LIVE UPDATES
Politike

Ligji i Dosjeve/ Berisha: Nuk ka dhe nuk do ketë lustracion. Rama e ka gjah shtrigash kundër Ilir Metës

Sot, në një konferencë për shtyp para mediave, Berisha tha se e gjitha ishte një lëvizje kundër ish-presidentit Ilir Meta.

21 Tetor 2022, 12:47 Nga k.m.
Ligji i Dosjeve/ Berisha: Nuk ka dhe nuk do ketë lustracion. Rama e ka gjah
Sali Berisha

TIRANË- Një amendament 'anti Meta' dhe një ligj për gjah shtrigash, kështu e konsideroi ish-kryeministri Sali Berisha votimin e bërë dje në mesnatë në Kuvend. Sot, në një konferencë për shtyp para mediave, Berisha tha se e gjitha ishte një lëvizje kundër ish-presidentit Ilir Meta.

"Autoriteti brenda 30 ditësh është i detyruar të kthejë përgjigje negative nëse nuk ka të dhëna. Në çdo rast, shtetasi njihet vetëm me të dhënat personale të tij. Ky nen i jep mundësinë çdo shqiptari të marrë dosjen e tij dhe të njihet me dosjen e tij. Ka një ligj tjetër të kaluar nga qeverisja e PD, për herë të parë në Shqipëri, ligji i dënimit të krimeve të komunizmit dhe gjenocidit komunist. Sipas atij ligji, secili person që gjen persekutorin e vet, ka të drejtë të paraqitet në prokurori dhe të kërkojë dënimin e tij. Pikërisht këtë ligj, Edi Rama e çoi në Kushtetuese dhe e rrëzoi me 5 gjykatës që ishin në konflikt të plotë interesi.Hapja e debatit për ligjin e gjahut të shtrigave kundër Ilir Metës. Se ai është amendament kundër Metës. Ne menduam se do kthejë ligjin e lustracionit, sepse çdo i përndjekur dhe shoqëria kërkon që ata që kanë kryer krime, të mos jenë në poste. Kjo është pritshmëria e ligjshme. Pikërisht këtë nuk pranon Edi Rama. Dhe u zotua se kjo nuk do ndodhë kurrë,"-shkruan Berisha. 

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Në fjalën e tij mbrëmë Edi Rama, nxori thelbin e çështjes. Nuk ka dhe nuk do ketë lustracion. Ai përdori një amendament si alibi, por në thelb vetëm për të mos lejuar lustracionin. Ka tri praktika, një praktikë është hapja e dosjeve dhe secili shkon dhe njihet me dosjen e tij, praktikë gjermane kjo. Ekziston sot në Shqipëri me disa modifikime.  Ekziston një praktikë e dytë, e para nuk ka dekomunistizim, ka një praktikë tjetër, e cila është aplikuar në shumicën e vendeve ish-komuniste, që quhet praktika e lustracionit. Kjo praktikë, të cilën Edi Rama e nxori se ishte armik i saj dhe kategorikisht kundër saj, kërkon që e tërë nomenklatura, e tërë policia sekrete, me oficerë dhe bashkëpunëtorë të të gjitha niveleve, dhe përveç kësaj, nomenklatura komuniste humbet të drejtën sipas këtij ligji, për t’u zgjedhur në forumet drejtuese apo për të marrë poste drejtuese. Kjo është praktika e lustracionit, e cila për herë të parë në vendet ish-komunist është zbatuar nga Vaclav Havel, një njeri i respektuar. Se Edi Rama tha se është praktikë antieuropiane. Havel ka qenë dhe mbetet një promotor i evropeizmit të vendeve ish-komuniste.

Kjo praktikë u adoptua pas Çekosllovakisë nga Shqipëria në vitin 1996. Në këtë praktikë, përveç lustracionit, ekziston një nen në këtë ligj, që u njeh të drejtën qytetarëve të njihen me dosjen dhe persektorët e tyre. Tani, unë kam këtu ligjin e vitit 2008. Ndiqeni pak nenin 26 të këtij ligji. E drejta për t’u njohur me dosjen personale. Çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të njihet me të dhënat personale me atë që përmbajnë dosjet e Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimit të ligjit. Asnjë kufizim pra. Për njohjen e këtyre të dhënave, shtetasi paraqet kërkesë me ligj te autoriteti shtetëror. Autoriteti brenda 30 ditësh është i detyruar të kthejë përgjigje negative nëse nuk ka të dhëna. Në çdo rast, shtetasi njihet vetëm me të dhënat personale të tij. Ky nen i jep mundësinë çdo shqiptari të marrë dosjen e tij dhe të njihet me dosjen e tij. Ka një ligj tjetër të kaluar nga qeverisja e PD, për herë të parë në Shqipëri, ligji i dënimit të krimeve të komunizmit dhe gjenocidit komunist. Sipas atij ligji, secili person që gjen persekutorin e vet, ka të drejtë të paraqitet në prokurori dhe të kërkojë dënimin e tij. Pikërisht këtë ligj, Edi Rama e çoi në Kushtetuese dhe e rrëzoi me 5 gjykatës që ishin në konflikt të plotë interesi.Hapja e debatit për ligjin e gjahut të shtrigave kundër Ilir Metës. Se ai është amendament kundër Metës. Ne menduam se do kthejë ligjin e lustracionit, sepse çdo i përndjekur dhe shoqëria kërkon që ata që kanë kryer krime, të mos jenë në poste. Kjo është pritshmëria e ligjshme.

Pikërisht këtë nuk pranon Edi Rama. Dhe u zotua se kjo nuk do ndodhë kurrë. Kështu që ne, kemi dorëzuar këtë ligj me disa ndryshime. Ne nuk jemi kurrë për gjah shtrigash, të bësh një ligj për vetëm një njeri. Nuk jemi kurrë për shkatërrimin e sigurisë juridike, kur nuk njeh vendimet e dy komisioneve të mëparshme, në një kohë kur ato nuk mund të anulohen me asgjë tjetër, përveçse me gjykatë. Ato atakohen në gjykatë. Se nëse vazhdojmë praktikë gangsterësh si këta, ju garantoj se nesër mund të kalojnë një nen tjetër për pronën, për pasuritë private, për aktivitetet private. Nuk ka shtet në botë që bën diçka të tillë, përveç juntave.

Ditën e djeshme, Kuvendi miratoi me 94 vota pro ndryshimet e ligjit për hapjen e dosjeve. Nga grupi parlamentar i PD-së, nuk votuan deputetët e rreshtuar me “Rithemelimin” me në krye Sali Berishën. Nuk votuan gjithashtu tre deputetet e LSI-së, sa kohë që miratimi i këtij ligji prek Ilir Metën direkt. Nuk kanë votuar gjithashtu në bllok aleatët e Berishës, përjashto deputeten e PDIU-së, Mesila Doda. Kolegu i saj, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk mori pjesë në votim. Dy deputetë të PS-së abstenuan. Ata janë Damian Gjiknuri dhe Nasip Naço. Ndërsa deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj nuk ka votuar ligjin e propozuar. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se ishte ish-Presidenti Ilir Meta.

sali berisha ilir meta votohet hapja e dosjeve dosjet e sigurimit te shtetit

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen