Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në deklaratat e përditshme nga dritarja e shtëpisë së tij, Berisha ka thënë se plani kryesor i tyre është dyfishimi i rrogave dhe pensioneve.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur sa i përket programit të parties. Ai tha se PD ka një program të shkëlqyer për të zgjidhur problemet e mëdha me të cilat po përballet vendi.
Në deklaratat e përditshme nga dritarja e shtëpisë së tij, Berisha ka thënë se plani kryesor i tyre është dyfishimi i rrogave dhe pensioneve. Duke theksuar ndryshimet që Partia Demokratike solli gjatë kohës që ishte në pushtet, Berisha tha se askush nuk mund të thotë që nuk kanë realizuar ato që kanë premtuar.
Deklarat e plotë:
Miqtë e mi, me të drejtë ju dëgjoni bashkëbisedues, dëgjoni qytetarë të shprehen cili është programi i PD.
Ju garantoj se PD ka programin më të shkëlqyer për të adresuar, për të zgjidhur të gjitha problemet e mëdha me të cilat përballet vendi.
Atyre që mendojnë se këto janë fjalë boshe, atyre u përgjigjemi se ne kemi një trashëgimi dhe ajo trashëgimi është dyfishimi i rrogave dhe pensioneve për shqiptarët. Ajo trashëgimi është transformimi i infrastrukturës për Shqipërinë. Ajo trashëgimi bëri që Shqipëria të kalojë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.
Ajo trashëgimi bëri që shqiptarët, më të varfrit e më të varfrit jo vetëm në rajon, por ndër 3 më të varfrit në planet në vitin 1992, të jenë më të mirëpaguarit në rajon në vitin 2012. Ajo trashëgimi bëri që Shqipëria të anëtarësohet në NATO, të luftojë me zero tolerancë krimin, të marrë liberalizimin e vizave. Dhe u shndërrua në një faktor të pazëvendësueshëm të pavarësisë së Kosovës. Kjo nuk është asgjë për t’u projektuar për të ardhmen.
Por askush nuk mund të na thotë ne se nuk kemi realizuar ato që kemi premtuar. Askush nuk mund të na thotë ne se nuk dimë rrugën e dy dhe trefishimit të rrogave. Askush nuk mund të na thotë ne se nuk çelim dot dyert e integrimit të plotë të Shqipërisë në Europë. Por të gjitha këto miq, kanë vetëm një kusht dhe ky kusht është krijimi i qeverisë teknike. Vota e lirë e shqiptarëve.
Sali Berisha TIRANË- Kreui i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramaz...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, prej 70 ditësh ndodhet në ‘arrest shtëpi...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Rama është mallikim për qytetarët shqi...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se ka vendosur një censurë të plo...
Edi Rama DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim ditën e sotme Organizatat Socialiste 1140 Peshkopi dhe 0990 Klos. Gjatë...
Takimi TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, u takua sot me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së, David...
Belinda Balluku MAT- Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat do të nisë nga puna brenda pak muajsh. Punimet për ...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat të mbajtur ditën e ...
Foto ilustruese TIRANË-Ditën e dielnë 17 Mar Partia Socialiste do të thërrasë Asamblenë Kombëtare, ku do të m...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve te mbledhur poshtë p...