LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Edi Rama e ka diskriminuar veriun, motra e Tërmet Peçit ka marrë 60 mln euro tendera, kaq nuk kanë pasur fonde krejt bashkitë e veriu

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Mirditës, Berisha u shpreh se motra e Tërmet Peçit ka marrë 60 mln euro tendera.

4 Dhjetor 2025, 19:03 Nga E.d
Berisha: Edi Rama e ka diskriminuar veriun, motra e Tërmet Peçit ka
Sali Berisha

MIRDITA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama e ka diskriminuar veriun. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Mirditës, Berisha u shpreh se motra e Tërmet Peçit ka marrë 60 mln euro tendera.

Ai tha të gjitha bashkitë e veriut të marra së bashku në 4 vite nuk kanë marrë 60 milionë euro investime nga qeveria. Lideri opozitar tha se qeveria nuk ka bërë investime në Mirditë, në Shkodër, në Kukës, Tropojë dhe Peshkopi. Në fund, ai e konsideroi kryeministrin Rama një "armik" për banorët e veriut.

"Demokrate dhe demokratë, mirditore dhe mirditorë, mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta kudo që jeni sot në këtë sallë, familjet tuaja, Shqipëri dhe botë. I dashur kryetar i bashkisë, kryetar i partisë, drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, deputetë, miq të mi. Vij tek ju me ndjenjën më të thellë të mirënjohjes të përulem para jush, mençurisë tuaj, dinjitetin tuaj.
Ju jeni shembulli i guximit të njeriut, për tu ndarë nga e keqja. I mençurisë së njeriut për ti dhënë atë që meriton të keqen, për të mbrojtur vlerat në kushte jashtëzakonisht të vështira, të një diskriminimi ekstrem, të një propagande mashtruese që barazohet me atë të viteve të zeza të regjimit komunist, përsëri drita e të vërtetës ju priu ju për të ndëshkuar me votën tuaj, këtë të keqe të madhe që ka pushtuar vendin. Votuat në zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme kandidatët e opozitës shqiptare, kandidatët e PD. Pikërisht për këtë arsye, unë zgjodha Mirditën për të çelur siparin me Foltoren e 2-të, e cila dua të them këtu se është foltorja e jetës time. Është foltorja e jetës time, është foltorja për demokracinë, për familjen, për Shqipërinë. Nëqoftëse me foltoren e parë ne së bashku dhe se harroj kurrë pritjen tuaj unë, ne shpëtuam PD-në, po bëhej gjithçka që Shqipëria të ishte pa opozitë, ose më saktë me kallp opozitë.


Po bëhej gjithçka që opozita të ishte stoli e një armiku të egër të kombit shqiptar, e një armiku të familjes shqiptare, e një armiku të egër të qenies shqiptare, i cili quhet Edi Rama. Po miq, në histori nuk ka një pushtues mizor, një ka një diktator, nuk ka një regjim që të ketë zhbërë shqiptarët, kombin në 10 vite sa Edi Rama. Mbyllni për një moment sytë dhe kujtoni fshatrat e bukur të Mirditës, ku janë njerëzit, ku janë nxënësit, ku janë fëmijët. Pra, po si kjo është e gjithë Shqipëria. Pra në 10 vite jemi zhbërë sa kurrë në ekzistencën tonë. Sot ne kemi atë shtesë popullate, që kishim kur ishim gjithsej 700 mijë vetë, 100 vite më parë. Sot Mirdita dhe Shqipëria ka lindshmërinë më të ulët për shkak të emigracionit. Nga viti 2018 vdekjet tejkalojnë ndjeshëm lindjet. Çdo vit me këtë ritëm ne pakësohemi 400-500 mijë vetë në vitin 2050. Ne ecim drejt shfarosjes tonë nga ky regjim si kurrë ndonjëherë tjetër. Por unë jam këtu, do të them, Enver Hoxha për shkak të burrërisë, qëndresës, heroizmit antikomunist të mirditorëve, pushkatoi, ekzekutoi, burgosi qindra e mijëra mirditorë.


Por ama diskriminim absolut që i ka bërë Edi Rama, Mirditës dhe veriut në tërësi nuk ja ka bërë kush kurrë. Para 5 ditësh po shihja një emision. Gazetarët po tregonin me dokumente se, si kryetari i bashkisë së Tepelenës, famëzi Tërmet Peçi, motra dhe i tij kishin përfituar 60 milionë euro tendera. Ju garantoj se të gjitha bashkitë e veriut të marra së bashku në 4 vite nuk kanë marrë 60 milionë investime nga qeveria. Një diskriminim, një lënie, e veriut i cili në prodhimin e përgjithshëm jep qindra milionë euro, kurse në shpërndarje shifni vetë. E ndaloi kohën, pa investime në Mirditë, në Shkodër, në Kukës, Tropojë, Peshkopi. 14 vite vazhdoi Rruga e Arbrit, dhe sa gjithsej 27 kilometra. 32 ishin të të përfunduara. Pra vetëm motra e Tërmetit kishte marrë nga vëllai i tij, apo rrethi i tij, 60 e ca milionë euro tendera. Ja ky është Edi Rama për mirditorët, ky është Edi Rama për banorët e veriut. Një armik, një armik në gen. Pse e them në gen, sepse Enver Hoxha e kishte në rreth të kuq veriun. E konsideronte zonë armike." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama mirdita

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës