Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha u shpreh se ish-zyrtari i lartë është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se kjo është deklaruar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmertaj dhe se kërcënimet kanë ardhur për shkak të tenderëve familjare.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në lidhje me zhdukjen prej disa orësh të ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima. Berisha u shpreh se ish-zyrtari i lartë është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se kjo është deklaruar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmertaj dhe se kërcënimet kanë ardhur për shkak të tenderëve familjare.
Sipas tij Shima është në një vorbull ndërthurjesh, interesash ndër më mafiozet. Ai më tej theksoi se AKSHI është quajtur sipërmarrja private e Ramës. Berisha u shpreh se janë vërtetuar se janë kryer 800 transaksione nga Thesari i Shtetit. Ai tha se bisedimet e zbardhura një personi i kërkon Gerond Meçes mbështetje për të fituar tendera në AKSH, ku sipas tij tenderat i përcakton baxhanaku i Edi Ramës, Armand Fangu.
"Dje pasdite, Shqipëria, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, e tëra u përpi nga lajmi se ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ish-zyrtari i lartë i kërcënuar egërsisht nga Edi Rama sipas ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmertaj, për shkak të tenderëve familjare, personi, i cili u shkarkua si zëvendësdrejtor i përgjithshëm me datën 19 mars të vitit 2024, pasi famozja Mirlinda Karçanaj kaloi një sesion shumë të zgjatur pyetjesh në SPAK. Dhe po atë ditë, pas atij sesioni, sikur të merrte urdhër nga SPAK, ajo e shkarkoi në vend pa dhënë asnjë motiv.
Ky është Shima, i cili është në një vorbull ndërthurjesh, interesash ndër më mafioze. Ju e dini se AKSHI është quajtur sipërmarrja private e Edi Ramës. Ju, shqiptarët e dinë, se regjistrime ambientale, çka do të thotë regjistrime në tavoline, të një bisede të Gerond Meçes, njeriut që ka fituar 46 milionë euro tendera, me të famshmen kompani ABS, tendera sekrete, tendera pa garë, dhe janë vërtetuar 800 transaksione nga Thesari i Shtetit, në një bisedë me një person tjetër në një mjedis, personi tjetër i kërkon Gerond Meçes mbështetje për ët fituar tendera në AKSH, ku aty përflitet se tenderat i përcakton baxhanaku i Edi Ramës, kunati i Linda Ramës, Armand Fangu, madje thuhet se vetë Linda ka bërë takime me prokurorin Mara që po hetonte dosje të Armand Fangut.
Pra, Shima ishte një person në qendër të ciklonit. Ishte personi që dinte çdo gjë për Fangun, për Meçen, por dinte gjithçka tjetër edhe për dy zonjat aty, njëra është famozja Mirlinda, kurse tjetra është fiks motra e Ergys Agasit, e këtij kryemafiozi të Shqipërisë dhe Ballkanit. Ajo është drejtoresha juridike e AKSHI-t." tha ai.
Zhupa TIRANË- Deputetja e PD-së, Ina Zhupa përmes një postimi në "Facebook" ka bërë thirrje se dohet të nisë r...
QSUT TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga punimet në QSUT. Rama shkruan se punim...
Foto TIRANË- Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në kuadër të Plan...
foto ilustruese TIRANË- Ministrat pritet të lehtësohen nga barra e përgjegjësisë dhe firmat shkresore, pasi drejtuesit e dre...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kapur sërish me vendimin e gjykatësit Hasbi Balliu. Me anë të...
foto ilustruese KOSOVË- Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të mërkurën partitë politike në Kosovë ta respektojnë ak...
selia e partise demokratike TIRANË- Sekretari i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Sekretari i përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi ...
Foto KOSOVË- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka folur për mediat pas dështimit për të disatën he...
Punimet SARANDË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se punimet në Shtëpin&...
Balliu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu gjatë një deklarate për mediat është shprehur se kryem...