LIVE UPDATES
Politike

"Askush nga jashtë nuk do vijë të na i zgjidhë problemet"/ Berisha: Ne do përballemi shesheve të Tiranës deri në fitoren e PD

Gjatë fjalës në ‘Foltoren’ në Laprakë, Lideri i opozitës theksoi se zhvillimet e fundit ndërkombëtare kanë faktuar se lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës, e kthyen Shqipërinë në një problem për Europën dhe më gjerë.

17 Janar 2026, 19:12 Nga E. D
"Askush nga jashtë nuk do vijë të na i zgjidhë
Sali Berisha

LAPRAKË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në sheshe dhe rrugë, pasi askush nga jashtë nuk do të vijë në Shqipëri që të zgjidhë problemet tona. Gjatë fjalës në ‘Foltoren’ në Laprakë, Lideri i opozitës theksoi se zhvillimet e fundit ndërkombëtare kanë faktuar se lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës, e kthyen Shqipërinë në një problem për Europën dhe më gjerë.

Kryedemokrati gjithashtu tha se secili prej qytetarëve është 10 herë më i fortë, më trim dhe më i guximshëm se 100 hajdutë të qeverisë.

"E keni dëgjuar. Ka 3-4 muaj që çdo mesazh që vjen nga superfuqia numër një e botës, nga Shtetet e Bashkuara, është vetëm për kartelet e drogës. Vetëm për kartelet e drogës. Mesazhe të tilla ka marrë Maduro gjersa e çuan atje ku duhet. Merr presidenti i Kolumbisë, merr RamaDuro i Shqipërisë.

Pse e thashë këtë? Ia dolëm. Ua them unë juve. Edhe para tre muajve, kishte diplomatë që u thoshte deputetëve tanë, le të flasë se do isha sa të dojë, po s'ia beson kush atij narkoshtetin e atij. Po ç'kisha unë? Po mbroja veten time unë, po mbroja interesat e vendit tim. Po ja tani që narkoshteti i Tiranës është bërë problem edhe për Europën edhe për botën. Nuk tërhiqemi ne. Pse e bëra këtë analizë? E bëra këtë analizë, se tani kemi ardhur në agun e fitores tonë.

Tani ky regjim që qëndron si kalbësirë në ato zyra, është faktuar se është një regjim krimi, se është një organizatë kriminale. Është faktuar se ka vjedhur dhe vjedh çdo ditë në mënyrë të paimagjinueshme paratë tuaja dhe pasuritë publike. Është faktuar se nuk njeh ligj, nuk njeh kushtetutë, nuk njeh normë, nuk njeh moral, nuk njeh standard. Dhe ajo që është kryesore, është faktuar se boshti i të keqes i të gjitha të këqijave, i të gjitha këtyre të këqijave e ka emrin Edvin Droga, Edi Rama, Rama-duro. Është faktuar se krimi i organizuar nuk i lejon shqiptarët të votojnë.

Është certifikuar. Është certifikuar se zgjedhjet në Shqipëri nuk zhvillohen midis partive, po midis shtetit, narkoshtetit dhe partive. Të gjitha këto janë faktuar tani. Tani e drejta është në anën tonë. Guximi është në anën tonë. Ne jemi në prag të fitores. Dhe ne një lloj siç përmbysëm një diktaturë në vitin '90, siç përzumë me vota ata që erdhën me rebelim në vitin '97, do t'i përzëmë nga pushteti, të hapim rrugën e votës së lirë të qytetarëve, e fitores së opozitës. Kjo protestë që organizojmë ne, është e një rëndësie të jashtëzakonshme.

Miq, ju keni duruar shumë, keni sakrifikuar shumë, keni vuajtur shumë. Por sot ka shpresë. Sot kemi arritur ato që dy vite më parë nuk i mendonit. Sot e drejta është në anën tonë. Sot shpresa e vetme e shqiptarëve jemi ne, është Partia Demokratike. Sot kërkohet sakrifica jonë. Por, në qoftë se kjo është e vërtetë për të gjithë shqiptarët, për qytetarët e Tiranës kjo është tre herë më e vërtetë. Kurrë ndonjëherë nuk keni patur në dorë për Tiranën dhe Shqipërinë më shumë se sa kësaj radhe.

Dhe unë kam besim se qytetarët e Tiranës do të jenë në krye të kësaj kryengritje paqësore që do fshijë nga faqja e dheut këtë regjim antishqiptar, kriminal, këtë regjim që qeveris me me metoda më të zeza, më kriminale.
Kryeministër që u çon dhe u hakeron kompjuterët prokurorëve, për të parë nëse nëse janë të shkruajtura aty krimet e tij. Nuk duhet të presim ne, nuk do presim ne që t'i na i zgjidhë këto probleme as prokurori, as gjykatësi, askush nga jashtë.

Do i zgjidhim vetë, do i zgjidhim vetë dhe ne nuk do lëshojmë në rastin më të afërt. Ne do përballemi rrugëve të shesheve të Tiranës gjer në fitoren e Partisë Demokratike. Ju garantoj! Ju garantoj se secili prej jush është 10 herë më i fortë, më trim, më i guximshëm se 100 hajdutë të qeverisë. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore, fitore!" tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen