1 Prill 2025, 11:30
Nga M.L
Sali Berisha
DURRËS: Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me punonjësit e një fasonerie në qytetin e Durrësit. Gjatë fjalimit të tij, Berisha premtoi se do tu kompensojë çdo qindarkë që kanë humbur nga kursi i 'narko-euros'. Berisha tha se me anë të programit 'Made in Albania', do tu lehtësojnë barrën fiskale, duke qenë se fasoneritë janë sipërmarrje për eksport.
Berisha tha se rënia e euros në mënyrë drastike me 35% është një shkatërrim për këto sipërmarrje pasi çdo shkëmbim malli bëhet me euro, duke shtuar se do të krijojë një bord të veçantë për monitorimin e lëkundjeve të kursit të këmbimit. Berisha shtoi më tej se rënia e prodhimit në vendin tonë është e ndjeshme e cila përkthehet në humbje të vendeve të punës dhe u zotua se bizneset në Shqipëri, do të paguajë energjinë me çmimin më të lirë në rajon, për vetëm 6 lekë.
PJESË NGA FJALIMI:
Këto zgjedhje janë para së gjithash për ekonominë, ekonominë, ekonominë. Ne kemi përcaktuar ‘Made in Albania’, si krenaria kombëtare dhe ne do të bëjmë gjithçka që të mbështesim prodhimin shqiptar. Të bëjmë gjithçka për suksesin e sipërmarrësit shqiptar. Të lehtësojmë në maksimumin e mundshëm barrën fiskale.
Të mbrojmë eksportet. Ju jeni një sipërmarrje eksporti. Unë e kuptoj vështirësinë e madhe që u krijon narkoeuro. Narkoeuro është një goditje shumë e rëndë për mijëra punonjës dhe sipërmarrje. Ata sjelln kontejnerë dhe vagona me eurot e drogës dhe rrëzojnë përtokë euron në Shqipëri. I shndërrojnë në kullat e drogës dhe korrupsionit, kurse sipërmarrjet shkojnë drejt falimentimit dhe falimentojnë me shumicë.
Qeveria do kompensojë çdo qindarkë të kursit të euros për të gjithë eksportuesit, gjë e cila i bën ata të punojnë në kushte më të qeta, më të sigurta.
Të kesh një rënie të euros në 35 përqind sa ç’është rënia, është pothuajse shkatërrimtare pasi këto janë sipërmarrje që kanë të bëjnë me euron dhe shkëmbimi bëhet me euron. Në këtë kontekst, një bord i veçantë do ngrihet për të monitoruar lëkundjet e kursit dhe për të kompensuar për çdo sipërmarrës, gjersa ne me gërshërët e ligjit t’ia presim rrugën dyndjes së kokainës dhe parave të kokainës, për të cilat ekonomia shqiptare nuk ka nevojë. Ekonomia shqiptare ka nevojë për prodhim, prodhim, prodhim. Prodhimi në Shqipëri po bie çdo vit. Ka një rënie të dhimbshme sepse shoqërohet me humbjet e vendeve të punës të burrave dhe grave që detyrohen të marrin mërgimin si alternativë të vetme për të mbijetuar. Gjithashtu unë jam sot këtu për t’u zotuar para jush, energjia elektrike do paguhet me 6 lekë. Shqipëria do ketë çmimin më të lirë të energjisë në Europë për biznesin. Ne e kemi pasur, nuk është se po bëjmë diçka të re. Do ta rikthejmë përsëri fuqishëm në mënyrë që t’i japim hapësirë më të madhe investimeve,por edhe të lehtësojmë biznesin. Natyrisht sistemi më i ulët i taksave është zotimi ynë.
Taksa 10 përqind është taksa më e lashtë. Në Bibël dhe Kuran është taksa 10 përqind, më e drejta.
Nuk duhet të synosh t’i marrësh tjetrit më shumë se 10 përqind taksën. Ka një moral njerëzor dhe ne i përmbahemi atij morali. Ne jemi të bindur se ajo është taksa më e drejtë. Dhe gjithçka që është e drejtë, funksionon shumë më mirë. Kur e vendosëm taksën e sheshtë në vitin 2005, ne na thanë se do e pësoni nga kjo gjë, do t’u falimentojnë financat. Mirë, u thamë ne FMN-së, ju rrini e shihni si po ecën dhe ne po e bëjmë. Ne e bëmë dhe në fund të 6 muajve, në arkën e shtetit, në buxhet erdhën 300 milionë euro më shumë se sa kishin ardhur me taksat e larta. Pra, taksa e drejtë funksionon shumë më mirë. Lehtëson biznesin, ia lë paratë në konto biznesit dhe biznesi i përdor ato për të investuar, për të rritur rrogat, për të përmirësuar kushtet e punës. Në këtë aspekt pra ne do krijojmë lehtësira të mëdha fiskale për biznesin.
sali berisha
Politike
1 Prill 2025, 11:18
M.B
Lamberto Zannier
TIRANA- Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier ka mbërritur në Tiran&e...
Politike
1 Prill 2025, 10:26
I.A
Edi Rama dhe Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama për vjedhjen e p...
Politike
1 Prill 2025, 10:03
M.B
Pirro Vengu
TIRANA- Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale me rastin e 16-vjetorit të anëtar&...
Politike
1 Prill 2025, 09:41
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Në 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka reaguar me një mesazh në rrje...
Politike
1 Prill 2025, 09:28
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’ Sy” në Facebook foli për zgjedhjet e 11 Majit. Rama...
Politike
1 Prill 2025, 09:23
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama u tha sot ndjekësve në rrjetet sociale se patronazhistët e PS-së janë në super fo...
Politike
1 Prill 2025, 09:23
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me komentuesit në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy" e k...
Politike
1 Prill 2025, 09:14
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me komentuesit në rrjetet sociale në rubrikën "Sy m'sy...
Politike
1 Prill 2025, 09:09
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar dhe sot një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale në rubrik&eu...
Politike
1 Prill 2025, 09:07
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve mëngjesin e sotëm në rubrikën ‘...