LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ne zgjeruam penetrimin e internetit dhe u bëmë vendi i parë në botë me platformën dixhitale për prokurimet publike

Gjatë fjalës së tij, në prezantimin e Departamentin e Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale nga PD, Berisha tha se, kur erdhi në pushtet në vitin 2005, Shqipëria kishte një shkallë shumë të ulët të përdorimit të internetit.

20 Maj 2026, 19:20 Nga D.S
Berisha: Ne zgjeruam penetrimin e internetit dhe u bëmë vendi i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, opozita ka zgjeruar penetrimin e internetit duke u bërë vendi i parë në botë me platformën dixhitale për prokurimet publike.

Gjatë fjalës së tij, në prezantimin e Departamentin e Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale nga PD, Berisha tha se, kur erdhi në pushtet në vitin 2005, Shqipëria kishte një shkallë shumë të ulët të përdorimit të internetit.

Kryedemokrati përmendi gjithashtu se kishte marrë vlerësimin nga themeluesi i Transparency International dhe se Shqipëria mori çmimin e dytë nga OKB për transparencën.

Deklarata e Berishës: 

"Do t’u jap një shembull. Në vitin 2005, Shqipëria kishte penetrimin e internetit 4.9 përqind.
Dhe shpallëm si objektiv Shqipërinë dixhitale. Mediat qeshin me titullin. Të tjerët shihnin me skepticizëm. U emërua një ministër, ç’është e vërteta, ministër për teknologjinë dixhitale dhe shoqërinë e informacionit, Genc Pollo. Më pyeti Genc Pollo, ishte historian, por ishte edhe politikan, më pyeti, pse më emërove në këtë post. I them unë sepse Shqipëria dixhitale është absolutisht një nga objektivat më absolute të miat dhe të qeverisë.

Dhe Genc Pollo me përkushtim të madh, por edhe me vizion, me një epik të vogël, ia doli që penetrimin e internetit në Shqipëri ta arrijë nga 4.9 përqind në 63 përqind. Mesatarja evropiane ishte 3 përqind më e lartë se kjo. Por pati një fushë ku ne u bëmë të parët në botë. Dhe kjo ishte fusha e prokurimeve publike. Shqipëria u bë vendi i parë në botë që përdori platformën dixhitale në prokurimet publike, përveç blerjeve të vogla. Dhe në një tryezë në Bruksel, me një profesor të shkëlqyer gjerman që kishte themeluar Transparency International, u thotë të pranishmëve, kjo që kanë bërë këta ka qenë një vullnet i hekurt sepse këtu në Evropë të gjithë të tjerët mund ta bënin para tyre, por nuk e ka bërë asnjëri sepse duan të kontrollojnë prokurimet.

Dhe ajo solli që, sot ky sistem ekziston, por në tre vitet e para gjer në vitin 2013, ky sistem i cili u vlerësua nga OKB, u certifikua, dhe Shqipëria u nderua me çmimin e dytë të kësaj organizate për transparencën. Sot transparenca e prokurimeve publike nga 80 pikë që vlerësohej në vitet 2010-2013, ka zbritur në 65 pikë në vitin 2026. Pra, përveç kësaj, dua t’u rikujtoj tre të rinj shqiptarë në atë periudhë punojnë vetë dhe përgatisin platformën e kadastrës dixhitale. Një platformë jashtëzakonisht e rëndësishme, themelore.

Banka Botërore fillimisht me skepticizëm absolut ndaj tyre, por kur solli specialistët dhe u ndalën mbi të, Banka Botërore e certifikoi atë dhe filloi të organizojë seminarë me këta ekspertë, që sot nuk e di se ku janë, për platformën e tyre. Të gjitha këto që u thashë ishin guxim jashtë nivelit të përgjithshëm teknologjik të Shqipërisë. Por dëshmojnë se përpjekja për vënien e saj në shërbim të qytetarëve, në shërbim të njeriut, është domosdoshmëria më e madhe, është përgjegjësi kryesore e atyre që drejtojnë dhe atyre që punojnë në fusha të ndryshme.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë