Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Salianji theksoi se qëndrimi në burg ishte një provë e rëndë njerëzore, por edhe një “medalje politike”.
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tregoi përjetimet e tij gjatë qëndrimit në burgun e Fierit. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Salianji foli për kushtet e vështira në qeli dhe padrejtësinë që, sipas tij, e çoi pas hekurave.
Salianji theksoi se qëndrimi në burg ishte një provë e rëndë njerëzore, por edhe një “medalje politike”. Ai zbuloi se përjetimet në qeli do t’i përshkruajë më gjerësisht në një libër që planifikon të botojë.
"Nuk kam nevojë të kem post, që të vijoj aktivitetin tim publik. Dënimi im është me pasoja, sepse për 5 vite nuk mund të jem as deputet. Por në këndvështrimin politik, dënimi politik është medalje për mua. Mund të kemi në PD një muze kujtese për të gjithë shërbëtorët e regjimit, që në shkelje të ligjit, marrin vendime që turpërojnë Shqipërinë, si vend që nuk krijon dot standarde. Në qeli numërohen edhe orët. Jam dënuar për kallëzim të rremë, pa bërë kallëzim fare. Nuk më kanë gjetur akuzë as për korrupsion, për asgjë. Më futën në burg, sepse iu prishja punë për zgjedhje. Dita e parë, për çdo njeri që përfundon në qeli, është moment i vështirë për jetën e njeriut, edhe pse e di se ke mbështetje masive, dhe në spektrin politik ka pasur dakordësi që ishte dënim i padrejtë.
Ajo që të rëndon më shumë burgun është padrejtësia e drejtësisë. Mendoj që jam me personalitet të fortë dhe nuk kam pasur probleme. Qëndrova në qeli, kam shkruar, kam reaguar. Aty kupton që s’ka dhe ujë e duhet të lahesh me kanaçe. Këto do i përshkruaj me detaje në një libër. Nga ana njerëzore, stafi në burgun e Fierit ishin njerëz profesionistë. Situatat janë ndryshe nga ato që janë jashtë. Duhet të shkruash me dorë, të shohësh një TV të vogël. Në ditët e para kërkon ku është telefoni, se je mësuar me instikt, tani prsh më bën përshtypje që e kam telefonin. Pra, që në fillim njeriu nis e mësohet me situatën, qoftë ajo dhe e vështirë. Pritja ka qenë e mirë, njerëzit bërtisnin emrin tim, thërrisnin “Rama ik”, kjo ishte diçka e mirë, se kupton që edhe qytetarët që janë dënuar, dikush me të drejtë e dikush pa të drejtë, e kanë kuptuar se burgosja ime ishte e padrejtë," tha Salianji.
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ndarë përvojën e tij pas dënimit për kall&...
Yuri Kim SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pushojë nga puna më shumë se 1,300 punonjës. Sip...
Vjosa Osmani SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të ...
Foto ilustruese TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një paralajmërim të gjithë tregtarët që shes...
Foto nga Vlora VLORA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me lirimin e hapësirave publike. Ram...
Genta Vangjeli TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklar...
Foto ilustruese KOSOVA- Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se ka “informacione të besueshme” se preside...
Edi Rama “Kryetarët e PS, të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen dhe t’u rijepet mund&e...
Kristjan Shkreli TIRANË- Kristjan Shkreli, kryetari i Bashkisë Vau i Dejës është paraqitur sot në SPAK ku ka qëndruar p&...
Vangjel Tavo HIMARË- Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka folur për medait pas urdhërit të Kryeministrit Edi Rama për shk...