LIVE UPDATES
Politike

"Sot jemi në agun e një fitoreje të sigurtë"/ Berisha: Gjatë 8 viteve të qeverisjes, PD transformoi Shqipërinë, Kosova u shpall e pavarur

Lideri i opozitës tha gjithashtu se PD arriti të provonte se regjimi i Ramës ishte njëlloj si ai i Maduros në Venezuelë.

17 Janar 2026, 18:58 Nga E. D
"Sot jemi në agun e një fitoreje të sigurtë"/
Sali Berisha

LAPRAKË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD-së, Shqipëria u transformua e gjitha, ndërsa Kosova u shpall e pavarur.

Gjatë takimit me demokratët e njësisë 11 në Laprakë, Kryedemokrati theksoi se pas 13 vitesh represione, burgosje, plaçkitje të gjithanshme, sot, e vërteta është që jemi në agun e një fitoreje të sigurt dhe në agun e shndërrimit të të pamundurës në të mundur. Lideri i opozitës tha gjithashtu se PD arriti të provonte se regjimi i Ramës ishte njëlloj si ai i Maduros në Venezuelë.

"Dhe ju e dini që në zgjedhjet e 2001-shit logoja e Partisë Demokratike ishte logoja më e votuar në Shqipëri. I plaçkitën, i morën, i morën. Po nuk u lëshuam. E kapëm hajdutin për fyti. E kapëm, mbrojtëm votën. Një komunitet ndërkombëtar u detyrua të ndryshojë raportin, të përmbysë raportin pas dhënave tona. Dhe triumfuam. Ata që erdhën me dhunë, i përzumë me votë. Kjo është forca e ideve. Kjo është forca e besimit. I përzumë me votë.

Në 8 vite, Shqipëria ndryshoi sa kurrë në historinë e saj. Në tetë vite, Shqipëria u bë krejt tjetër. Shqipëria pësoi ndryshime thelbësore. Ne dolëm nga varfëria në një nivel tjetër. Kosova u bë e pavarur. Ne qëndruam besnikë të interesit kombëtar, pavarësisht nga çmimi. Pra, një parti që po dukej se po zhdukesh, u ngrit përsëri si Feniksi nga hiri. I përzuri me vota ata që erdhën me rebelim. Transformoi Shqipërinë. Pse u ndala në këto? U ndala në këto jo për t'u mburrur me historinë tonë, po vetëm për një mesazh të saj. Ne jemi të pamposhtur. Kjo parti është parti e njerëzve të pamposhtur.

Dhe këtu kjo është e një rëndësie kapitale për ta patur parasysh çdo demokrat e demokratë. Udhëtim i vështirë. 13 vite. Represione, burgosje, plaçkitje të gjithanshme. Po ku jemi sot? Sot, e vërteta është që jemi në agun e një fitoreje të sigurt. Në agun e shndërrimit të të pamundurës në të mundur. Po pse e them unë këtë? Miq, Edi Rama përdori shumë armë, shumë mjete për Shqipërinë pa opozitë. Nuk kam patur asnjë dyshim se ai i tillë është. Ju kujtohet, me dhjetëra herë i kam kërkuar publikisht, dëno firmën e babait tënd xhelat, që vari Hafzi Nelën, vetëm për vargjet e tij të lirisë.

Vetë ky ishte skulptor, intelektual gjoja, intelektual kriminel, dhe firmoste për të varur një poet koloz, që i këndonte lirisë, që shkruante se fryma e Helsinkit, era e Helsinkit do fryjë dhe në trojet tona, që i thurte vargje Kosovës dhe shprehte besimin se ajo do të dalë nga pushtimi serb. Dhe ky këtu firmoste ekzekutimin e tij, varjen e tij. Nuk e bëri kurrë. Nuk e bëri kurrë, sepse ky ndan të njëjtin mendësi, të njëjtin shpirt me t'jatin e tij ndaj kundërshtarit politik, ndaj mendimit ndryshe, ndaj kundërshtarëve.

Përdori mjete të mëdha financiare dhe të tjera. Përdori rrugë të shumta korruptimi e të pafundme. Por unë them ju që tani ai është buzë greminës. Dhe këtu e sollët ju. E sollët ju demokratët dhe demokratët, sepse në momentet më kritike, më të vështira, ju zgjodhët, zgjodhët vlerat, parimet dhe idealet që besoni. Unë ju shoh këtu me admirimin më të madh, ju dhe çdo demokrat, kudo që është.

Nuk ka, nuk ka në Evropë, nuk ka të dytë si ju që të jeni, që u detyruat, u detyruat në mënyrën më të, më të çuditshme, në mënyrën më të padrejtë, të zgjidhni midis Sali Berishës dhe pothuaj botës. Normal, çdo njeri do të thoshte unë zgjedh botën. Ju jo. Nuk zgjodhët as Sali Berishën, zgjodhët të vërtetën ju.
Ju zgjodhët të vërtetën. Po. Ju zgjodhët të vërtetën.

Ju zgjodhët të vërtetën. E zgjodhët në një moment që edhe të gjithë të gjithë nën shtresën e atyre zhvillimeve ndoshta nuk e dinit, por nuk besuat gënjeshtrën dhe gjykuat se duhet të qëndroni për të vërtetën.  E zgjodhët në një moment që e shpëtuat opozitën. Sepse e vërteta është, t'jua them unë ju këtu, opozitën në mënyrën më makbethiane, më makabre, Edi Rama e kishte vendosur nën kontroll të plotë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit