LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Pasi partnerët sollën përgjimet, Rama emëroi Ballën në krye të ministrisë si përfaqësues politik të krimit

 Në një tryezë të organizuar për lidhjet e krimit me politikën, Berisha u shpreh se një nga arsyet se përse kryeministri Edi Rama emëroi Taulant Ballën në krye të Ministrisë së Brendshme si përfaqësues politik i krimit. 

23 Gusht 2023, 11:42 Nga I.A
Berisha: Pasi partnerët sollën përgjimet, Rama emëroi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se krimi është vendimarrësi absolut në vend. Në një tryezë të organizuar për lidhjet e krimit me politikën, Berisha u shpreh se një nga arsyet se përse kryeministri Edi Rama emëroi Taulant Ballën në krye të Ministrisë së Brendshme si përfaqësues politik i krimit. 

"Rezultatet e regjistrimeve të SKY ECC dhe EncroChat, kanë bërë autopsinë e këtij krimi. Por ai ka qenë i njohur. Nëse marrim Pëllumb Gjokën, baronin e drogës dhe vrasjeve, mikun e Edi Ramës, e dinë që ka bërë vrasje për të marrë tokën në Velipojë, e dinë që ka shkelmuar vendimet e gjykatave për të marrë pronat, e dinë që për një motel- Edi Rama që drekonte dhe darkonte me të- ia shpallte si hotel me pesë yje për t’i dhënë bashkë me Oltin licencën e kazinozë. Shqiptarët i kanë denoncuar këto, nuk kanë heshtur. Ai që quhet qytetar dixhital, që është qytetar real, i guximshëm, i ka denoncuar të gjitha. Me gjithë këto denoncime, Pëllumb Gjoka jo vetëm nuk lëkundej, por merr shpërblimin, merr titullin e investitorit strategjik. Edi Rama ka lejtnantë të tjerë edhe më të fuqishëm. Shoqëria shqiptare duhet të reagojë, ndryshe është në suicid. Opozita shqiptare duhet të reagojë, ndryshe është në suicid. Është në një rreth fatal, ku vota shndërrohet në krim dhe krimi në votë. Nuk ka hanxhar më të mprehtë mbi kokën e një kombi se ky hanxhar. Ju e dini, nuk ka nevojë të jap shembuj, por Bajrët me Pëllumb Gjokën, vendosën Shkodrën në pushtim të plotë.

Liruan nga burgu Safetin, u bashkuan të gjithë, terrorizonin Shkodrën me në krye ministren e Ramës, Spiropalen. Spiropali ishte një zbatuese e porosive, kurse fijet e Bajrëve çonin te Taulant Balla dhe Edi Rama. Fijet e Pëllumb Gjokës ishin direkt te Edi Rama. Fijet e bandave të Laçit, Beratit, Elbasanit ishin direkt te Edi Rama. Çfarë ndodhi me dorëzimin e një pjese të transkriptimeve të shërbimeve të inteligjencës franceze, belge, holandeze dhe britanike? Një shtrëngim ekstrem i radhëve të krimit. Edi Rama emëroi në krye të ministrisë personin që është i interceptuar duke ndërsyer banditët kundër kundërshtarëve politikë, Taulant Ballën. Emëron Taulant Ballën, që jo vetëm në telefonat e kriptuar, por edhe në telefonat të organeve ligjzbatuese të Shqipërisë, është i regjistruar në të gjitha variantet. Është politikani më i regjistruar në të gjitha variantet, duke komanduar bandat, duke porositur vrasjet. Që i shkatërrohen përgjimet me vendim gjykate dhe prokurori. Është i denoncuar në sallën e gjyqit si një njeri që është angazhuar në porosi vrasje. Ndodhi ngjarja e 21 prillit, Ardi Veliu, një nga balozët më të zi të krimit në Shqipëri, Ballkan dhe Europë, doli menjëherë: trafikanti Greca nuk kishte asgjë në makinën e tij. Në krye të kësaj ministrie, tani që transkriptimet e shërbimeve belge, franceze dhe holandeze, po vijnë në Shqipëri, u emërua përfaqësuesi politik më i rrezikshëm i krimit. Saimir Tahiri nuk ishte as një e treta e Ballës për krimin," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen