Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sali Berisha tha se është e pamundur që 32-vjeçari të ketë gëlltitur qesen me kokainë, e cila pretendohet se i shkaktoi edhe vdekjen.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ngritur dyshime lidhur me procesin e ekspertizës së bërë ndaj kufomës së Lear Kurtit, ditën e e djeshme. Në konferencën e përjavëshme me gazetarët, Berisha tha se është e pamundur që 32-vjeçari të ketë gëlltitur qesen me kokainë, e cila pretendohet se i shkaktoi edhe vdekjen. Ndërkohë që shtoi autopsinë e bënë në orët e para të mëngjesit, gjë që është në shkelje me ligjin.
"Gjithçka u bë po kaq e shëmtuar sa krimi. U vërsulën kriminelë të tjerë me uniformë, me në krye Ardi Veliun, për të falsifikuar dhe deformuar çdo të dhënë. Njoftuan se të riun e dërguan në spital në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë në spital. Ndërkohë që e dërguan kufomë, e dërguan të vdekur në spital. Dhe u përgënjeshtruan nga spital menjëherë. Në kundërshtim absolut me praktikën e hetimit, ndërmorën autopsinë sikur të ishin klandestinë, në ora 4 të mëngjesit. E palejueshme për një akt autopsie, sidomos kur thua për vdekje natyrale. Që një autopsi të japë rezultatin e pritshëm, duhet lënë të paktën 12 orë. Kur vdes një 32-vjeçar, që është subjekt i një hetimi, autopsia bëhet nga grup ekspertësh dhe jo nga një ekspert i vetëm nën terrorin e Ardi Veliut. Jo një ekspert i vetëm. Aty për aty edhe ia mbathin, por kjo nuk do të thotë që ta ndjekin dhe ta vrasin. Njërin e vranë, tjetrin thanë se qesja... Qesja është jashtë imagjinate. Duhet të kesh afër të paktën një filxhan vaj ulliri, se ajo nuk shkon. Sesi kalon qesja nëpër ezofag, atë e di vetëm Ardi Veliu. Pra kemi të bëjmë me një skenar që e vranë për së dyti. Një njeri normal për të cilin shokët kishin vetëm fjalët më të mira. I rritur me sakrifica. Për t'ja nxirë patrulla e Policisë,"-tha Berisha.
Lear Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Ai u ndalua dy netë më parë, në orën 23:07 të mbrëmjes nga efektivët në rrugën "Riza Çuka" në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. Kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie.
Edi Rama ELBASAN- Kryeministri Edi Rama tha me nënkuptim se nuk është i kënaqur me punën e kryebashkiakut të Tiranës, Er...
Edi Rama ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për vdekjen e të riut Lear Kurti. Nga Elbasani, ai u shpreh...
Majlinda Bregu TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu ka reaguar me një deklaratë zyrtare për mediat pas ...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se shpikësi i e-mailit anonim që tregon se ai ka qën&...
Pamje nga Komisionit TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në prezantimin e projektbuxhetit të vitit 2023. Në fjalën e ...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se deputetët të cilët votuan mbrëmjen e djeshme ...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri të ditur se mbrëmjen e djeshme ishte në një fes...
Edi Rama dhe Agron Shehaj TIRANË- Vazhdon përplasja me deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe kryeministrit Edi Rama. Sot, ...
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim ka vizituar sërish ambientet e Gjykatës së Po...
Kuvendi TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë, miratoi ditën e djeshme projektligjin “Për të Drejtën e Informimit për ...