20 Maj 2026, 19:30
Nga D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar se, Departamenti i urtësisë artificiale në PD do ketë dy qëllime kryesore. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e departamentit, ai u shpreh se ky ndyshim do shërbejë për partinë tani dhe për qeverisjen nesër në pushtet.
Sipas tij, përdorimi i saj në fushën e mësimdhënies, në fushën e ekonomisë, në fushën e shëndetësisë me aftësira të jashtëzakonshme në diagnozë për shkak të disponibilitetit që ka në miliona të dhëna.
Deklarata e Berishës:
"Ndaj dhe ne krijojmë këtë departament me dy qëllime kryesore. Së pari vetë partia duhet të përjetojë të gjitha avantazhet e epokës së urtësisë artificiale. Së dyti dhe më e rëndësishmja, nesër në pushtet, ekipi ynë duhet të jetë i gatshëm për zbatimin, aplikimin, zhvillimin e të gjitha avantazheve të jashtëzakonshme që ka inteligjenca artificiale. Asgjë sot nuk ka garanton transparencën sa Blockchain. Në qoftë se ka një vend në Evropë dhe në botë që është i zhytur në mënyrë të tmerrshme në falsifikim, në gjërat më themelore, Shqipëria ka më të domosdoshme se kushdo tjetër.
Në departament ka anëtarë të rinj, që nuk janë këtu, por janë jashtë vendit, që punojnë me sukses të madh në Blockchain, të gatshëm të kthehen në vendin e tyre dhe të japin kontribut në këtë fushë shumë të çmuar. Teknologjia e re dhe urtësia artificiale në veçanti ngjall debate. E vërteta është se debatet nuk janë të pabaza, sepse përdorimi i saj mbi bazën e rregullave të drejta, transparente, e shndërron atë në një mjet të dobishëm, në një mjet që promovon drejtësi sociale, promovon barazi, promovon transparencë në interes të të gjithë qytetarëve.
Pa u ndalur pastaj në fushat e ndryshme. Përdorimi i saj në fushën e mësimdhënies, në fushën e ekonomisë, në fushën e shëndetësisë me aftësira të jashtëzakonshme në diagnozë për shkak të disponibilitetit që ka në miliona të dhëna. Është një mjet jashtëzakonisht i çmuar. Por, përsëri asgjë nuk zëvendëson përgjegjësinë e njeriut, asgjë nuk zëvendëson ndërgjegjen, moralin dhe dinjitetin e njeriut.", tha Berisha./Dosja.al
sali berisha pd
Politike
20 Maj 2026, 19:20
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, opozita ka zgjeruar penetrimin e internetit duke u bërë...
Politike
20 Maj 2026, 19:10
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe presidenti Begaj janë “sharlatan&...
Politike
20 Maj 2026, 19:00
E.d
Foto ilustruse
Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9 milionë euro nga ndihma financiare e Planit të Rritjes Shqipëris...
Politike
20 Maj 2026, 18:42
E.d
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u ka bërë një kë...
Politike
20 Maj 2026, 18:31
D.S
pollicia e kosoves
KOSOVË- Policia e Kosovës ka zhvilluar sot disa kontrolle në shkolla në Mitrovicë të Jugut dhe ...
Politike
20 Maj 2026, 17:39
D.S
Eric Wendt
SHBA- I nominuari i Trump-it si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt deklaroi se Porto Romano është një port ky&ccedi...
Politike
20 Maj 2026, 17:39
E.d
Eric Wendt
SHBA- Kandidati i presidentit amerikan, Donald Trump për postin e ambasadorit në Shqipëri, Eric Wendt ka deklaruar se në...
Politike
20 Maj 2026, 17:35
E.d
SHBA- Kandidati i presidentit amerikan, Donald Trump për postin e ambasadorit në Shqipëri, Eric Wendt ka treguar se cili do të jet&eu...
Politike
20 Maj 2026, 17:21
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Kandidati për ambasador në Shqipëri Eric Wendt është pyetur për rolin e SPAK, nga një prej an&...
Politike
20 Maj 2026, 14:58
D.S
Ylli Pango
TIRANË- Ish-ministri Ylli Pango është paraqitur ditën e sotme në GJKKO. Mësohet se, Pango ësht&eu...