LIVE UPDATES
Politike

"Më 23 dhjetor dalim në mosbindjen civile më të fuqishme", Berisha: Ditëlindja e 35-të duhet të na gjejë në pushtet

Berisha u shpreh se lëvizja e tyre që nisi me 3 vite rithemelim, sot është ortaku më i madh opozitar dhe që sipas tij gëzon mbështetjen më të madhe ndërkombëtare.

11 Dhjetor 2024, 21:30 Nga r.ll
"Më 23 dhjetor dalim në mosbindjen civile më të
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kjo forcë politike i ka frymëzuar shqiptarët duke mos u dorëzuar.  Berisha u shpreh se lëvizja e tyre që nisi me 3 vite rithemelim, sot është ortaku më i madh opozitar dhe që sipas tij gëzon mbështetjen më të madhe ndërkombëtare.

Ai u shpreh se më 23 dhjetor PD do të dalë në mosbindjen më të fuqishme. Në mbyllje të fjalës së tij ai tha se ditëlindja e 35-të duhet ta gjejë PD-në në pushtet.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Njerëzit, qytetarët do na mbështesin. E tha Neritan Ceka këtu para jush, duhet front i përbashkët me qytetarët shqiptarë.
Së bashku të përzëmë këtë regjim më të keqin që kanë njohur shqiptarët në këto vite. Njerëzit do na mbështesin sepse ne u provuam shqiptarëve se nuk shitemi, por në thelb qëndrojmë shqiptarë të vërtetë. Miqtë e mi, si mik do t’u them një fjalë, në çdo vështirësi që të vini, kurrë mos harroni se po qe se duhet të shohim galerinë e heronjve, nuk ka komb tjetër me heronj si ne. Ndaj dhe duhet të ndjehemi krenarë me qenien tonë shqiptarë. Ku ka bota një Skënderbe? Ku ka bota një Adem Jashar? Ku ka lëvizja një Azem Hajdar?

Kurrë mos u dorëzoni. Kurrë mos i jepni! Ne u provuam shqiptarëve se nuk përkulemi, por më kryesorja ne i kemi frymëzuar shqiptarët. Ne i frymëzuam shqiptarët se luftuam ndonëse kishim kundër narkoshtetin, mafien e perandorisë së Sorosit, mediat e kontrolluara, drejtësinë si degë ekzekutive dhe bandat e qeverisë. Ne frymëzuam shqiptarët se qëndruam 330 ditë dhe nuk u dorëzuam. Dhe kur nuk dorëzohesh, edhe një rrugicë pa drita mund ta kthesh në një prozhektor dritash dhe shprese për mbarë vendin. Kur nuk dorëzohesh edhe një dritare mund ta kthesh në armën më të fuqishme kundër kundërshtarit të lig që nuk njeh normë as moral.

Mund ta kthesh në një portë ferri për të keqen dhe të fitosh. Prandaj dhe Rrugën e Shpresës, dritaren e katit të tretë, me qëndresën tonë të përbashkët, i shndërruam në burim frymëzimi për shqiptarët, në makth të tmerrshëm për narkoqeveritarët. Prandaj PD do të shpëtojë Shqipërinë vitin tjetër sepse ne nuk dorëzohemi kurrë për dinjitetin njerëzor.

Nuk dorëzohemi kurrë për familjen shqiptare dhe vlerat e saj. Nuk dorëzohemi kurrë për interesin kombëtar. Nuk dorëzohemi kurrë për pluralizmin politik. Prandaj lëvizja jonë që nisëm 3 vite rithemelim, sot është ortaku më i madh opozitar me mbështetjen më të madhe ndërkombëtare, që po ecën drejt fitores më të madhe që kemi pasur. Me të cilën do arrijmë sukseset më të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët. Prandaj miq, nëse kemi pasur një të shkuar historike, ne do kemi një të ardhme edhe më historike vetëm e vetëm pse punojmë për qytetarët.

Kemi një diktaturë të dytë për të shembur. Kemi një komb për të shpëtuar. Kemi familjen shqiptare për ta shpëtuar. Kemi demokracinë për ta shpëtuar. Kemi Shqipërinë për ta ripopulluar me bijtë dhe bijat e saj. Dhe nuk jemi vetëm. Bashkë me ne janë shqiptarët. Bashkë me në janë partnerët ndërkombëtarët, të cilët me tre rezoluta na dhanë mbështetjen më të madhe.
Por bashkë me ne është edhe i plotfuqishmi, i madhi Zot.

Është i madhi Zot sepse vetëm me ndërhyrjen e tij, u bë e mundur që me datën 5 nëntor, perandoria marksiste e Xhorxh Sorosit të rrëzohej nga froni dhe bota e lirë të shënonte një triumf jo më pak se legjendar. Zoti e dha ndihmën e tij, tani është radha jonë. Me datën 23 dhjetor në mosbindjen civile më të fuqishme që është parë ndonjëherë.
Të bashkojmë shqiptarët për shtytjen përfundimtare ndaj narkoshtetit dhe themeleve të tij. Të shndërrojmë Tiranën në kryeqytetin e demokracisë, tmerrin e narkokracisë.

Është radha jonë t’i japim përgjigjen në zemër këtij regjimi që në 10 vite shpopulloi, grabiti dhe poshtëroi shqiptarët.
Faleminderit të gjithëve për këto 34 vite historike. Ditëlindjen tonë të 35-të duhet ta festojmë në pushtet, në liri. Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë Shqipëria!

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion