Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Lideri i opozitës thekson se kriza e naftës, rritja e çmimeve të karburanteve janë shkak madhor për tu përballur me këtë qeveri deri në rrëzimin e saj.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë. Lideri i opozitës thekson se kriza e naftës, rritja e çmimeve të karburanteve janë shkak madhor për tu përballur me këtë qeveri deri në rrëzimin e saj.
Berisha tha ndër të tjera, se opozita ka përgatitur amendamente ligjore për të ndërhyrë në taksën e qarkullimit dhe akcizën e karburanteve, por shtoi se nuk pret që këto nisma të marrin mbështetje në Kuvend.
"Sigurisht që janë përgatitur ligjet dhe amendamentet për të ndërhyrë qoftë në taksën e qarkullimit, qoftë edhe në akcizë. Dhe ndërhyrja është shumë e domosdoshme sepse e vërteta është që kjo krizë energjie, e krijuar nga lufta në Lindje të Mesme, nuk mund të parashikohet. Dhe në fakt po të kemi parasysh gjeografinë e naftës, i intereson shumë Europës, është importues nga ajo zonë Europa, importues kryesor dhe kushtet në të cilat Rusia në armiqësi dhe në luftë kundër Europës.
Pra, kjo është një krizë ndaj të cilës duhet qëndruar me vendosmërinë më të madhe. Ne do dërgojmë në parlament, dhe shanset janë joreale që aty të prevalojë arsyeja, por përsëri unë ftoj qytetarët që kanë automjete, ftoj fermerët që nuk punojnë dot tokën, ftoj ata pensionistët që nuk përballojnë dot çmimet të ngrihemi në revolta të fuqishme.
Edi Rama, në akt të paprecedent mbylli dyert drejtësisë për të ndëshkuar korrupsionin. Nxorri veten dhe qeverinë mbi ligjin me aktet, të cilat janë me pasoja shumë shumë të rënda për një vend. Dhe në këtë kuadër, mbetet vetëm revolta jonë. Dhe çmimi i naftës është absolutisht një shkak madhor për t’u përballur me këtë qeveri gjer në rrëzimin e saj," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ndërmarrjen shtetërore të naftës do e marrë ve...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar skandalin, se në Shqipëri sot nuk ka asnjë lit&e...
Ina Zhupa TIRANË- Drejtuesja politike rrethit të Sarandës, deputetja e PD-së Ina Zhupa ka zhvilluar një takim me strukturat...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Kryeministri Edi Rama po krijon kompani shtetërore për naftën, sepse do ...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të dëshmisë së Jozef Hejsek. Përmes nj&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama po krijon kompani shtetërore nafte për t&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se dhjetëra mijëra ton naftë futen kontraband&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për çmimin e lartë të naftës në vend. Gja...
Albin Kurti, Ganimete Musliu KOSOVË- Tensione të ashpra ka pasur në Kuvednin e Kosovës. Mësohet se, deputetja e Partisë Demok...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në njësinë nr. 3 evidentoi pjesëmarrjen e lartë të g...