Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai deklaroi se, Troplinët i paguajnë 300 mln euro taksë Ramës që të mos kapet drogë në Portin e Durrësit.
TIRANË- Kreu i Opozitës ngriti një akuzë të fortë ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama.
Ai deklaroi se, Troplinët i paguajnë 300 mln euro taksë Ramës që të mos kapet drogë në Portin e Durrësit.
Sipas Berishës, porti i Durrësit dhe çdo port i Shqipërisë dominohet totalisht nga kartelet e drogës.
Deklarata e Berishës:
"Nuk ka kriminalizim më të madh në Europë dhe në botë me kriminalizimin që ka pësuar administrata shtetërore e narkoshtetit të Shqipërisë. Pse e gjithë kjo? Sepse në qoftë se i marrim në analizë, Shqipëria është eksportuesi numër një i kanabisit në Europë. E thotë OKB-ja. Me çfarë lidhet kjo? Me një emër. Lidhet me Edi Ramën, i cili në mbledhjet e Këshillit të Ministrave e paraqiti atë si një politikë zyrtare mbledhjen e kanabisit me motivin se droga është para. Çfarë ndodhi më tutje? U kalua nga kanabisi tek kokaina. Sot, klanet shqiptare të kokainës, kartelet shqiptare, janë absolutisht ndër më të fuqishmet në botë.
Janë transportuesit numër një të kokainës nga Amerika Latine në Evropë dhe po shkojnë drejt Afrikës dhe kontinenteve të tjera. Tre ditë më parë, mediat shqiptare njoftuan se i famshmi Giuseppe Grillo i thoshte Bartolo Bruzetit se na shkatërruan shqiptarët. Dy bosë kryesorë, njëri i veriut, tjetri i jugut të Italisë, në telefon për kokainën dhe i thoshte Grillo: na shkatërruan shqiptarët. Si i shkatërruan shqiptarët? Ua them unë. Shqiptarët shkuan si manarë të Ndranghetës në Amerikën Latine dhe atje prishën pazaret. Në qoftë se Ndrangheta i paguante me 30%, këta filluan me 50 me 50 me prodhuesit dhe në këtë mënyrë këta shtinë në dorë sasi më të mëdha të kanabisit. Prandaj thotë Grillo, na shkatërruan shqiptarët.
Por nuk mjaftojnë këto që të bëheshin kaq të fuqishme kartelet e drogës. Jo. Kartelet e drogës kanë Shqipërinë në plan të dorës. Porti i Durrësit dhe çdo port i Shqipërisë dominohet totalisht nga kartelet e drogës. Ka të dhëna që kërkojnë hetim që flasin se karteli i Troplinit i paguan taksë Edi Ramës 300 milionë euro në vit për përdorim të lirë të portit të Durrësit, ku prej pesë vitesh nuk është kapur më një kilogram kokainë. Port i lirë për kokainën dhe drogën. Është kjo? Jo, s'është vetëm kjo. Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri që bënë shkarkimin e të gjitha të dhënave të TIMS-it, komplet, dhe që i eksportuan thonin, jo mo, nuk i eksportuan në Qipro, në Qipro po je po mundet, po i eksportuan në Durrës, në Shkozet. Dhe tani, cilido që hyn dhe del, klani i Troplinit, qoftë vendas, qoftë i huaj, e ka totalisht nën kontroll. Dhe kjo lidhet me Edi Ramën. Kjo lidhet me Edi Ramën. Kjo është, ishte politikë dhe është politikë.", tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama se ka lejuar depërtimin e parave të drogës...
Edi Rama ESTONI- Kryeministri Edi Rama deklaroi se, europianët duhet të ndalojnë së fajësuari Shtetet e Bashkuara të A...
Edi Rama ESTONI- Kryeministri i vendit Edi Rama tha se presidenti Donald Trump e ndihmoi Europën të kuptonte se duhet të 'mblidhte vete...
Edi Rama ESTONI- Kryeministri Edi Rama deklaroi se, fragmentarizimi burokratik përbën një rrezik serioz për NATO-n. Gjat&eu...
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës dhe ajo e Kuvedit Më pak se dy javë para nisjes së fushatës zyrtare për zgjedhj...
Foto ilustruse Lista e përbashkët e partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë” është ankuar n&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas anëtarësimit të Shqipërisë në Qendrën e Ekselenc&e...
GREQI- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zhvilloi një takim me ministrin grek, Stavros Papastavrou, në ...
SPAK TIRANË- Zbërthimi i celularëve të familjarëve dhe të afërme të Aleksandër Prendit, ka nxjerrë në...
Foto ilustruse TIRANË- Një investigim i ekspertit ndërkombëtar Patrick Quirk në lidhje me Ministren e Shtetit për Inteli...