Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lideri i opozitës kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e lidhur atë me politika që, sipas tij, dëmtojnë interesat kombëtare të Shqipërisë dhe rajonit.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në Shqipëri është rikthyer një “diktaturë autoritare”, duke akuzuar qeverinë për shkelje të rënda të standardeve demokratike dhe për qëndrime armiqësore ndaj Kosovës. Gjatë fjalës së tij në një aktivitet publik, Lideri i opozitës kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e lidhur atë me politika që, sipas tij, dëmtojnë interesat kombëtare të Shqipërisë dhe rajonit. Berisha gjithashtu akuzoi Ramën për dekorimin e figurave të lidhura me regjimin komunist, duke e cilësuar këtë si një akt që fyen viktimat e diktaturës.
"Triumfi i kësaj greve ishte edhe fundi i planeve të Ramiz Alisë për të konsoliduar një demokraturë, një diktaturë autoritare. Qeveria që erdhi nga Këshilli Presidencial puçist, u përmbys. Një qeveri tjetër u krijua, e cila u quajt qeveri e stabilitetit, por e vërteta është se ajo qeveri, që vendosi provizorisht një qetësi, ishte qeveri jetëshkurtër dhe PD përsëri në konsultim të vazhdueshëm me Sindikatat, u largua nga ajo qeveri në një akt jashtëzakonisht të rëndësishëm. Një akt që bëri të mundur fitoren plebishitare mbi diktaturën në zgjedhjet e 22 marsit. Por, bashkimi juaj i sindikatave është lëvizja kombative më jetëgjatë ndoshta në Evropën postkomuniste, por edhe më gjërë. Nga 11 janari i vitit 1991, gjer ditët e sotme, në qindra e qindra herë, BSPSH u bë zëri i ndërgjegjes së minatorëve shqiptarëve, zëri i ndërgjegjes së qytetarëve shqiptarë. Ndikoi në mënyrë thelbësore në reformat e vendit, në mbrojtjen e të drejtave të minatorëve dhe të punëtorëve, fitoi një reputacion të madh ndërkombëtar.
U shndërrua në një organizatë të respektuar, jo vetëm një organizatë antikomuniste siç u themelua në fillim, por në një organizatë të fuqishme të sindikalizmit të vërtetë, të mbrojtjes të të drejtave të punëtorëve. Ndaj dhe ajo u bë një organizatë e respektuar në rajon, në Evropë dhe në botë. Fitoi nam për veprat e saj, për rezistencën e saj, për qëndresën e saj. 35 vite kam kënaqësi që kam parasysh këtu heronj si Gëzim Kalaja, Sami Karriqi dhe shumë të tjerë. Por nuk mund të mos ndalemi të shohim të sotmen, ku jemi. Sot, në Shqipëri, është vendosur një diktaturë autoritare, e cila në rrafshin kombëtar është po aq armiqësore sa ç’ishte diktatura hoxhiste. Çdo shqiptar është i lutur të mendojë për një moment aktet antishqiptare të Edi Ramës ndaj Kosovës. Nuk e harroj, ishte data 10 gusht dhe Ramiz Alia organizoi një takim me 40 intelektualë.
I them unë, që heqja e bustit të Stalinit është e domosdoshme se ai është një armik i kombit. Se ai i tha Titos gllabërojeni Shqipërinë. Po, tha, Sali se unë dhe ti je nga pak kosovar. Unë jam, i thashë, për ty nuk e di. Dhe filloi tani të sulmojë Kosovën dhe kosovarët pse kishin qëndrime antikomuniste. Pra, një qëndrim siç kishin mbajtur, bëmë mirë thoshte Enver Hoxha që e lamë me Jugosllavinë, Kosovën. Erdhi tani kryeministri aktual. Po të krahasoni qëndrimet publike të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit janë armiqësore në palcë dhe identike. Njëri vjen dhe thotë në Zubin Patok se Serbia do bëhet më e madhe. Tjetri thotë se veriu i Kosovës është toka e askujt. Njëri thotë se me këta shqiptarët e Tiranës merrem vesh, me skiptarët e Kosovës, ata janë dru me pre. Dhe pastaj ulen dhe bëjnë planin për të ndarë Kosovën. Edi Rama është autori i projektit për asociacionin, të marrë në sirtarët e Vuçiçit. I vuri sanksione Kosovës, i pari.
E hoqi nga harta Kosovën. Bëri mini-Jugosllavinë. Por duhet të dimë një gjë, kombi është një dhe i pandarë. Kurrë nuk je i lirë në qoftë se gjysma e kombit tënd është e pushtuar. E vërteta është se Kosovës ai vërtet i ka bërë dëme, por fatmirësisht Kosova është e pavarur, ka qeverinë e vet. Por dëmet më të tmerrshme, më shkatërrimtare ia ka bërë Shqipërisë. Shqipërinë, ky e shpopulloi dy herë më shumë se pushtimi serb Kosovën. Shqipërinë e shpopulloi me një shpejtësi të paparë duke përdorur dy armë, varfërinë dhe frikën. Sot, qytetarët shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon dhe në Europë. Por në mënyrë absolute në të gjithë kontinent nuk ekzistojnë 28 mijë kilometra katrorë më të pasura. Askund nuk gjenden pasuri të tilla përrallore.
Të gjitha sot shfrytëzohen si në një sistem tërësisht kolonial. Qeveritarë hajdutë, kriminelë, organizata kriminale, kartele droge, të cilët plaçkisin dhe i shndërrojnë në pasuri për vete pasuritë e shqiptarëve. Ndaj dhe minatorët nuk marrin atë që meritojnë. Dy ditë më parë, Edi Rama nderoi me mirënjohje të atin e tij xhelat. Skulptori Kristaq Rama ka qenë një xhelat i vërtetë i diktaturës. Është anëtar i nomenklaturës komuniste që ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve. Flasim ne për gjenocid serb në Kosovë dhe ka qenë, por një gjë nuk duhet ta harrojmë, gjenocidi komunist në Shqipëri është i sanksionuar në të gjitha dokumentet, vendimet dhe ligjet e këtij shteti. Dhe ky gjenocid u krye nga shqiptari ndaj shqiptarëve për qëllime klasore. Pardje dekoroi të atin, i cili ka firmosur, ky pseudo-intelektual ka firmosur krahas Ramiz Alisë, ngjitur mke firmën e tij, varjen në litar të Havzi Nelës. Çfarë ishte Havzi Nela? Një poet i apasionuar. Pesë mijë vargje për Kosovën.
Një atdhetar i flaktë që nuk mund të pranonte kurrë pushtimin serb. Por nuk mund të pranonte as diktaturën në Shqipëri. Dhe ai më 10 gusht 1988 firmos varjen në litar të poetit. Ajo është vetëm njëra firmë. Por ky xhelat ka një seri firmash të tjera. Edhe fshatari i thjeshtë në Vithkuq, Sigurimi i Shtetit i duhej për kurthet që bënte, vret një njeri. Vret dhe i thonë e vrave ti. Pasi e shtrojnë javë të tëra në dru, i pranon. Armën ma solli zbulimi grek, ma la tek një pishë, e mora dhe e vrava. Tani çfarë ndodh? Shkon në gjykatë dhe i thotë, unë jam familje e persekutuar, në jetën time nuk kam pasur pushkë të vërtetë në duar, kam pasur vetëm pushkë druri. Dhe unë, jo që nuk kam vrarë kurrë njeri, por nuk kam kapur kurrë pushkë zjarri në dorë.
I kthehet diktatori, e kanë shtruar në dru në prokurori, prandaj i ka thënë ato. Prisni tani, në vend që t’i falej jeta të paktën, që të dy, Ramizi dhe Kristaqi firmosin që të ekzekutohet. Dhe fshatari ekzekutohet. Ka shumë episode të tjera, por ky zgjedh të nderojë xhelatin në vend se të nderojë aktet makabre të atit të tij. Dhe zgjedh edhe më keq, përdor pafajësinë e fëmijës, mendon se do mund ta maskojë. I them këtu se jo pafajësia e fëmijëve, por as hyjnia e engjëjve nuk të shpëton dot ty që nuk dënon krimin makabër të babait tënd," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Qeveria shqiptare synon që brenda këtij viti të mbyllë 10 nga 33 kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian dhe pse procesi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në aktivitetin për 35-vjetorin e ...
Besfort Lamallari SARANDË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar në Sarandë, ku u...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vizita e tij dje në Tallinn, Estoni ku dhe mori pjesë n&...
TIRANË- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua sot me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela. Mësohet se takimi i t...
TIRANË- Kreu i Opozitës deklaroi se, do krijohet një agjenci të posaçme për konfiskimin e pasurive të krimit. Në tr...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës ngriti një akuzë të fortë ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama. A...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama se ka lejuar depërtimin e parave të drogës...
Edi Rama ESTONI- Kryeministri Edi Rama deklaroi se, europianët duhet të ndalojnë së fajësuari Shtetet e Bashkuara të A...
Edi Rama ESTONI- Kryeministri i vendit Edi Rama tha se presidenti Donald Trump e ndihmoi Europën të kuptonte se duhet të 'mblidhte vete...