18 Maj 2026, 20:01
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren' para kryeministrisë akuzoi Edi Ramën dhe baxhanakun e tij, se po vjedhin miliarda ndërsa shqiptarëve u është rritur kostoja e jetesës me 60 për qind. Sipas tij, Rama së bashku me baxhanakun e tij, e kanë bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm, duke vjedhur qindra e qindra milionë të qytetarëve.
"Miq, beteja jonë është betejë për shpëtimin e këtij kombi. Për të sotmen dhe të ardhmen e tij. Në këtë betejë ne jemi në koalicionin më të gjerë, më të fuqishëm që kemi pasur ndonjëherë. Janë tetë rezoluta. Edi Rama bërtetë ka mafien shqiptare dhe ndërkombëtare me vete. Por ju e shikoni që nuk ka ditë që mediat e kombeve të lira të mos e damkosin Edi Ramën. Të mos e akuzojnë. Të mos e poshtërojnë siç e meriton. Gangrenë e shqiptarëve e quante një analist i shquar. Hajdut me Lubinë e quante një tjetër para dy ditëve. I analizonte Diellën dhe nxirrte mashtrimin e madh.
E nxori mashtruesin më të madh jo vetëm të Shqipërisë, por në rrafshin teknologjik mashtruesin më të madh ndërkombëtar. Diella kishte zero urtësi artificiale, përveç milionave të vjedhura nga Edi Rama dhe suita e tij për të mashtruar shqiptarët.
Çdo ditë, mediat ndërkombëtare informojnë kombet e tyre me të vërtetat që ne denoncojmë. Me të vërtetat që ne mbrojmë. Me të vërtetat për të cilat ne ngrihemi dhe protestojmë.
Tetë rezoluta ndërkombëtare damkosin regjimin e Tiranës. Damkosin një regjim, i cili varfëron shqiptarët me vjedhjet e tij çdo muaj. 60 përqind është rritur kostoja e jetesës në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në 5 vitet e fundit. Si do jetojnë shqiptarët? E ka bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm, në një kohë kur me baxhanakun dhe vetë kanë vjedhur qindra e qindra milionë, personalisht ai miliarda. Por ne qëndrojmë. Ne jemi këtu të betuar, të pamposhtur në qëndresën tonë," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
18 Maj 2026, 19:57
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar, se opozita është e pamposhtur dhe se ajo qëndron e til...
Politike
18 Maj 2026, 19:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- COELA do të mblidhet të martën në orën 10:00 për të diskutuar Raportin e IBAR p&e...
Politike
18 Maj 2026, 16:01
E.d
Manjola Nallbani
TIRANË- Këngëtarja e njohur shqiptare, Manjola Nallbani ka folur për pengesat që artistët kanë në...
Politike
18 Maj 2026, 15:53
E. D
Pamje nga Takimi
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me bashk&eu...
Politike
18 Maj 2026, 15:34
E. D
Klevis Balliu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka deklaruar se, arrestimi i Shefit të Komisariatit të Polici...
Politike
18 Maj 2026, 15:07
E.d
Ina Zhupa
TIRANË- Në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua sot një seancë dëgjimore me artist&...
Politike
18 Maj 2026, 14:53
D.S
Ivi Kaso
TIRANË- Sekretari i çështjeve ligjore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi se më 23 maj demokratët me referend...
Politike
18 Maj 2026, 13:36
D.S
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka drejtuar sot një letër kreut të SPAK, Klodjan Bra...
Politike
18 Maj 2026, 13:32
E.d
Gentjan Gjyli dhe Ermal Elezi
TIRANË- Ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i OSHEE-së, Erald Elezi, janë paraqitur...
Politike
18 Maj 2026, 11:53
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Platforma, E-Albania 2.0 vjen me një strukturë të re, e cila do të mundësojë për...