Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha theksoi se rezoluta nuk përmend asnjë arritje konkrete të parlamentit apo qeverisë dhe nxit respektimin e standardeve të meritës, duke ruajtur kështu interesat e qytetarëve dhe integritetin e procesit të integrimit europian.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se PD mbështet procesin e integrimit, por nënvizoi se ai duhet të zhvillohet mbi bazën e meritës dhe performancës reale. Ai shtoi se, ndonëse ekziston një presion gjeopolitik për të integruar Ballkanin Perëndimor pa vonesë, Shqipëria aktualisht nuk përmbush kriteret e nevojshme. Berisha theksoi gjithashtu, se rezoluta nuk përmend asnjë arritje konkrete të parlamentit apo qeverisë dhe nxit respektimin e standardeve të meritës, duke ruajtur kështu interesat e qytetarëve dhe integritetin e procesit të integrimit europian.
Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:
Pyetje: Doktor, përshëndetje. Rezoluta PD-PS për integrimin, ngjan si një frymëmarrje që i jepet Ramës. Mund të na sqaroni diçka më shumë? Faleminderit.
Sali Berisha: Po, faleminderit. Rezoluta PD-PS shpreh atë që ne si Parti Demokratike kemi deklaruar gjithnjë, siç e dini ju, që ne mbështesim procesin e integrimit, ndonëse theksojmë se përveç kriterit gjeopolitik, Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter.
Dhe ju lutem, rikujtojeni këtë, këtë qëndrim tonin, këtë tezë kryesore tonën. Pse është kjo? Ta zbërthejmë pak. Pas luftës në Ukrainë dhe disa ndryshimesh të tjera, në Bruksel u krijua opinioni se Ballkani perëndimor duhet të integrohet pa vonesë, të themi. Dhe u krijua përshtypja se po sakrifikohet platforma e integrimit bazuar në meritë, për shkak të predominimit të prevalencës të faktorit gjeopolitik.
Ne, duke thënë të vërtetën, themi jemi dakord për integrimin, por përveç faktorit gjeopolitik, Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter. Në qoftë se lexon, i dashur mik, rezolutën dhe unë njerëzisht ju kërkoj ta lexoni, nga rreshti i parë tek rreshti i fundit nuk gjeni absolutisht asnjë vlerësim për punën e parlamentit apo të qeverisë. Zero. Nga rreshti i parë tek rreshti i fundit, rënditen kërkesa, detyra për parlamentin dhe qeverinë. Pra, në qoftë se ne insistojmë që për të ecur drejt integrimit duhet të ketë një performancë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë dhe në performancë, unë besoj se kështu ne mbrojmë interesat e qytetarëve.
Nga ana tjetër, nuk guxuan kundërshtarët tanë të mbrojnë qoftë dhe një arritje të vetme të tyre. Lexojeni, por unë dua t'ju them ju, në qoftë se nesër do të pyeteshin se pas pesë muajsh Shqipëria do të integrohet në Bashkimin Europian kështu siç është, ne nuk votojmë kundër integrimit të Bashkimit, sepse kjo nuk është çështje e luftës ndërpartiake, kjo është çështje e shoqërisë shqiptare, kombit shqiptar, duke, duke insistuar se integrimi duhet të jetë një proces i bazuar në meritë dhe mundësisht, lexoni dhe lexoni dhe paragrafin e fundit të rezolutës, e cila përfundon se ky proces duhet të jetë i bazuar në meritë. Kjo është e vërteta e saj./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se çdo sakrificë e protestuesve, përfshirë për...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në Shqipëri është rikthyer një “diktatu...
TIRANË- Qeveria shqiptare synon që brenda këtij viti të mbyllë 10 nga 33 kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian dhe pse procesi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në aktivitetin për 35-vjetorin e ...
Besfort Lamallari SARANDË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar në Sarandë, ku u...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vizita e tij dje në Tallinn, Estoni ku dhe mori pjesë n&...
TIRANË- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua sot me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela. Mësohet se takimi i t...
TIRANË- Kreu i Opozitës deklaroi se, do krijohet një agjenci të posaçme për konfiskimin e pasurive të krimit. Në tr...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës ngriti një akuzë të fortë ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama. A...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama se ka lejuar depërtimin e parave të drogës...