LIVE UPDATES
Politike

“‘Diella’ është thjesht një guackë bosh, pa tru”/ Pedagogia Kele: Institucioni që e ndërtoi, është AKSHI grup kriminal

Denisa Kele pedagoge e Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit u ndal tek tenderat korrutivë të AKSHI-t dhe ministrja virtuale ‘Diella’ e cila u propagandua për të eliminuar korrupsionin në tendera u krijua nga agjencia që manipulin tendera.

15 Maj 2026, 20:30 Nga DOSJA

“‘Diella’ është thjesht një guackë bosh,

TIRANË- Pedagogia e Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit, Denisa Kele, ka hedhur akuza të forta ndaj Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe projektit të inteligjencës artificiale “Diella”, gjatë tryezës së organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë me temë “Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës”.

Sipas Keles, “Diella”, e promovuar nga qeveria si ministrja e parë me inteligjencë artificiale në botë dhe si një mekanizëm për eliminimin e korrupsionit në tendera, rezulton të jetë “një guackë bosh”, pa inteligjencë artificiale reale dhe pa bazë funksionale teknologjike.

Ajo deklaroi se investigime të fundit ndërkombëtare dhe ekspertë të pavarur kanë arritur në të njëjtin përfundim që, sipas saj, ekspertët e teknologjisë në Shqipëri e kanë ngritur prej kohësh.

Pedagogia akuzoi AKSHI-n si institucionin që ndërtoi “Diellën”, duke e lidhur atë me manipulimin e tenderave publikë.

"Do dëshiroja që sot të flisja për dy dështime që janë totalisht shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Ato formojnë, në këndvështrimin tim, tablonë më të errët që ka pasur ndonjëherë kjo qeveri.

 E para është përdorimi i fondeve publike dhe e dyta është rënia totale e sigurisë sonë kibernetike. Dua ta nis me atë që doktori e paralajmëroi pak më parë në fjalimin e tij, me Diellën. Praktikisht, qeveria e Edi Ramës na prezantoi dhe na promovoi Diellën si një softëare me inteligjencë shumë të lartë artificiale. Kjo ishte ministrja e parë me inteligjencë artificiale në botë. PR-i ishte fantastik. Shqipërisë iu bë një marketing shumë i mirë. Por sot unë do them një të vërtetë që nuk e kemi thënë vetëm ne ekspertët e teknologjisë, por tashmë po e thonë media ndërkombëtare, por po e thonë edhe investigtorë të pavarur.

Një investigim, i cili i dal rishtazi, ka shpjeguar, pas muajve të tërë investigimi përsa i përket Diellës, ka shpjeguar dhe ka dalë në përfundimin që, pra atë përfundim që neve praktikisht e kemi thënë përherë, që Diella është thjesht një guackë bosh, që pas saj nuk ka as tru, as të dhëna, as inteligjencë artificiale. Pra, praktikisht, neve dhe të gjithë botës, pra ndërkombëtarëve, i është shitur një fasadë e madhe pas termit inteligjencë artificiale, që neve sot e dëgjojmë në përditshmëri.

Dhe ajo që unë dua t'i shpjegoj në një lloj forme edhe qytetarëve që po na dëgjojnë në këto momente, është që inteligjenca artificiale në vetvete nuk do të thotë moral. Sepse është duke u shitur sikur çdo sistem i krijuar me inteligjencë artificiale, praktikisht neve do na induktojë moralin, transparencën dhe do na zhdukë korrupsionin. Dhe ky është rasti i AKSHI-t.

Pra, praktikisht AKSHI, institucioni që ndërtoi Diellën dhe që menaxhon të gjithë infrastrukturën dixhitale shtetërore, u zbulua që është një grup i strukturuar kriminal. Dhe këtu është paradoksi. Praktikisht, ky grup i strukturuar kriminal është po i njëjti grup i cili do të programojë Diellën.

Pra, si mund të mendojmë që pas këtij grupi të strukturuar, pa moral, pa përgjegjshmëri, me vjedhje masive të tenderave, në momentin që do programojnë inteligjencën artificiale, pra Diellën, do ta programojnë atë që të ketë transparencë, që të eliminojë korrupsionin dhe që ajo të ketë një moral në vetvete.

Kemi të paktën 19 tendera në hetim, 60 milionë euro të dyshuara, dy kriminelë kryesorë që janë akoma në arrati, dhe paradoksi më i madh i kësaj historie është që Diella u krijua pikërisht për të eliminuar korrupsionin në tendera, dhe agjencia që e krijoi është ajo agjenci që po manipulon këto tendera të caktuara.

200 milionë euro publike. Çfarë shifre. 200 milionë euro publike. Dhe sot mua më lind pyetja, po besoj që jo vetëm mua, por dhe qytetarëve që na dëgjojnë, pyetja për çfarë? Pra, për çfarë janë shpenzuar 200 milionë euro nga taksat e qytetarëve ndër vite, gjoja nën targetin e madh të dixhitalizimit të të gjitha këtyre shërbimeve? Por ne e pamë që këto para vetëm dixhitalizim dhe inovacion nuk bën, dhe asnjë lloj shërbimi dhe asnjë lloj mirëmbajtjeje nuk bën, sepse po i shohim se si po bien të gjitha sistemet tona të sigurisë njëra pas tjetrës.

Praktikisht, ato sisteme që duhet të ishin të sigurta për ne, pra sistemet që duhet të na krijonin ne sigurinë, unë mendoj që Shqipëria ka sistemet ndoshta më të pasigurta në... në botë?

Arsyet e këtij dështimi, në perspektivën time janë: një, sistemet tona nuk kanë qendër operacionale funksionale 24/7. Të gjitha muret e sigurisë dhe antivirusët herë pas here janë të çaktivizuara, pra nuk qëndrojnë gjithë kohës të aktivizuara. Dhe ajo që ishte kundra çdo lloj mendimi të të gjithë ekspertëve, ishte e-Albania.

Pra praktikisht, gjithçka u centralizua në e-Albania. Dhe atë çfarë teknologjia duhet të sjellë në vetvete, nuk është centralizimi, por është decentralizimi. Dhe kjo qeveri, tashmë, nën logon e inovacionit dhe teknologjisë, është duke centralizuar çdo lloj sistemi në një. Praktikisht në një shportë. Dhe kjo ishte arsyeja që në momentin që ra një sistem, më pas efekti domino bën që të gjitha sistemet e tjera të bien.

Dua vetëm të ndalem dhe shumë pak, në vitin 2022, kur sistemet tona u hakeruan në atë kohë nga një grup i strukturuar iranian. Nuk e di nëse shumë nga ju e kanë dëgjuar, por këta hakera kishin 14 muaj që qëndronin në sistemet tona. Dhe kjo sjell dështimin, mua më jep dy përgjigje personalisht. Një, e para, qeveria e dinte që këta hakera praktikisht kanë 14 muaj që janë pjesë e sistemeve tona, por e lejuan. Dhe përgjigja e dytë po aq skandaloze sa e para është që të gjitha këto para që ne shpenzojmë për sigurinë kibernetike në vend, nuk bëkan dot të mundur identifikimin e hakerimit të këtyre sistemeve në më shumë se sa një vit," tha ajo./Dosja.al

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës