6 Prill 2026, 20:16
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që në datën 17 prill ti japin leksionin më të madh narkoregjimit të Edi Ramës. Duke folur në "Foltoren" para Kryeministrisë, Lideri i opozitës e cilësoi 17 prillin si ditën e shqiptarëve dhe dita e kryengritjes më të madhe paqësore në historinë e vendit.
Kryedemokrati theksoi se shqiptarët nuk do pajtohen kurrë me një regjim që i vjedh dhe plaçkit ditën dhe natën. Berisha tha ndër të tjera, se BE nuk ia kanë mbyllur derën shqiptarëve, por derën ia kanë mbyllur Edi Ramës dhe anëtarëve të organizatës kriminale.
"Ndaj dhe 17 prilli është një ditë e shqiptarëve, është dita e kryengritjes më të madhe paqësore në historinë e vendit. Le të mblidhemi ne në atë kryengritje me besim të plotë se fitorja është e qytetarëve. Me besim të plotë se shqiptarët nuk do pajtohen kurrë me një regjim që i vjedh dhe plaçkit ditën dhe natën. Nuk do pajtohen kurrë me një regjim që e ka bërë Shqipërinë, që e ka bërë Tiranën qytet të pajetueshëm nga të rinjtë shqiptarë.
Që e ka bërë Tiranën dhe Shqipërinë, vendin dhe qytetin që i përzë të rinjtë rrugëve të botës sepse nuk u ofron strehë, nuk u ofron punë, nuk u ofron të ardhme. Ndaj dhe data 17 do jetë leksioni i madh që do i jepet këtij regjimi. Do vazhdojmë betejën tonë gjer në fitoren e sigurt. Do vazhdojmë betejën tonë për çeljen e rrugës së integrimit në BE. Jo miq, nuk të hap askush derën kur do të hysh si hajdut.
Derën nuk ia kanë mbyllur shqiptarëve, derën ia kanë mbyllur Edi Ramës, derën ia kanë mbyllur Lubi Ballukut, derën ia kanë mbyllur Lindave të AKSHI-t dhe Surrelit, derën ia mbyllin anëtarëve të organizatës kriminale, por jo qytetarëve të ndershëm shqiptarë, kurrë. Ndaj dhe ne le të bëjmë detyrën tonë, t’u japim përgjigjen e merituar këtyre hajdutëve dhe të kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit dhe të ardhmes. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore!" tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
6 Prill 2026, 20:14
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se dy javë më parë ishin 4 vende që ...
Politike
6 Prill 2026, 19:48
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria është vendi me barrën f...
Politike
6 Prill 2026, 19:40
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se mediat e kontrolluara nga qeveria duan me çdo kusht të ...
Politike
6 Prill 2026, 17:49
E. D
Ferit Hoxha
TIRANË- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka deklaruar se procesi drejt anëtarësimit të...
Politike
6 Prill 2026, 13:54
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, është zhv...
Politike
6 Prill 2026, 13:35
I.A
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi me kryeministrin Albin Kurti &eum...
Politike
6 Prill 2026, 11:50
I.A
Kurti dhe Abdixhiku
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka nisur të hënën një takim me Lumir Abdixhikun, kryetarin ...
Politike
6 Prill 2026, 11:02
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Rama të ballafaqohen për çështjen “Partizani&rdq...
Politike
6 Prill 2026, 10:53
I.A
Sali Berisha
TIRANË- SPAK ka reaguar së fundmi lidhur me kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për t&e...
Politike
6 Prill 2026, 10:39
I.A
Sali Berisha
Kreu i PD, Sali Berisha, ka shtuar listën e akuzave ndaj gjyqtares së dosjes “Partizani”, Irena Gjoka. Pasi e denoncoi ...