LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama vrapon nga samiti në samit si avokati i Vuçiçit, do ketë fatin e McGonigal

Ndër të tjera, numri një i demokratëve sulmoi edhe kundërshtarin e Dushajt, Rexh Byberin, duke i përmendur se shpalli "qytetar nderi", ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

4 Prill 2023, 11:56 Nga k.m.
Berisha: Rama vrapon nga samiti në samit si avokati i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në Tropojë këtë të martë ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit, Besnik Dushajn. Berisha nuk la pas akuzat për kryeministrin Edi Rama, për të cilin thotë se vrapon nga samiti në samit si avokat i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Po ashtu, Berisha shtoi se Rama është antishqiptar dhe gjatë këtyre dy ditëve ka derdhur lot për luftëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, por nga ana tjetër nuk ka lejuar votimin në parlament të dënimit të genocidit serb në Kosovë. Ndër të tjera, numri një i demokratëve sulmoi edhe kundërshtarin e Dushajt, Rexh Byberin, duke i përmendur se shpalli "qytetar nderi", ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

"Mediat i kontrollon barbarisht Edi Rama, shqiptarët përjetojnë një diktaturë të mashtrimit mediatik. Por atë që nuk mund të bëjë Edi Rama, që nuk e ndalon askush, janë takimet me njëri-tjetrin. Ndaj dhe ne do të tejkalojmë me përpjekjen tona të gjithë terrorin mediatik që ushtrohet përmes mashtrimeve, relativizmit, falsitetit. Edi Rama ka prodhuar kompani që janë të specializuara për të prodhuar shpifje dhe lajme të rreme nga mëngjesi deri në darkë sepse dëshiron të shpëtojë nga faktet e vjedhjes dhe tradhtisë së tij. Rexhë, po vazhdove, nuk ndalesh në gabimin tënd. Mirë është që para se të ikësh, tradhtarit të kombit amerikan, t’ia heqësh atë qytetari nderi, se ajo është qytetari turpi. Të garantoj se miku yt, Edi Rama do ketë fatin e tij. Ai do përfundojë siç përfundoi McGonigal dhe të tjerë që janë implikuar, ndaj të paktën mos e lër atë titull aty se është i turpshëm. Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do i hiqet titulli si tradhtar i kombit amerikan. Ju falënderoj për këtë entuziazëm dhe pritje. 14 maji do jetë dita e ndryshimit, dita e fitores,"-tha Berisha.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Mirënjohja ime është e pakufishme për ju, për malësorët kudo që janë sot, për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme, rolin epik që keni luajtur në histori, për mbështetjen e madhe që i keni dhënë demokracisë shqiptare, çështjes shqiptare. Ky vend, kjo zonë, kjo krahinë, po të kishte një emër të dytë, do të quhej Malësia Epike. Natyra e saj është magjia e bukurive natyrore. Sa herë vij këtu, pavarësisht nga orët e rrugës, çdo kilometër më i bëhet më i lehtë. Vitet ikin, fluturojnë. Mbetem i magjepsur, i mahnitur! Sot kam ardhur këtu tek ju për të paraqitur si kandidat për kryetar të bashkisë së Tropojës, zotin Besnik Dushaj, njërin nga demokratët më të vendosur, njërin nga pasardhësit e një familje të nderuar, njërin nga qeveritarët vendorë më të talentuar, njeriun me virtyte, që punoi me përkushtim të madh për ndryshimin e kësaj treve, për zhvillimin e saj. Kam ardhur këtu ballëhapur, jo vetëm për trashëgiminë e punës dhe familjare që Besniku ka, por se kësaj radhe, Admir Sinamati të cilin e përshëndes përzemërsisht, Myftar Dauti që na pret në Has, i paraqesim kandidatë të lirisë, kandidatë të votës suaj, kandidatë të primareve. Unë e di se procesi i primareve, i pari në 32 vite, nuk ishte i përsosur, por u garantoj ju se ai do bëhet gjithnjë e më i përsosur. Kurrë PD nuk do emërojë kryetarin tuaj, kryetarin e bashkisë suaj, deputetin tuaj, por ju e vetëm ju me vullnetin tuaj do i zgjidhni ata. Ta pyesim pak Rexhën, ti kandidat i kujt je? Cili socialist të ka zgjedhur ty? Cili qytetar i katij rrethi të ka votuar ty? Nga dole ti? Nga sirtaret e Edi Ramës. Kudo që shkojmë, përballen kandidatët e lirisë me kandidatët e bodrumeve të mafies.Këto zgjedhje vërtet janë për qeverisjen vendore, por besoj se e keni të qartë se këto janë zgjedhjet e jetës sonë. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që kemi zhvilluar nga viti 1992 deri më sot. Këto janë zgjedhje në të cilat ne shkojmë si misionarë të vërtetë për të firmosur me votën tonë, përmbysjen e sistemit monist të vendosur pas 32 vitesh në Shqipëri. Monizmin e Edi Ramës, monizëm që bazohet te barbaritë e krimit, te vjedhja, droga, te gjenocidi i vërtetë ndaj shqiptarëve. Sot, pas 10 vitesh, shqiptarët ndodhen në kushtet në të cilat nuk kanë qenë kurrë në ekzistencën e tyre kombëtare. Sot, në një hark kohor 8-vjeçar, nga 2014-a deri më sot, 35 përqind e shqiptarëve kanë braktisur Shqipërinë. 40 përqind e tropojasve kanë braktisur Shqipërinë. Asnjë prej tyre nuk ka braktisur këtë vend dhe këtë tokë se nuk e do, se nuk ka mall për familjen e tij, për tokën ku ka lindur. Të gjithë e kanë braktisur sepse këtë tokë, këto troje, Edi Rama i ka shndërruar në tokë të mallkuar për shqiptarët. Edi Rama është sjellë ndaj shqiptarëve si një pushtues i egër. Ai ka krijuar kushte të kalkulueshme për braktisjen e Shqipërisë. Dhe ky quhet gjenocid. Këtë nuk e kanë realizuar të gjithë pushtuesit e të gjitha kohërave mbi Shqipërinë. Tropoja, Malësia e Gjakovës, Nikaj-Mërturi, Lugina e Tropojës, kanë pasuritë e tyre, por për të gjithë këtë trevë, pasurinë më përrallore janë alpet, janë bjeshkët, janë potenciali i tyre i jashtëzakonshëm turistik. Më thoni mua në 10 vite, përveçse janë asfaltuar 10 km rrugë, çfarë investimesh ka bërë kjo qeveri për alpet dhe banorët e tyre? Zero, përkundrazi në vitin 2013 ne hoqëm për 8 vite taksat për çdo investim në zonat malore. Ligji i parë që ndryshoi, ishte anulimi i këtij ligji. Ndaj dhe sot, alpet kanë mbetur aty ku ishin. Megjithatë unë do përgëzoj Besnikun dhe ata biznesmenë tropojas, që ndërtuan Unazën e Bjeshkëve.Shqiptarët ikin sepse i detyron varfëria, i detyron skamja. Kjo varfëri vjen nga vjedhja e tmerrshme që u bëhet nga qeveria e Edi Ramës, nga bashkia e Rexh Byberit, nga çdo bashki socialiste. KLSH ka gjetur se në 9 muajt e parë të vitit 2022, janë vjedhur 122 miliardë lekë. Kjo është zyrtare. Po këtu, në këtë vend, është i vetmi vend në botë, ku qeveria fut 400 milionë për djegësat dhe kreu i prokurorisë thotë se nuk dihet se kush i merr, kush e ka firmosur kontratën. Vjedhja ka dalë për fushe, këta nuk kanë asnjë kufi. Problemi është se me këtë vjedhje, shqiptarët që kishin rrogat në Ballkan në vitin 2013, tani të kenë rroga 40 përqind më të ulëta se në Kosovë. Me këtë vjedhje, investimet u ndërprenë, fermerët u braktisën, Shqipëria u bë një vend për të cilin shqiptarët mendojnë se nuk mund të jetojnë. 14 maji është një ditë e një misioni të madh, një ditë për përmbysjen e monizmit, një ditë për ndarjen nga ky regjim që është sjellë me ju, është sjellë me shqiptarët si një pushtues i egër. Ky regjim është njëkohësisht një regjim fund e krye antishqiptar. Sot, shqiptarët kanë një kryeministër vegël e shpifur e Aleksandër Vuçiçit. Kryeministri i Shqipërisë që i shërben Rexh Byberi, vrapon nga samiti në samit si avokat i Vuçiçit. Vrapon nga samiti në samit duke kërkuar të mos i imponohet Serbisë që të respektojë sanksionet ndaj Putinit, duke kërkuar që Serbia të mbetet një Rusi e vogël. A mundet një shqiptar të marrë përsipër këtë rol tradhtari që merr Edi Rama? A mundet një malësor t’i shërbejë Edi Ramës, njësoj si t’i shërbejë armiqve të kombit. Zgjedhjet më 14 maj janë për fatin e Shqipërisë. Edi Rama është një armik i shqiptarëve, një armik i Kosovës. Këto dy ditë derdhte lot për luftëtarët që gjykohen në Hagë, por në të njëjtën ditë nuk lejonte votimin nër parlament të dënimit të gjenocidit serb në Kosovë. A mundet një shqiptar të mohojë gjenocidin ciklik serb në Kosovë? A mundet një shqiptar të mohojë gjenocidin e vitit 13 në Lumë, Has, Dibër, Tropojë, të certifikuar nga specialistë ndërkombëtarë të kohës? Ky është një antishqiptar që nuk e ka parë toka. Ndaj dhe Rexhë, çdo orë që nuk e dorëzon atë bashki, i shërben një armiku të egër të shqiptarëve. Këto tetë vite kanë qenë vitet e diskriminimit ekstrem për veriun. Mendoni pak, çfarë është investuar në Tropojë? E ka futur 6 miliardë në deficit Rexh Byberi. Diskriminimi merr fund, projektet e mëdha të nisura, do kompletohen. Autostrada e Bregut të Drinit do jetë autostrada e alpeve, do jetë një nga projektet më kryesore. Projekti është gati. Ajo del rruga më panoramike jo vetëm e Shqipërisë, por e gjithë Ballkanit, një nga rrugët më panoramike të gjithë Europës. Do jetë përparësi e parë. Lidhja e Shqipërisë me Kosovën me hekurudhën do jetë projekti i dytë i katërvjeçarit të parë të PD-së në pushtet. Së fundmi, sapo të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, Shqipëria do firmosë marrëveshje me Kosovën për vendosjen e dyshtetësisë. Të gjithë shqiptarët do kenë të drejtë të mbajnë shtetësinë e Kosovës ose Shqipërisë, njërën ose tjetrën ose të dyja bashkë. Ai kufi mbetet si një relike e padrejtësisë që është bërë ndaj shqiptarëve. Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të ndjehen një komb, një qëndrim, një të ardhme. Ja pse zgjedhjet e 14 majit, ja pse vota për Besnik Dushën është votë e misionit tonë, është zgjedhje e jetës sonë, me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Tropojës dhe Shqipërisë. Në këto zgjedhje është jetike që secili prej jush ta bëjë natën ditë, të punojë me gjithë mundësitë e tij, të trokasë në çdo derë dhe zemër për të shpjeguar rëndësinë jetike të këtyre zgjedhjeve. Mediat i kontrollon barbarisht Edi Rama, shqiptarët përjetojnë një diktaturë të mashtrimit mediatik. Por atë që nuk mund të bëjë Edi Rama, që nuk e ndalon askush, janë takimet me njëri-tjetrin. Ndaj dhe ne do të tejkalojmë me përpjekjen tona të gjithë terrorin mediatik që ushtrohet përmes mashtrimeve, relativizmit, falsitetit. Edi Rama ka prodhuar kompani që janë të specializuara për të prodhuar shpifje dhe lajme të rreme nga mëngjesi deri në darkë sepse dëshiron të shpëtojë nga faktet e vjedhjes dhe tradhtisë së tij. Rexhë, po vazhdove, nuk ndalesh në gabimin tënd. Mirë është që para se të ikësh, tradhtarit të kombit amerikan, t’ia heqësh atë qytetari nderi, se ajo është qytetari turpi. Të garantoj se miku yt, Edi Rama do ketë fatin e tij. Ai do përfundojë siç përfundoi McGonigal dhe të tjerë që janë implikuar, ndaj të paktën mos e lër atë titull aty se është i turpshëm. Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do i hiqet titulli si tradhtar i kombit amerikan. Ju falënderoj për këtë entuziazëm dhe pritje. 14 maji do jetë dita e ndryshimit, dita e fitores.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion