LIVE UPDATES
Politike

BE ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përsëriti të premten në një konferencë për medie në Bruksel se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, janë të përkohshme dhe se ato mund të hiqen, varësisht prej veprimeve të Kosovës në terren, sidomos në veri të Kosovës.

16 Nëntor 2024, 21:20 Nga N.F
BE ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës
Foto ilustruese

KOSOVË- BE bën të ditur, se për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është i nevojshëm pajtimi i të gjitha shteteve anëtare. Kosova këmbëngul në heqjen e tyre. Përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e Jashtme dhe Sigurinë, tashmë në largim, Josep Borrell, muaj më parë kishte dhënë një rekomandim për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, por për marrjen e vendimit duhet dakordimi i të  gjitha shteteve anëtare. Aktualisht mbetet e paqartë, nëse do të ketë vendim në këtë mandat të Komisionit, ndonëse vazhdimisht po diskutohet në grupet punuese të BE-së.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përsëriti të premten në një konferencë për medie në Bruksel se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, janë të përkohshme dhe se ato mund të hiqen, varësisht prej veprimeve të Kosovës në terren, sidomos në veri të Kosovës. "Përgjigja është sikurse herën e fundit dhe ҫështja është duke u shqyrtuar në Këshill dhe do të vendoset nga vendet anëtare pa marrë parasysh se kur do të nisin mandatin institucionet e reja”, tha Stano, ndonëse nuk kishte një përgjigje, nëse masat ndëshkuese ndaj Kosovës mund të hiqen para përfundimit të mandatit të Komisionit aktual Evropian, apo do të pritet përbërja e Komisionit të ri.

Kosova: Nuk arsyetohet mbajtja në fuqi e masave ndëshkuese


Nga ana e tyre autoritetet më të larta të Kosovës i kërkojnë me ngulm Bashkimit Evropian heqjen e masave ndëshkuese duke argumentuar se tashmë de-eskalimi në veri të Kosovës ka ndodhur dhe s'ka arsye që të vazhdohet me masa ndaj Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se "vazhdimi i masave ndaj Kosovës është i padrejtë dhe se vendi i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”.

Ndërkohë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas një mbledhjeje të qeverisë, se "masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë të padrejta”. "Masat, që janë në fuqi ndaj Kosovës, bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe në Planin e Rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave me BE-në. Në këtë kontekst, kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, tha kryeministri Kurti.

Pse u vendosën masat ndëshkuese ndaj Kosovës


Masat ndëshkuese që BE-ja vendosi ndaj Kosovës në qershor të vitit të shkuar përfshinë suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, suspendimin nga programi i fondeve për Kosovën, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë përveç takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, një grup përfaqësuesish të vendeve anëtare të Komisionit Evropian, ka kërkuar që të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës. Ndërsa, një grup tjetër i vendeve ka kërkuar që BE-ja të ketë qasje më të balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke konkluduar se edhe Serbia nuk ka bërë asgjë për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka ndërmarrë disa veprime në veri , që janë kritikuar nga faktori ndërkombëtar si veprime të pakoordinuara. Qeveria ndaloi përdorimin e dinarit serb, ka mbyllur disa degë të postës serbe, si dhe institucione paralele të Serbisë në Kosovë.  E disa përfaqësues të shteteve anëtare të Komisionit Evropian, thonë se do të ishte kundërproduktive që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës, pikërisht duke pasur parasysh se autoritetet e Kosovës kanë vazhduar të ndërmarrin masa të njëanshme dhe të pakoordinuara në veri të banuar me shumicë serbe./DW

kosova be masat e be-se

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë