dhe BSPSH. Zgjedhjet e 11 marsit, partia shtet i festoi me gjakun e të rinjve në Shkodër, me gjakun e katër martirëve dhe plagosjen e 87 qytetarëve rrugëve të Shkodrës në një masakër që Shkodra nuk e ka njohur as në pushtime të egra.

Në Tiranë u vendos i njëjti kryeministër i dalë nga grushti i shtetit të Këshillit Presidencial, Fatos Nano si sfidë absolute ndaj forcave demokratike. Por BSPSH kishte axhendën e tij, dhe pikërisht në momentin kur diktatura komuniste mendoi se do përdorte zgjedhjet tashmë pluraliste për të konsoliduar pushtetin e saj, Sindikata u hodh në sulm, u hodh në betejë. BSPSH, i udhëhequr nga Gëzim Kalaja dhe bashkëpunëtorët e tij, shpallën grevën e përgjithshme, më të madhe në historinë e kombit.
300 mijë punëtorë në të gjitha skajet e vendit mbështetën grevën. Dhe për t’i prirë grevës presidenti, me një grup bashkëpunëtorësh të afërt, zgjodhi grevën e urisë.

U ndry në grevë urie në mos gabohem pak ditë më vonë. Miq, unë e kam takuar me qindra e qindra herë Gëzim Kalanë, por unë edhe tani që e kam këtu përpara, dhe sa herë e takoj dhe sa herë më kujtohet, kam para syve të mi në memorien të pashlyer përjetë Gëzim Kalanë e galerisë qindra e qindra metër thellë në grevë urie me ballë të lidhur, tek luftonte si luan, si hero i vërtetë me 17 bashkëpunëtorë, 17 heronj, për të gjunjëzuar. Ishte një betejë e papërsëritshme. Një betejë heronjsh. Betejë që u fitua," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha 

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës