LIVE UPDATES
Politike

Primaret në PD/ Loka shpall kandidaturën për Krujën: Bashkia do kthehet në duart tuaja

Loka kërkon votën dhe besimin e qytetarëve për t'u zgjedhur në primare e më pas për t'u zgjedhur në krye të Bashkisë së Krujës.B

16 Nëntor 2022, 11:12 Nga A.B
Primaret në PD/ Loka shpall kandidaturën për Krujën: Bashkia
Agron Loka

TIRANË- Agron Loka ka prezantuar kandidaturën në primaret e Partisë Demokratike, për Bashkinë e Krujës. Në një dalje për mediat, nga selia blu, Loka tregon se qytetarët e Krujës duhet të kenë një trajtim tjetër. Po ashtu, ai shton se drejtimi i Bashkisë së Krujës ka shumë korrupsion dhe mjerim, duke bërë që të shtohet emigrimi. Loka kërkon votën dhe besimin e qytetarëve për t'u zgjedhur në primare e më pas për t'u zgjedhur në krye të Bashkisë së Krujës.

Të nderuar qytetar, të nderuar Demokratë; Përmes këtij komunikimi, kam nderin dhe kënaqësinë të ndaj me Ju vendimin për të marrë pjesë në Primaret e deges se PD Krujë dhe Fushë Krujë, për përzgjedhjen e Kandidatit për Kryetar të Bashkisë. Vendimi për të marrë pjesë në këto Primare, mbështet në qytetarinë, energjinë dhe patriotizmin që treguan bashkëqytetarët e mij, të cilët menjëherë ju bashkuan lëvizjes së Demokratëve Shqiptarë për të shpëtuar pluralizmin, për të rithemeluar dhe për ta rikthyer Partinë Demokratike në identitetin e saj euro-atlantik dhe në vlerat e saj të Lirisë, Demokracisë, Votës së Lirë dhe interesit kombëtar. Unë jam Agron Loka, lindur e rritur në Fushë Krujë, në një familje të thjeshtë, e cila ashtu si shumë familje shqiptare, ka mundur t’i rrisë fëmijët e saj me dashurinë për punën, me dashurinë për vendlindjen, me dashurinë dhe respektin për njerëzit dhe me besimin në Zot. Tradita familjare, arsimi, përvoja ime politike, eksperienca në punë dhe në sipërmarrjet private, por sidomos, marrdhëniet e mia me bashkëqytetarët, kanë qenë frymëzimi dhe motivi im për të kandiduar në këto zgjedhje.

Sot, nga drejtimi i Bashkisë sonë nga Rilindja, Kruja dhe Krutanët, ashtu si e gjithë Shqipëria po përjetojnë më shumë varfëri, më shumë mjerim, më shumë korrupsion, më shumë emigrim dhe më shumë mashtrim dhe gënjeshtra. Përballja dhe trajtimi i pasojave dhe dëmeve të shkakatuara nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit të 2019, braktisja në pandeminë Covid 19, helmimi i qytetarëve nga uji pijshëm, shfaqën papërgjegjshmërinë dhe fytyrën antinjerzore të këtij klani politik.Sot cdo Prind Krutan, përballet me papunësinë dhe ndjehet i pambrojtur dhe i pambështetur për të realizuar përgjegjësitë e tij prindërore në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tij. Sot, cdo i Ri dhe Re Krutane, ka të gjitha arsyet për tu ndjerë të dëshpëruar. Ata janë plotësisht të braktisur nga Bashkia dhe nuk kanë asnjë mundësi për arsimim, kualifikim profesional dhe punësim. Sot një Fermer dhe Blegtor Krutan, është krejtësisht i braktisur nga pushteti vendor dhe ai qendror. Kjo ka bërë që tokat dhe arat e Bashkisë sonë të jenë gjithnjë e më pak të punuara e të mbjella. Numri i fermave blegtorale dhe i krerëve të bagëtive të jetë gjithnjë e më vogël. Sot, cdo nxënës i shkollave të Bashkisë sonë, përballet më cilësinë më të dobët të shërbimit arsimor. Kjo pasi arsimi dhe sidomos drejtimi dhe administrimi i tij, është tërësisht i politizuar, larg cdo standardi profesional dhe infrastrukturor dhe larg interesave të prinderve.

Sot një Artist Krutan, është kretësisht i pa konsideruar nga planifikimet dhe agjendat kulturale të Bashkisë. Artistët dhe konsumatorët e artit, Kinemaja, Teatri, Teatri i Kukullave, strukturat për promovimin e talentiti artisitik, janë krejtësisht koncepte të panjohura për Bashkinë aktuale. Sot një ZEJTAR Krutan është plotësisht i panjohur nga Bashkia. Asnjë projekt, asnjë nismë për mbështetjen, ruajtjen dhe promovimin e zejeve nuk është pjesë e buxheteve të Bashkisë. Sot, një Fëmijë Krutan, për të shijuar një Kënd Lodrash duhet të udhëtojë me prindërit për në Tiranë ose Durrës. Krijimi i të tilla këndëve dhe hapsirave për fëmijët, është krejtësisht jashtë vëmendjes së Bashkisë aktuale. Sot, një Pensionist Krutan, është gjithnjë e më i varfër ekonomikisht dhe plotësisht i braktisur nga aspekti social. Sot e gjatë gjithë këtyre viteve, Bashkia aktuale ka treguar se nuk ka asnjë plan, asnjë mbështetje dhe asnjë vizion për zhvillimin e Turizimit dhe llojeve të tij, në një kohë që potencialet turistike të Bashkisë sonë janë të mirnjohura përtej kufrit shqiptar. Sot numri i bizneseve të vogla është në nivelin më të ulët që ka qenë ndonjë herë. Njësitë e shtitjeve dhe shërbimeve sot janë të kërcënuara në ekzizstencen e tyre. Edhe në këtë sektor, roli, përfshirja dhe ndikimi i bashkisë ka qenë krejtësisht i munguar. Të dashur bashkëqytetar, më lejoni të shpreh besimin, angazhimin dhe përkushtimin tim që kjo situatë, më 14 Maj 2023 merr FUND dhe Bashkia Krujë do të kthehet në duart tuaja dhe në shërbimin tuaj. Unë jam i sigurtë që eneregjia, mencuria dhe patriotizimi i Krutanëve do të fitojë mbi braktisjen, korrupsionin dhe varfërinë që mbolli Rilindja!

Procesi i primareve do të mbyllet më datë 4 dhjetor. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë firmosur një marrëveshje parazgjedhore për të hyrë me kandidatëtë përbashkët në zgjedhje. Sipas marrëveshjes së firmosur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kandidatë për kryebashkiakë do të jenë të PD ndërsa PL do të marrë vetëm emrat e anëtarëve të këshillave bashkiakë. Nga 200 kandidatët që kanë dorëzuar aplikimin e tyre bie në sy emri i deputetit Luçiano Boçi i propozuar nga baza për bashkinë e Elbasanit. Ndërkohë garë e fortë mes kandidatëve pritet të jetë edhe Tiranë.

agron loka primaret ne pd

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit