LIVE UPDATES
Politike

Analiza e REL: Përtej emrave, çfarë presidenti i duhet Kosovës sot?

Mes tjerash, presidenti i Kosovës garanton respektimin e Kushtetutës nga institucionet tjera, është komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka rol në drejtësi në emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe emëron shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

26 Shkurt 2026, 18:16 Nga E.d

Analiza e REL: Përtej emrave, çfarë presidenti i duhet

KOSOVA- Individi që e ka mbajtur pozitën e presidentit të Kosovës jo rrallëherë është konsideruar fytyra e vendit jashtë kufijve. Përveç rolit në politikë të jashtme, përgjegjësitë dhe obligimet e personit në këtë pozitë janë shumë të qarta. Mes tjerash, presidenti i Kosovës garanton respektimin e Kushtetutës nga institucionet tjera, është komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka rol në drejtësi në emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe emëron shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Një tjetër obligim shumë i rëndësishëm: presidenti duhet të jetë simbol i unitetit në skenën politike. Visar Ymeri, drejtues i Institutit “Musine Kokalari”, beson se presidentja aktuale, Vjosa Osmani, e cila e synon edhe një mandat, nuk e ka kaluar testin në këtë drejtim.

Ymeri thotë për Radion Evropa e Lirë se Osmani nuk ka qenë figurë uniteti më 2025, në vitin e krizës institucionale në Kosovë, dhe ka anuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit Albin Kurti disa herë, përfshirë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 28 dhjetor – siç kishte kërkuar kjo parti.

Edhe partitë opozitare e kanë kritikuar me raste presidenten për njëanshmëri.

Por, në anën tjetër, Osmani është lavdëruar për përforcim të lidhjeve me Perëndimin, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – aleaten më të rëndësishme të vendit.

Osmanit i skadon mandati pesëvjeçar më 4 prill, ndërsa Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 4 mars që ta votojë emrin e presidentit për mandatin e ri.

Pse LVV-ja nuk po e propozon Osmanin?

Vjosa Osmani u bë presidente më 2021, me propozim të LVV-së. Për propozimin e një kandidati në Kuvend nevojiten 30 nënshkrime deputetësh, ndërsa LVV-ja, e vetme, i ka 57 sosh.

Për zgjedhjen e kandidatit nevojiten të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para, ose 61 në të tretin.

Sipas Ymerit, ekzistojnë dy arsye kryesore pse LVV-ja nuk dëshiron ta propozojë Osmanin për presidente:

• Ajo nuk ka përtuar ta zëvendësojë Kurtin në marrëdhëniet me SHBA-në, kur zyrtarët amerikanë nuk kanë dashur të flasin me Kurtin. Rrjedhimisht, nuk ia garanton nivelin e besnikërisë që e kërkon kryeministri.

• Mandati i dytë nënkupton mandatin e fundit të mundshëm për Osmanin, dhe kësisoj ajo mund të jetë edhe më e pavarur në marrjen e vendimeve.

Edhe Toby Vogel, analist në Këshillin për Demokratizimin e Politikave në Bruksel, thotë për Radion Evropa e Lirë se zyrtarët e huaj e konsiderojnë Osmanin më pragmatike në krahasim me Kurtin, “i cili nuk duket shumë i gatshëm për kompromise”.

Osmani, përmend ai, ka marrëdhënie të ngushta me amerikanët, të cilat Kurti nuk i ka.

“Ajo e ka shfrytëzuar këtë në maksimum. Ajo është parë në fotografi me [presidentin amerikan, Donald] Trumpin të paktën dy herë, dhe disa herë tjera me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Nuk ka shumë politikanë ashtu në gjithë botën. Mund të ketë diskutime të gjata se pse është ashtu, lobimet, prapavija dhe të gjitha këto, mirëpo simbolikisht kjo është goxha e fuqishme”.

Duke mos dashur që t’ia nënvlerësojë arritjet, Ymeri rikujton që Osmani nuk është udhëheqësja e vetme e shtetit të Kosovës që ka pasur raporte të mira me partnerët, sidomos me SHBA-në.

“Të njëjtat i ka pasur edhe [Hashim] Thaçi, edhe [Ibrahim] Rugova, edhe [Fatmir] Sejdiu, të mos flasim për Atifete Jahjagën, e cila po ashtu e ka pasur një pritje të jashtëzakonshme në SHBA. Kjo tregon që, në fakt, nuk është presidenti ai që po e përcakton këtë marrëdhënie, por është Kosova dhe interesi i Kosovës”.

Uniteti i brendshëm apo përfaqësimi i jashtëm?

Ymeri beson se mund të gjendet një person që mund t’i bëjë të dyja, prandaj partitë opozitare duhet ta bëjnë të pamundurën që zëri i tyre të dëgjohet në këtë proces.

Megjithatë, ai ka vërejtur se nuk ekziston “një matricë kriteresh dhe tiparesh të cilën po e përdorin partitë politike për ta diskutuar emrin konsensual”, pasi diskutimet janë më tepër në rrafshin e taktikave politike.

Zëvendëskryeministri i vendit, Glauk Konjufca, tha më 25 shkurt se LVV-ja nuk dëshiron ta kandidojë një figurë për ta vendosur opozitën para aktit të kryer, ndërsa beson se një konsensus automatik e siguron vetëm dikush nga familja e heroit Adem Jashari. Orë më vonë, vetë anëtarë të familjes hodhën poshtë mundësinë e përfshirjes në garë.

Për Ymerin, përmendja e familjes Jashari ditëve të fundit është bërë për arsye simbolike, dhe është përdorur sakrifica e familjes dhe respekti që kanë qytetarët për të.

“Kur po vendoset theksi te familja Jashari dhe te sakrifica, po e shmangin këtë diskutim të nevojshëm se çfarë presidenti i duhet Kosovës, sepse respekti ndaj familjes dhe sakrificës së familjes po e mbulon këtë diskutim të rëndësishëm politik”.

Kurti, deri më tani, është takuar me kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, por takimet, përveç kërkesës për figurë unifikuese ose një marrëveshjeje politike, nuk kanë rezultuar me diçka konkrete.

Dështimi për finalizim të këtij procesi e çon vendin në zgjedhje të parakohshme, proces që organizatat e shoqërisë civile kanë bërë thirrje të shmanget. Ato kanë kërkuar që interesi qytetar të vendoset para atij partiak./REL

kosovë president vjosa osmani

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!