LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ne jemi dhe do mbetemi parti e hapur, ku çdo njeri do ketë të drejtë të kritikojë, ta thotë fjalën pa asnjë ndrojtje, brenda forumeve

Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur në Mirditë, Berisha u shpreh se Partia Demokratike duhet të zhvillojë me sukses betejën për e demokracisë, familjes dhe Shqipërisë.

4 Dhjetor 2025, 19:34 Nga E.d
Berisha: Ne jemi dhe do mbetemi parti e hapur, ku çdo njeri do ketë
Foto ilustruse

MIRDITA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD do të mbetet parti e hapur, ku çdo njeri do ketë të drejtë të kritikojë dhe ta thotë fjalën pa asnjë ndrojtje brenda forumeve. Gjatë fjalës së tij në foltoren e vendosur në Mirditë, Berisha u shpreh se Partia Demokratike duhet të zhvillojë me sukses betejën për e demokracisë, familjes dhe Shqipërisë.

Lideri i opozitës tha se e vetmja forcë politike në Europë, që përmbysi dy diktatura do jetë Partia Demokratike. Në fund, ai tha se secili demokrat do ketë të drejtën të votojë i lirë dhe të shpreh mendimin e lirë.

"I dëgjojmë me të drejtë thonë, po si s'ngrihen shqiptarët? Ja si ngrihen rumunët. Po rumunët bëjnë zgjedhje mor zotërinj. Bëjnë zgjedhje të lira. Nuk i shtyp një regjim, nuk i shtypin bandat, krimi, dhuna. Pavarësisht nga problemet që kanë, po aty rotacioni nuk pengohet nga krimi. Nuk ushtrohet terror. A e dëgjuat ju si i thoshte ajo? Atij asgjë atij demokratit, atij deputetit demokrat, asgjë. Armikut të klasës, asgjë. Pra, ne kemi çdo të drejtë. Por ne kemi dhe do kemi mbështetje gjithnjë më të madhe. Do t'ju them këtu, këta miqtë e tij, dhe nuk kanë qenë të paktë, ishin të revoltuar me mua se flisja për narkoshtet. Flisja për narkoshtet. Po unë flisja për narkoshtet, se narkoshteti po na shkatërron. Po i largon shqiptarët nga Shqipëria, po i varfëron, po i mjeron, po i bën të gjitha. Çfarë po flisja unë? Por ama mos harroni. Se tre ditë më parë telegrami nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit ishin; të luftojmë kartelët e drogës, organizatat kriminale, bashkëpunëtorët e tyre. Kush nuk e din se Edi Rama është bashkëpunëtor i tyre.


Ndaj dhe le të vazhdojmë ne një përpjekje të madhe. Në qoftë se Partia Demokratike zhvilloi me sukses betejën për ekzistencën e saj, Partia Demokratike duhet të zhvillojë me sukses betejën për shpëtimin e demokracisë, shpëtimin e familjes, shpëtimin e Shqipërisë. Kjo kërkon të angazhohemi, secili prej nesh, në një debat të hapur, me propozime, me sugjerime. Partinë Demokratike mund ta forcojmë, mund ta ripërtërijmë, mund ta konsolidojmë vetëm kur çdonjëri ta ketë, ta ketë çështje këtë, këtë problem. Janë propozimet tuaja, kritikat tuaja, sugjerimet tuaja, tërheqja e vlerave nga secili prej jush në këtë parti, ato që do e ngrenë këtë në lartësinë e përmbushjes së një misioni historik. E vetmja forcë politike në Europë që përmbysi dy diktatura dhe kjo do jetë Partia Demokratike. Ne jemi dhe do mbetemi parti e hapur, absolutisht parti e fjalës së lirë dhe e mendimit të lirë. Në këtë parti, çdo njeri do ketë të drejtë të kritikojë, të votojë kundër në vullnetin e tij të lirë. Por si çdo parti tjetër, është një parti me rregullat e miratuara bashkërisht. Dhe ato duhet të respektohen. Nuk mundet kurrë t'i imponohesh në atë mënyrë. E kam fjalën këtu, secili nga demokratët, çfarëdo gjëje që të ketë, duhet ta thotë pa asnjë ndrojtje, por brenda forumeve. Secili demokrat do ketë të drejtën të votojë për cilindo. Të votojë i lirë.
Por secili demokrat e ka për detyrë që tani të mendojmë që atë proces që futëm, zbatuam së bashku, si ta përsosim?

Si ta bëjmë më solid, më të drejtë? Si t'i bëjmë ato lista? Listat janë tuajat, nuk janë të Tiranës. S'mund të bëjë Tirana lista. Si t'i bëjmë këto lista më të besueshme nga secili prej nesh? Si të afrojmë ne, çdo njeri prej nesh, një vajzë, një djalë, një burrë, një grua, me vlera, që e njeh. T'i thotë hajde, jemi në një betejë për të një rëndësie të jashtëzakonshme. Ne po shkojmë drejt shuarjes si komb në qoftë se nuk marrim masa urgjente. Parlamenti po miraton buxhetin, asnjë fjalë për shpopullimin. Miq, duhet të vendosim sa më urgjente politikën e antishpopullimit, në mënyrë që të paktën pas 25 vitesh të kemi disa rezultate. Ndaj edhe njëherë, ju falënderoj shumë për këtë pritje. Ju ftoj të jepni mendime, ju garantoj se ju garantoj se normat demokratike, fjala e lirë, mendimi i lirë, do mbeten vlerat më të çmuara, sikundër interesi kombëtar, mbrojtja e familjes, mbrojtja e vlerave të demokracisë. Faleminderit shumë" tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita mirdita

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet