5 Maj 2026, 20:09
Nga D.S
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” të përballjes politike, ndërsa theksoi se, sipas tij, kryeministri Edi Rama është në një situatë të pashpresë.
Gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ në Astir, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 8 Majit në Tiranë, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar për të ardhmen.
Kryedemokrati theksoi se protesta do të zhvillohet për dinjitetin, të drejtat dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë.
"Jemi në kilometrin e fundit. Përsëri, rruga është e vështirë, por absolutisht, Edi Rama është i pashpresë. Është i pashpresë! Dhe ne do ta bëjmë këtë kilometër. Do ta bëjmë, për sakrificën tonë! Do ta bëjmë, për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre! Do ta bëjmë, për dinjitetin e shqiptarëve, për të ardhmen e Shqipërisë! 8 Maj është dita jonë! Më 8 Maj, në rrugët dhe sheshet e Tiranës, do t'u themi shqiptarëve se zotët e Shqipërisë jemi ne, dhe jo banda në pushtet! Me 8 Maj, do t'i themi botës, Evropës dhe botës, se vlerat, të drejtat, kanë një avokat të pamposhtur, jemi ne.
Se jemi të vendosur, gjer në rikthimin e tyre të vazhdojmë betejën tonë. Dhe se Edi Rama është një armik i egër i shqiptarëve. Është një armik i egër i të drejtave, i lirive, i mirëqenies, i sigurisë së këtij vendi. Është një e keqe nga më të rrezikshmet, me të cilën do ndahemi të sigurtë dhe sa më shpejt. Edhe njëherë, të gjithë, ju falënderoj dhe të gjithë në datën 8 Maj, të ngrihemi madhërishëm, në protestën tonë paqësore, në të drejtën tonë për dinjitetin tonë, për dinjitetin e kombit tonë, për dinjitetin e vendit tonë. Faleminderit!", tha Berisha./Dosja.al
sali berisha tirane pd
Politike
5 Maj 2026, 20:04
E.d
Edi Rama
GJIROKASTRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se Partisë Socialiste i duheshin 83 mandatet pasi ndryshe vendi do kishte humbur mundës...
Politike
5 Maj 2026, 19:53
D.S
Servet Pëllumbi
TIRANË- Servet Pëllumbi, ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë është ndarë nga jeta n&eum...
Politike
5 Maj 2026, 19:50
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama është sot turp qeveritar në sytë e bot...
Politike
5 Maj 2026, 19:45
D.S
VLORË- Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi sot dëgjesën e radhës me qytetarët...
Politike
5 Maj 2026, 19:25
E.d
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani
KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka rënë dakord me...
Politike
5 Maj 2026, 19:22
D.S
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama është takuar sot me nipin e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, Grigoris Dimitriadis, gjat&eu...
Politike
5 Maj 2026, 18:52
E.d
Tedi Blushi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka bërë thirrje GJKKO-s&...
Politike
5 Maj 2026, 18:39
D.S
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji ka falenderuar çdo demokrat që iu bashkua lëvizjes së tij në këto 5 muaj në...
Politike
5 Maj 2026, 18:16
E.d
Pamje nga takimi
GJIROKASTRA- Kryeminstri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedimi me të rinjtë në qyteti...
Politike
5 Maj 2026, 18:05
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas sulmeve të Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe. Përmes nj&eum...