21 Tetor 2022, 13:11
Nga A.B
Taulant Balla
TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend, dy amendamentet për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit. Depozitimi i nismave vjen dy ditë pasi Parlamenti miratoi edhe me votat e grupit të Enkelejd Alibeajt hapjen e dosjeve. Balla u shpreh se dy nismat janë, ligji i dekriminalizimit, ku nëse personi që mban poste publike verifikohet se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit përveçse i hiqet e drejta për ushtrim të funksionit ndiqet edhe penalisht. Ndërsa nisma e dytë ka të bëjë me partitë politike.
Me amendamentin për ndryshimin e ligjit për partitë politike PS propozon që të ndalohen personat me të shkuar me ish sigurimin e Shtetit që të zgjidhen kryetar në parti politike dhe nëse janë zgjedhur të shkarkohen.
'Sot PS prezanton edhe dy nisma të tjera për ndalimin e personave me lidhje në të shkuarën me ish-sigurimin famëkeq. Janë dy nisma, e para ka të bëjë me ndryshimin e ligjit për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen në funksione pulitke, ose ligi i dekriminalizimit dhe tjetra për partitë politike. E para parashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike nëse vërtetohet lidhje me sigurimin e shtetit. Verifikimi kryhet në bazë të vetëdekelarimit dhe nëse rezulton i pavërtetë përveç humbjes për të qenë në poste publike personi ngarkohet me përgjegjësi penale. Nisma e dytë ajo për ndryshimin e në ligjin e partive ka të njëjtën qasje, pra nuk mund të jenë kryetar të Partive në sistemin demokratike ata që kanë qenë bashkëpunëtore të sigurimit. Këto dy nisma janë premisat e duhura ligjore që spiunët e regjimit të mos jenë më pjesë e asnjë posti publik.” - tha Balla.
Ai u shpreh se Ilir Meta duhet të sqarojë pozicionin e tij pas miratimit të këtij ligji.
“Kjo është deklarata e Bylykbashit në Kuvend. Unë mendoj që Meta duhet të sqarojë pozicionin e tij pas miratimit të këtij ligji. Shqipëria, edhe pse pas 32 viteve. Mbrëmë ka pasur një vendimmarrje të rëndësishme. Në dobi të vendosjes së një paqeje sociale, sepse secili nga ne duhet të vendoset në mendjet dhe shpirtrave të familjeve që e kanë vuajtur regjimin. Ironia është se këto iniciativa po merren nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Nuk ka asnjë lloj pazari, por nevojë për të reflektuar. Mungesa e dukshme e Sali Berishës, që u mundua të marrë deputetët e opozitës që të mos ishin prezent në votim, është provë se Berisha është komunisti i shndërruar në antikomunist.”- tha Balla.
Balla komentoi mospjesëmarrjen e ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend për votimin e hapjes së dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.
'Meraku juaj është zoti Berisha, e para t’i referohem seancës së mbrëmshme dhe votimit të brëmshëm, varkëtari i varkës së Enver hoxhës dëshmoi se ka gënjyer sa ka mundur, ish të persekutuarit, familjet e viktimave, dje ish kreu i PD, ish kryeministri i këtij vendi, ish president, nuk u paraqit në kuvend për të votuar hapjen e dosjeve, si organi më famëkeq i atij regjimi, fajtor i humbjes së shumë jetëve, Sali Berisha nuk erdhi në sallë, është ndëshkimi më ekzemplar dhe përmbyllja më kuptimplotë e një komunisti sekretar partie të shndërruar në atikomunist. '- tha Balla.
Deklarata e plotë për mediat e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla:
Kuvendi i Shqipërisë ka miraturar me një konsensus të gjerë do ta quaja ligjin e parë të një pakete tepër të rëndësishme që ka të bëjë me një proces që ka shumë vite që shqiptarët po presin dhe më në fund kemi arritur që të zhbllokojmë të gjitha pengesat që lidhen me verifikimin e të gjithë personave që synojnë të zgjidhen apo të emërohen në pozicione të larta shtetërore, paraprakisht përmes heqjes së pengesave të dy Komisioneve Mezini dhe Bezhani , dhe natyrshëm edhe një hapje të përgjithshme të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Dhe në vijim ashtu sikurse e kemi deklaruar përpara jush me qëllim zbardhjen e së vërtetës për personat që kërkojnë të ushtrojnë detyra shtetërore, mbi të gjitha për ata persona që kanë pasur dhe kanë detyra të larta shtetërore, qofshin të zgjedhur apo të emëruar. Kjo sot është jo vetëm një domosdoshmëri por edhe një simbolikë e fuqishme për të dënuar krimet e së kaluarës dhe në funksion të së tashmes për krijimin e një shoqërie të bazuar në parime dhe vlera demokratike për pajtim social. Për t’u siguruar që historia mos të përsëritet dhe arritjen e paqes sociale si dhe duke respektuar sado mundemi edhe pas 32 vitesh viktimat e regjimit diktatorial duhet që anëtarët qofshin oficerë apo punonjës operativë të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtorët sekretë të sistemit të mëparshëm dhe spiunë apo denoncues, të mos të kenë mundësi të jenë pjesë e vendimmarrjes i çfarëdo niveli qoftë ai. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në vijim të nismës për transparencën e plotë mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit duke hequr pengesën ligjore që kushdo që disponon një certifikatë pastërtie të mëparshme të riverifikohet nga Autoriteti i Dosjeve, miratuar dje në Kuvendin e Shqipërisë me dakordësi politike po prezanton sot dhe dy nisma të reja në shërbim të qëllimit për ndalimin e personave me lidhje në të shkuarën me ish sigurimin famëkeq që solli pasoja tragjike për mijëra familje shqiptare. Konkretisht janë dy nisma në fakt e para ka të bëjë me ndryshimin në ligjin për për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, apo emërohen në funksione publike ose ushtrojnë funksione publike ose ndryshe ligji i dekriminalizimit dhe tjetra në ligjin e partive politike. Nisma e parë, ajo për ndryshime në ligjin e dekriminalizimit parashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike nëse vërtetohet lidhja e tyre me shërbimet sekrete të regjimit të kaluar. Verifikimi kryhet në bazë të vetëdeklarimit që paraqet subjekti dhe nëse rezulton i pavërtetë, përveç humbjes së të drejtës për të qenë pjesë e posteve publike qoftë nëpërmjet zgjedhjes apo emërimit, personi ngarkohet dhe me përgjegjësi penale për deklarim të rremë njëlloj siç dhe ka funksionuar deri më tani ligji i dekriminalizimit.
Këtij detyrimi ligjor do t’i nënshtrohen jo vetëm ata që duan në të ardhmen të jenë pjesë e funksioneve shtetërore, por edhe atyre që janë aktualisht në pozicione të tilla, pavarësisht nëse e kanë apo jo një çertifikatë pastërtie, Bezhani apo Mezini, dhe kanë rënë certifikatat e këtyre dy komisioneve për shkak se tashmë duhet që të kalojmë përmes verifikimit , pavarësisht nëse janë verifikuar më parë nga Autoriteti i Dosjeve apo jo siç e thashë. Nisma e dytë, ajo për ndryshime në Ligjin e partive politike, ka të njëjtën qasje, nuk mund të jenë kryetar të partive politike në një sistem politik pluralist demokratik ata që kanë qënë dikur bashkëpunëtor, me status oficeri, me status denoncuesi të sigurimit të shtetit. Këto dy nisma së bashku me parashikimet e reja ligjore në ligjin e autoritetit të dosjeve që kemi kaluar dje dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor që ne kemi propozuar për verifikimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, janë premisat e duhura ligjore që anëtarët, bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit apo strukturave sekrete dhe spiunët e këtij regjimi të mos jenë më pjesë e posteve publike të zgjedhur apo të emëruar . Kështu që këto dy nisma me propozimin e 4 deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socilaiste, të Znj. Felaj, të Znj.Bushka, të Z.Gogu edhe timen në cilësinë e Kryetarit të Grupit do të depozitohen sot zyrtarisht dhe natyrshëm do të jetë Konferenca e Kryetarëve ajo që si pas afateve të përcaktuara në rregulloren e Kuvendit, që do ti fusi në procesin e diskutimit dhe në programin dhe në kalendarin e Kuvendit. Thirrja ime për kolegët deputet të opozitës dhe këtu natyrshëm cilësoj se për miratimin e ligjit për garantimin e integritetit duhet një shumicë e cilësuar me jo të paktën se 3/5 e anëtarëve të Kuvendit dhe besoj dhe shpresoj që të gjitha përbetimet e djeshme të përfaqësuesve të opozitës, përfshirë këtu, Kryetarin e Grupit Parlamentar Z, Alibeaj se janë të gatshëm të bashkëpunojnë për të garantuar që personat që hyjnë në juridiksionin e këtij ligji të mos jenë më pjesë e Kuvendit të Shqipërisë apo e organeve të tjera të larta shtetërore dhe ripërsëris këtu që është e papranueshme që në Republikën e Shqipërisë persona me një të shkuar të tillë kanë arritur të zgjidhen deri në President te Republikës. Kështu që në këtë aspekt mendoj që ligji është i vonuar por më mirë vonë sesa kurrë. PS ka qenë forca politike që miratoi ligjin në 2015 dhe është forca politike sot që inicioi ndryshimet në ligj për të hequr pengesat në nenin 29 paragrafi 4 për komisioni Mezini dhe Bezhani dhe jemi sot po përsëri, Partia Socialiste që mer këtë nismë ligjore e cila tashmë besoj që është nisma e duhur për të garantuar atë që mendoj se të gjithë qytetarët Shqiptarë të gjithë presin. Fakti që dje ish-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ish-Presidenti i Republikës, ish-Kryeministri i këtij vendi i zgjedhur si një forcë përfaqësues i së djathtës në Republikën e Shqipërisë nuk u paraqit në Kuvend për të votuar hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit si organi më famëkeq i atij regjimi. Fajtor për shkatërrimin dhe humbjen e shumë jetëve të shqiptarëve të pafajshëm gjatë diktaturës. Sali Berisha nuk erdhi në sallën e Kuvendit për të votuar, ky është ndëshkimi më egzemplar dhe përmbyllja më kuptimplotë e një komunisti të shëndërruar në antikomunist që konfirmoi dje atë thënien që Kryeministri përmendi. Ne po meremi me pjesën që ka të bëjë me pjesën e ish-sigurimit të shtetit dhe pasi kemi konsultuar për ditë, për muaj do ta quaja unë , rezulton se në të gjitha vendet e ish-bllokut komunist qasja ka pas të bëjë me organet represive të sistemit , dhe organi më represiv ka qenë organi sigurmit të shtetit. Megjithatë ajo që do të depozitojmë sot është një propozim, mirëpresim dhe diskutime gjatë këtij procesi por qasja jonë ka qënë kjo dhe mbetet kjo. Ligji për autoritetin e dosjeve e ka të përcaktuar se kush hyn në të dhe prandaj në propozimin tonë që do ta shikoni, ne i jemi referuar anëtarëve , bashkëpunëtorëve dhe denoncuesve. Këto të trija. Kjo është deklarata e Bylykbashit dje në Kuvendin e Shqipërisë, unë mendoj që Z.Meta duhet të sqaroj pozicionin e tij pas miratimit të këtij ligji dhe ajo që për mua ka rëndësi është që Shqipëria mbrëmë ka pasur një vendimmmarrje të dobishme, në dobi të një transparence të thellë dhe përfundimtare të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe në dobi të vendosjes të një paqeje sociale sepse secili nga ne duhet të vendoset në mendjet dhe shpirtrat e familjeve që e kanë vuajtur regjimin. Dhe mendoj që ironia është këtu sepse këto iniciativa po ndërmerren nga Partia Socialiste e Shqipërisë sepse qasja e Partisë Socialiste është me një parim shumë të qartë, të bashkuar dhe jo të ndarë, dhe këto lloj nismash na bashkojnë nuk na ndajnë, kështu që nuk dua ti hyjë këtij diskutimi aspak këtu nuk ka pasur dhe nuk ka kurrë asnjëlloj pazari. Partia Socialiste e Shqipërisë ka tri gara që garon e vetme, prandaj që mos ti lejojmë këta të jenë as Kryetar Partish as Kryetar Kuvendi as të jenë President Republike duhet të bëjmë këtë ligjin .
Nuk e di se çfarë prove prisni ju dhe presin shqiptarët nga një lidhje logjike mes qëndrimeve të partive demokratike dhe faktit tashmë të bërë publik nga institucionet e inteligjencës të SHBA-së, nga shqetësimi I shprehur në Tiranë nga ambasadorja e SHBA-së zyrtarisht në selitë e partive politike të grupeve parlamentare për faktin se, PD në 2011, më 25 Janar kanë votuar më 25 Janar një rezolutë që bëjnë pis Shqipërinë, Kosovën dhe mbi të gjitha Ushtrinë Clirimtare të Kosovës. Dhe në këtë këndvështrim ende sot nuk ka asnjë përgjigje nga Sali Berisha dhe Ilir Meta se përse koalicioni i tyre ka votuar një rezolut që në fakt e ka zanafillës në 15 Prill 2008, mbi një projektrezolutë të depozituar nga Kryetari i delegacionit Rus, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës të formësuar dhe të shkruar. Kur unë kam dal në vitin 2018 the thoja se PD ka firmosur , ka marrë financime ruse, ju jeni habitur. Pra ajo që unë po ju them, po ne kemi marrë disa fakte të reja që do të bëhen publike sapo të kemi më shumë informacion të plot dhe të qartë , gjithë skemën e financimit se si kanë ardhur rublat , kështu që edhe pak ditë që ti zbardhim edhe për vëllezërit dhe motrat tanë të Kosovës. Në konferencën e kryetarëve është dakordësuar sot që pamundësia e një konsensusi në komision të shkojë në kërkim të një konsensusi në seancë plenare, pra ne ende do të vazhdojmë të bisedojmë dhe eksplorojmë mundësitë e këtij konsensusi. Më 31 Tetor ai është më pas debati do ta quaja unë përfundimtar, ndërsa shpallja e datës së zgjedhjeve vendore nga Presidenti nuk interferon aspak me këtë proces pra Presidenti ka disa afate të përcaktuara në mos gaboj është data 27 afati i fundit kur Presidenti duhet të shprehet.
Ditën e djeshme, Kuvendi miratoi me 94 vota pro ndryshimet e ligjit për hapjen e dosjeve. Nga grupi parlamentar i PD-së, nuk votuan deputetët e rreshtuar krah kryedemokratit Sali Berisha. Nuk votuan gjithashtu tre deputetet e LSI-së, sa kohë që miratimi i këtij ligji prek Ilir Metën direkt. Nuk kanë votuar gjithashtu në bllok aleatët e Berishës, përjashto deputeten e PDIU-së, Mesila Doda. Kolegu i saj, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk mori pjesë në votim. Dy deputetë të PS-së abstenuan. Ata janë Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço. Ndërsa deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj nuk ka votuar ligjin e propozuar. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se ishte ish-Presidenti Ilir Meta.
taulant balla
Dokumenta bashkëngjitur
Politike
21 Tetor 2022, 12:47
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Një amendament 'anti Meta' dhe një ligj për gjah shtrigash, kështu e konsideroi ish-kryeministri Sali Berisha...
Politike
21 Tetor 2022, 12:34
A.B
Edi Rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga fermerët e Elbasanit që të bëhen aksionerë në Bashki. Kjo u tha n&eum...
Politike
21 Tetor 2022, 12:21
A.B
Edi Rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje ministren Frida Krifca pas reagimeve për akademinë e barinjve. Kreu i Qeverisë...
Politike
21 Tetor 2022, 12:24
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ngritur dyshime lidhur me procesin e ekspertizës së bërë ndaj kufomës s&e...
Politike
21 Tetor 2022, 12:10
A.B
Edi Rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama tha me nënkuptim se nuk është i kënaqur me punën e kryebashkiakut të Tiranës, Er...
Politike
21 Tetor 2022, 11:49
A.B
Edi Rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për vdekjen e të riut Lear Kurti. Nga Elbasani, ai u shpreh...
Politike
21 Tetor 2022, 11:55
k.m.
Majlinda Bregu
TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu ka reaguar me një deklaratë zyrtare për mediat pas ...
Politike
21 Tetor 2022, 11:35
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se shpikësi i e-mailit anonim që tregon se ai ka qën&...
Politike
21 Tetor 2022, 11:33
k.m.
Pamje nga Komisionit
TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në prezantimin e projektbuxhetit të vitit 2023. Në fjalën e ...
Politike
21 Tetor 2022, 11:23
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se deputetët të cilët votuan mbrëmjen e djeshme ...