Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur në Mirditë, Berisha u shpreh se Rama miratoi me dhunë ligjin më të turpshëm, më shkatërrimtar për gjininë njerëzore që është vepër e Zotit.
MIRDITA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama miratoi ligjin për gjininë, prandaj dhe kjo foltore është edhe për të shpëtuar familjen. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur në Mirditë, Berisha u shpreh se Rama miratoi me dhunë ligjin më të turpshëm, më shkatërrimtar për gjininë njerëzore që është vepër e Zotit.
Lideri opozitar tha se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e ndaloi këtë ligj. Në fund, Berisha tha se kjo foltore nuk është më vetëm foltore e demokratëve, po kjo foltore është e të gjithë shqiptarëve, të cilët i thonë prindit prind, babait baba, nënës nënë, vajzës vajzë dhe djalit djalë.
"Po familja, çfarë bëri. Ka sjellë në parlament dhe miratoi me dhunë ligjin më të turpshëm, më shkatërrimtar për gjininë njerëzore që është vepër e Zotit, burrë dhe grua, djalë dhe vajzë. Ligjin me të cilin, fëmijëve tanë, nipave, mbesave, stërnipave tanë do të ju diktojë gjininë tjetër nga ajo që kanë lindur. Miq, ekzistenca e një shoqërie të vërtetë është në rrezik të madh. Ju e dini, manifesti dhe Marksi djallë me zile, armik të egër kishin pronën private. Ajo thoshte Marksi është nëna e të gjitha të këqijave. Tani këta post Marksistët, ekstremistët e majtë merren me gjininë dhe konceptojnë liri, ndryshimin e gjinive. Dhe kjo rrymë ç’njerëzore mori hov në SHBA. Lavdi Zotit fitoi Donald Trump dhe e ndaloi. Dhe tani më thonë mua, se pse për Trump. Si jo, po shpëton familjen ai. Ajo kandidatja tjetër dilte miting në miting, thoshte se emigrantëve ilegalë që vijnë në SHBA do të ua ndryshojmë gjininë me paratë e shtetit, atyre që duan. E kuptoni ju çfarë ishte kjo. Të përdorje fuqinë me të madhe të botës për të zezat më të mëdha, shkonfigurimin e njeriut.
Ky ligj u votua në Tiranë, u votua në Shqipëri nga Edi Rama, para dy javësh. Dhe më keq, u zhduk, u pre u sharrua një kolonë kryesore e të drejtave të njeriut; prezumimi i pafajësisë. Sipas këtij ligji, po akuzove je i fajshëm gjersa të provosh që ske faj. A nuk është kjo një diktaturë e egër që e pret këtë vend. Dhe më keq, prifti që lexon Biblën, hoxha që lexon Kuranin dhe paraqet familjen, vlerat e saj sipas mësimeve të shenjta, mund të shkojë në burg sepse duhet përkufizimi post marksist i saj. Isha në një takim në Tiranë, dhe e ngriti një qytetar, e ngriti me forcë. Ai propozoi, bëri një propozim të mençur. Ju, tha, duhet të keni një podkast, të flisni vetëm për familjen, pa familje se është në rrezik familja. Po kërcënohet familja.
Ta dinë njerëzit se ç'mësojnë. Filluan i çuan librat, i kishin gati librat. Për t'u thënë fëmijëve se nuk je vajzë ti, po qe se ti mendon se je djalë, je djalë, edhe i jepi hormone pastaj. Apo nuk je, nuk je djalë, po je vajzë. Po qe se e do kështu, merri hormonet. Po si mund të ndërhyjë shteti në gjininë e fëmijëve? Si mund të ndërhyjë shteti në mësimet bazë që jepni ju, që ju jep familja fëmijëve për nënën, babën, vëllaun, motrën, për familjen, për gjininë? A ka ndërhyrje më të egër se kjo? Ndaj dhe kjo foltore është edhe për familjen. Për të shpëtuar familjen. Ndaj kjo foltore, kjo foltore nuk është më vetëm foltore e demokratëve. Kjo foltore është e të gjithë shqiptarëve, të cilët i thonë prindit prind, babait baba, nënës nënë, vajzës vajzë, djalit djalë. Që nuk duan t'ia u shkonfigurojnë me këto akte." tha Berisha./Dosja.al
Albert Mëlyshi MIRDITA- Kryetari i bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi ka deklaruar sot se Mirdita mbetet bastion i demokrac...
Sali Berisha MIRDITË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Rama zhbëri kombin në 10 vite. Gjatë fjalë...
Foto ilustruse TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka një projekt madhor rrugor q&e...
Aleksandër Picaku MIRDITA- Kreu i degës së Mirditës, Aleksandër Picaku ka deklaruar sot se shteti është kthyer...
Foto ilustruese TIRANA- Pas takimeve dhe "Foltoreve", në selinë qendrore të Partisë Demokratike ka nisur një lëvizje e re org...
Foto ilustruse TIRANË- Deputeti i Partisë Liria, Tedi Blushi ka deklaruar ditën e sotme se ish-presidenti Ilir Meta, vijon të jet&...
Jorida Tabaku TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti alarmin në Kuvend për situatën në sistemin e pro...
Andis Salla TIRANA- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një takim pune me Sameh Naguib Wahba, Drejtor Rajon...
Ivi Kaso TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi se pas zhvillimeve të fundit që përfshijnë zv.kryeministren Be...
Klevis Balliu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar sot siguria në vend ka rënë, pasi në n...