Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një takimi në Dibër, Berisha tha se në të kaluarën, Partia Demokratike ka qenë një nga forcat më të izoluara politike në botë, por pavarësisht kësaj, nuk është tërhequr nga qëndrimet e saj.
DIBËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita shqiptare ka ndjekur një rrugë të vështirë ndër vite, por sipas tij ka dalë “me faqe të bardhë” duke mbrojtur të vërtetat e qytetarëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Gjatë një takimi në Dibër, Berisha tha se në të kaluarën, Partia Demokratike ka qenë një nga forcat më të izoluara politike në botë, por pavarësisht kësaj, nuk është tërhequr nga qëndrimet e saj.
Duke iu referuar situatës aktuale në vend, Berisha tha se Shqipëria ndodhet në një gjendje të rëndë ekonomike, ku qytetarët përballen me çmime të larta dhe paga të ulëta.
"Në rast se rikthehemi pak vite më parë, këtë rrugë që zgjodhëm në kushte të vështira, kjo rrugë na nxori me faqe të bardhë. Kjo rrugë që zgjodhëm, faktoi shqiptarëve dhe botës se ne, demokratët e Shqipërisë mbrojmë të vërtetat, sakrifikojmë për të vërtetat. Dhe e bëmë këtë në kohën kur ishim forca politike më e izoluar në planet. Nuk u lëkundëm, se kishim bindjen më të thellë se ne po mbronim interesat tuaja, interesat e qytetarëve shqiptarë, po mbronim të vërtetat tuaja, të vërtetat e Shqipërisë. Dhe në një hark kohor të shkurtër, ato të vërteta që mbronim ne u bënë të mbrojtura nga forcat politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në mbarë botën. Në 8 rezoluta. Si asnjë forcë tjetër politike. Ju garantoj se po të mos qëndronim ne në këmbë, edhe emri do na ishte harruar. As emrin s'do na e kujtonte kush se kemi ekzistuar. Por ne qëndruam për të vërtetat e mëdha të këtij populli, të këtij vendi. Dhe u bëmë sot zëri më i dëgjuar. U bëmë forca politike më e mbështetur.
U përballëm me mafien më të rrezikshme shqiptare dhe botërore. Po ja ku jemi. Të pamposhtur në misionin tonë. Sot, vetëdija për zhvillimet dramatike në Shqipëri është botërore. Është mbarë kombëtare. Por sot kërkohet më shumë se kurrë nga ne në kilometrin e fundit, të qëndrojmë, të qëndrojmë, të qëndrojmë. Imagjinoni pak për një moment. Vetëm zhvillimet nga dhjetori gjerë sot. Zhvillimet më poshtëruese për një komb. Zhvillimet më të turpshme, më antiqytetare. Një zv/kryeministre me kryeministrin kapen me dokumente, me dhjetëra, qindra dokumente se në 8 afera kanë plaçkitur, kanë abuzuar me 1.2 miliardë euro. Dhe këto janë vetëm 8 afera. Dhe mos harroni se ajo korbë e zezë e korrupsionit, Lubia, ka administruar 12 miliardë euro taksa tuaja. Po sa janë 12 miliardë euro miq? 12 miliardë euro janë sa rrogat tuaja 12 herë më të mëdha, më e madhe. Janë 12-fishi i rrogave të përgjithshme të Shqipërisë. 12 miliardë euro. Ju garantoj se po të përdoreshin sipas ligjit, shqiptarët do kishin sot rroga jo 3, por 4 herë më të mëdha. Ku janë sot shqiptarët? Janë njerëzit më keq të paguar.
Në 2013-ën ne u bëmë njerëzit më mirë të paguar në rajon. Nuk them në të pasurit, po më të paguarit. Dhe kjo ishte një arritje me të vërtetë e jashtëzakonshme për ne, që na kishte ndjekur varfëria në shekuj. Nuk u bëmë të pasur, të mkëmur.
Por me ato ritme kur dolëm të paguhemi më shumë se të gjithë banorët e vendeve përreth nesh, përfshi Bullgarinë dhe Rumaninë, ajo dëshmonte se ne kishim një të ardhme të shkëlqyer në këtë vend. Dhe se ajo u arrit, asnjë nga ju të mos e harrojë, u arrit me taksa sa gjysma e taksave që janë sot. Me taksa sa gjysma e taksave që janë sot. Kurse tani, në vitin 2026, rrogat dhe pensionet tuaja dhe ndihma ekonomike janë më të ulëtat në rajon. Çmimet janë më të lartat, jo në rajon, por çmimet e ushqimeve bazë janë më të larta se në Greqi, se në Itali, se në Gjermani. Nafta është ndër më të lartat në Evropë, ndër më të lartat në botë. Ka një mekanizëm për ta lënë tokën djerrë, rrit çmimin e naftës. Nuk e harrojmë, si harroj vitet '90. Kosova mbeti djerrë. Mbeti djerrë sepse Milosheviçi naftën që mirrte e ruante për Shumadinë dhe zona të tjera, kurse Kosovën e linte me çmime nafte stratosferike, në të cilat nuk ja vlente të punohej toka. Dhe ky njeri, në kulmin e problemit me naftën, në një kohë kur çdo qeveri në Evropë, e sigurtë kjo që ju them me studim. Çdo qeveri në Evropë ka dyfishuar masat e ndihmës për qytetarët dhe fermerët për naftën. Gjermania ka dyfishuar, Maqedonia ka dyfishuar. Dhe Maqedonia ja shet naftën me 1500 lek. Jo për bujqësinë, po për qytetarët. Kurse ky thotë e mbylla atë. Nuk ekziston në Evropë i thoshte atij qytetarit. Nuk ka më subvencione nafte në Evropë. Ky njeri që ditë e natë vetëm nxjerr mashtrime para jush," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha DIBËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptare ka gjetur mbështetje të gjerë nd&eu...
Evi Kokalari TIRANË- Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj Sali Berishës, pas skualifikimit tw saj nga gara për drejtimin e Partisë ...
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-në për gazin e lëngshëm jav&e...
Foto ilustruse Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetë...
Foto ilustruse TIRANË- Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane ka sfiduar publikisht kreun e PD-së, Sali Berisha me një p&eum...
Foto ilustruse GREQI- Kongresmenët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler kanë prezantuar një rezolutë në Dhom&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Rama lidhur me situa...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se me 8 maj do të jetë protesta e rradhës e opozitës.&n...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar ashpër, pas deklaratave të kryedemokratit, Sal...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se brenda Partisë Demokratike nuk ka përçarje reale...