6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta thotë së do të publikohen edhe të dhëna të tjera në lidhje me dosjen CEZ-DIA.
TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të dëshmisë së Jozef Hejsek. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta thotë së do të publikohen edhe të dhëna të tjera në lidhje me dosjen CEZ-DIA. Meta pretendon se ato janë mbajtur të fshehta nga SPAK.
Reagimi i Ilir Metës
Për transparencë të plotë para opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar, po publikoj sot të plotë dëshminë e Z. Josef Hejsek dhënë më 20 dhjetor 2011 para prokurorit nën betim, e vetmja dëshmi ku ai flet për DIA-n, përpara një organi të procedurës penale. Këtë deklarim të tij, prokurorët e SPAK-ut e fshihnin me këmbëngulje për një kohë të gjatë deri në seancën paraprake, kur e kuptuan që ne e dispononim këtë provë ligjore. Siç e shihni, ne e kemi me vulë të OSHEE, jo vetëm këtë dëshmi por edhe të gjitha materialet që kanë të bëjnë me çështjen CEZ-DIA sepse një zyrtar i dikurshëm i ndershëm i OSHEE na i vuri në dispozicion, fill pasi kishte dëgjuar që Edi Rama me të tijët po përgatisnin një intrigë për të përfshirë Ilir Metën te kjo aferë, siç u paralajmërua edhe në letrën zyrtare të ish-Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Z. Spartak Braho më 27 shtator 2015.
Siç e shihni, këtu jo vetëm që nuk përmendet Ilir Meta por as Qazim Tepshi ish-ambasador, as Sali Berisha ish-Kryeministër, dhe askush tjetër. Këtu tregohet se, jo vetëm procesi është bërë i hapur, por se vendimtare për vendimin që është marrë në Pragë kanë qenë referencat që janë paraqitur nga DIA e Uashingtonit, që sipas tyre kishte përvojë prej 4 miliard dollarë për mbledhjen e borxheve dhe garancitë që i ishin dhënë nga kompanitë amerikane në Çeki. Po kështu, po publikoj të plotë dëshminë e dhënë nga Z. Tomas Pleskaç i cili ka qenë shefi i Z. Hejsjek në Pragë, ku është marrë vendimi për lidhjen e kontratës CEZ-DIA dhe ku do të shikoni përgjigjen e tij me letërporosi dhënë SPAK-ut, në të cilën konfirmon se nuk ka asnjë dijeni për ndonjë lidhje mes tre personave, Ilir Metës, Qazim Tepshit dhe Kastriot Ismailaj. Herën tjetër, do t’ju njohim me prova të reja që tregojnë se DIA ishte një krijesë amerikane dhe as ka patur dhe as mund të kishte lidhje me Ilir Metën.
Pas Metës, ka reaguar edhe Tedi Blushi. Përmes një deklarate për mediat, Blushi u shpreh se Partia e Lirisë do të vijojë të publikojë të dhëna. Ai tha se për çështjen CEZ-DIA, i pari që duhet hetuar dhe të merret i pandehur është krteministri Edi Rama, i cili sipas tij i fali 479 milionë euro CEZ-it, duke i shkaktuar një dëm kolosal buxhetit të shtetit.
Reagimi i Tedi Blushit
Tanimë është e qartë si drita e diellit se hetimi 6-vjeçar ndaj Presidentit Meta, i nisur nga kallëzues të rremë dhe me probleme me drejtësinë, jo vetëm që ka prodhuar zero fakte penale kundër tij, por edhe se standardet e këtij procesi po faktohet se kanë qenë identike me standardet e rrëmbimit kriminal dhe me ato të paraburgimit politik, ku z. Meta, në kundërshtim me ligjin, Kushtetutën dhe KEDNJ, vijon të qëndrojë në izolim ekstrem për më shumë se 18 muaj. Për çështjen CEZ-DIA, i pari dhe i vetmi njeri që duhet hetuar dhe të merret i pandehur është Edi Rama, i cili i fali 479 milionë euro CEZ-it, duke i shkaktuar një dëm kolosal buxhetit të shtetit, por që, afërmendsh, as nuk hetohet dhe as nuk merret i pandehur nga prokuroria e tij politike, edhe pse ka një padi zyrtare nga KLSH, që vazhdon të ‘flejë’ në Prokurori./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama po krijon kompani shtetërore nafte për t&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se dhjetëra mijëra ton naftë futen kontraband&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për çmimin e lartë të naftës në vend. Gja...
Albin Kurti, Ganimete Musliu KOSOVË- Tensione të ashpra ka pasur në Kuvednin e Kosovës. Mësohet se, deputetja e Partisë Demok...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në njësinë nr. 3 evidentoi pjesëmarrjen e lartë të g...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli edhe për denoncimet në Bruksel të grupit parlamentar të Partis&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të kaluara është një rezultat me rrit...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se të gjithë personat të cilët marrin ndihmë ekonomike do t&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se BE do të bëj Shqipërinë pjesë të saj. Gjatë fjalës së tij n...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se për çështjen e presidentit ë...