Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në tryezën e organizuar pasditen e sotme me temë “Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës”, Berisha u shpreh se agjencia do jetë bë bashkëpunim me Policinë, SHISH dhe partnerët ndërkombëtarë.

TIRANË- Kreu i Opozitës deklaroi se, do krijohet një agjenci të posaçme për konfiskimin e pasurive të krimit.
Në tryezën e organizuar pasditen e sotme me temë “Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës”, Berisha u shpreh se agjencia do jetë bë bashkëpunim me Policinë, SHISH dhe partnerët ndërkombëtarë.
Sipas tij, kjo do vendosë lidhjet më solide, me të gjitha agjencitë ndërkombëtare në goditjen përfundimtare të sigurisë dhe rendit në Shqipëri.
Deklarata e Berishës:
"Ju e morët vesh superskandalin e fundit me Diellën, e cila nuk ka qoftë dhe një element të vetëm të urtësisë artificiale, qoftë dhe një element të vetëm. Nuk është gjetur, këtu do të flasin specialistët se e kanë. Pra, shikoni ku jetojmë. Një emergjencë e të gjitha emergjencave. Por ju garantoj se Partia Demokratike ka një platformë për t'u dhënë një përgjigje me dorë të hekurt dhe zero tolerancë. Përparësi e çdo përparësie për ne do të jetë siguria e jetës, e pronës, e veprimtarisë, e të dhënave të qytetarëve shqiptarë. Dhe ne me programin tonë, kam bindjen më të madhe se do rikthejmë Shqipërinë, do rikthejmë në Shqipëri shtetin ligjor. Do presim me gërshërët e çelikta të ligjit, të gjitha lidhjet e krimit me pushtetin. Do godasim me forcën më të rreptë të ligjit krimin, cilido qoftë ai.
Me një agjenci të veçantë do hetojmë, do konfiskojmë të gjitha pasuritë e krimit. Do pastrojmë institucionet nga krimi. Një gjë duhet ta kemi të qartë. Edhe sot pavarësisht nga shkallë shumë e lartë e inkriminimit, absolutisht në Policinë e Shtetit, përsëri ka trima, guximtarë, burra dhe gra që duan të bëjnë ligjin. Dhe unë kam besim të plotë se në qoftë se do të çliroheshin nga banditët që i komandojnë, që ndërrojnë njëri mbas tjetrit, sepse ja u caktojnë, një herë i caktojnë Tropinët, herën tjetër e caktojnë Çelajn, drejtorin e policisë, dhe që dekonspirojnë çdo operacion.
Nicola Grattieri, një nga prokurorët më të famshëm të antimafias italiane, do të thoshte se: Shqipëria është më keq se narkoshtet, sepse nuk mund të punohet. të tradhëtojnë, të shesin. I japin të dhëna. 250 e sa mandate të paarrestuar, asnjë bos nuk u arrestua, po s'u arrestuan jashtë. Po s'të arrestuan policitë jashtë, Shqipëria harroje. Ata kanë filluar të mos shkojnë më jashtë, kanë filluar të rrinë në Shqipëri tani. Dhe ju luten që mos t'i lënë këtu, të mos bëjnë mandate se ata nuk largohen. Se jashtë i kapin, këtu s'i kap kush. Kjo është e vërteta. Po kjo do marrë fund. Zero tolerancë! Një veting i plotë i të gjitha institucioneve të zbatimit të ligjit, policisë, shërbimit inteligjent, i cili edhe ai nuk qëndron më.
Përkundrazi, segmente të tëra bashkëpunojnë me krimin dhe do rivendosim si prioritet absolut sigurinë e jetës, veprimtarisë të të dhënave të qytetarëve shqiptarë, të shoqërisë shqiptare, do qëndrojmë fuqishëm kundër terrorizmit. Do vendosim lidhjet më solide, më luajale me të gjitha agjencitë ndërkombëtare të Euvropës, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, në goditjen përfundimtare dhe në rivendosjen përfundimtare të sigurisë dhe rendit në Shqipëri. Faleminderit!", tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës ngriti një akuzë të fortë ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama. A...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama se ka lejuar depërtimin e parave të drogës...
Edi Rama ESTONI- Kryeministri Edi Rama deklaroi se, europianët duhet të ndalojnë së fajësuari Shtetet e Bashkuara të A...
Edi Rama ESTONI- Kryeministri i vendit Edi Rama tha se presidenti Donald Trump e ndihmoi Europën të kuptonte se duhet të 'mblidhte vete...
Edi Rama ESTONI- Kryeministri Edi Rama deklaroi se, fragmentarizimi burokratik përbën një rrezik serioz për NATO-n. Gjat&eu...
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës dhe ajo e Kuvedit Më pak se dy javë para nisjes së fushatës zyrtare për zgjedhj...
Foto ilustruse Lista e përbashkët e partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë” është ankuar n&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas anëtarësimit të Shqipërisë në Qendrën e Ekselenc&e...
GREQI- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zhvilloi një takim me ministrin grek, Stavros Papastavrou, në ...
SPAK TIRANË- Zbërthimi i celularëve të familjarëve dhe të afërme të Aleksandër Prendit, ka nxjerrë në...