Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai tha se dyert e universiteteve do jenë të hapura për të rinjtë dhe pas përfundimit të studimeve, qeveria do paguajë sigurimet shoqërore çdo punëdhënësi që punëson të ri.
KURBIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Kurbini u shpreh se pas zgjedhjeve të 11 majit PD do të çlirojnë Shqipërinë dhe do çelin një kapitull të ri. Berisha u shpreh se pas ardhjes në pushte mësuesit do të paguhen me rrogë minimale 1500 euro.
Ai tha se dyert e universiteteve do jenë të hapura për të rinjtë dhe pas përfundimit të studimeve, qeveria do paguajë sigurimet shoqërore çdo punëdhënësi që punëson të ri. Berisha foli edhe për bonuset ndërsa theksoi se për fëmijën e parë do të jetë 70 euro. Ai shtoi se bonus për fëmijën e dytë 60 euro ndërsa për fëmijë e tretë ose katërt do të ketë pagesë të plotë nga lindja deri në moshën 23 vjeç.
"Pra, do çlirojnë Shqipërinë dhe do çelin një kapitull të ri, kapitullin e shqiptarëve dinjitozë, kapitullin e besimit tek Shqipëria, e prosperitetit dhe mirëqenies së tyre, e punësimit. Kapitullin me të cilin kombi do ecë në rininë e tij. U jap këtyre të rinjve fjalën se qëllimi më madhor i programit tonë është që ata ëndrrën e tyre të bukur shqiptare ta ndërtojnë në Shqipëri. Që ata të mos e eksportojnë ëndrrën jashtë Shqipërisë. Shqipëria e ka jetike ëndrrën e tyre. Pa ëndrrën e tyre kombi nuk ka të ardhme. Ndaj dhe ne do dyfishojmë investimet në arsim. Do modernizojmë shkollat.
Garantoj mësuesit se do paguhen me rrogë minimale 1500 euro. Se nuk do ketë asnjë mesatare apo pengesë. Dyert e universiteteve do jenë të hapura për ju. Pas përfundimit të studimeve, qeveria do paguajë sigurimet shoqërore çdo punëdhënësi që punëson të ri. Një çati për çdo çift të ri, 30 mijë euro grant për të përballuar kredinë e butë për strehim për ju. Bonus për fëmijën e parë 70 euro. Bonus për fëmijën e dytë 60 euro. Pagesë e plotë nga lindja gjer 23 vjeç për fëmijën e tretë. Përpjekjet më të mëdha për të kthyer në Shqipëri çdo shqiptar që u largua këto vite. 5 vite pa taksa, kredi të buta për strehim, hiqet çdo taksë mbi pronat e emigrantëve. Miq, e keni konstatuar ju që ka një vërshim të emigrantëve nga të gjithë vendet.
Përveçse janë regjistruar çerek milion prej tyre, tani edhe 300-400 mijë të tjerë po vërshojnë të vijnë të votojnë, ta përcjellim Edi Ramën në banesën e turpit të historisë. Ta përcjellim atje ku e ka vendim. Garantoj bizneset e Kurbinit se klima më miqësore do krijohet 100 ditët e para për ta. Se energjia do shitet tre herë më lirë, me 6 lekë nga 18. Tarifat e ujit do përgjysmohen.
TVSH do zbresë në 15 përqind. Tavanet për tatim fitimin dhe TVSH për bizneset e vogla do rriten në 150 mijë euro. Bashkitë, Majlindat si puna e kësaj këtu, kufirin tek thana. Nuk do mund të vendosin kurrë tarifa dhe taksa që tejkalojnë 1 përqind të xhiros së biznesit. Ne besojmë se kjo është rruga e punësimit, e mirëqenies, e begatisë dh e zhvillimit të shqiptarëve.
Fermerët, mbështetje të plotë dhe pesëfishim të subvencioneve për çdo fidan, për çdo kokë vagëti, për çdo njësi prodhimi. Nga 32 milionë, subvencionet do kalojnë në 230 milionë. Do dyfishohet buxheti për bujqësinë. Pra miq, Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria e qytetarëve që jetojnë me dinjitet, që nuk derdhin lot të ftohta mjerimi, që punësohen në vendin e tyre dhe përfitojnë nga pasuritë përrallore të Shqipërisë. Do jetë Shqipëria e patriotëve që e duan këtë vend, duan të ndërtojnë ëndrrat e tyre në këtë vend. 11 Maji është dita e fitores. Votoni ndryshimin, votoni fitoren. Rrofshi ju, rroftë Kurbini, rroftë fitorja. Fitore, fitore, fitore!"tha ai.
Berisha KURBIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me banorë të Kurbinit. Beris...
Berisha KURBIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me banorë të Kurbinit. Beris...
Dega e PD-se CËRRIK- Policia ka dalë pasditen e sotme më një njoftim zyrtar pas denoncimit të Degës së Partisë Demo...
edi rama DIBËR- Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalimit të tij në takimin përmbyllës të fushatës elektora...
edi rama dhe noizy DIBËR- Reperi me origjinë dibrane, Rigels Rajku i njohur si Noizy ka shoqëruar sot Ramën në takimin përmb...
edi rama DIBËR- Në takimin e sotëm në Dibër, kryeministri Edi Rama iu rikthye fjalës "çyryk", me të cilën ki...
Berisha FUSHË KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë të F...
edi rama DIBËR- Kryeministri Edi Rama u shpreh se qarku i Dibrës është prova që në ditën e zgjedhjeve ja vlen të sh...
Berisha FUSHË KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorë të Fush&...
Berisha FUSHË KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorë të Fush&...