2 Nëntor 2023, 13:32
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha pas mbledhjes së grupit parlamentar se personi që shtyu deputetin Ervin Salianji në sallën e seancave plenare ishte i armatosur.
“Personi i cili u shty dhe u kap me Ervin Salianjin, personi kishte armë. Kemi prova të pakundërshtueshme”, theksoi Berisha.
DEKLARATA E BERISHËS:
Personi që qëndronte prapa zotit Ervin Salianji, ka qenë i armatosur me revole të fshehur ndër sqetull. Ky përbën një akt të paprecedent në historinë e këtij parlamenti. Të tjerë persona të armatosur janë parë përreth parlamentit, por në sallë kjo nuk ka ndodhur në memorien time, asnjëherë. Këtu tek zyra e kryetares ishin pozicionuar, ju siguroj ju, më shumë roje se kur qëndronte Enver Hoxha në atë zyrë. Por, natyrisht këto nuk ndryshojnë asgjë në qëndrimin e prerë të opozitës. Opozita, në emër të qytetrarëve që e kanë votuar atë, kërkon respektimin e të drejtave të saj kushtetuese.
Opozita nuk mund të pranojë kurrë të qëndrojë në parlament si një fasadë pluralizmi për interesa të Edi Ramës.
Opozita nuk bën pazare me parimet themelore të funksionimit të parlamentit dhe pluralizmit.
Edi Rama nuk pranon sepse e ka shumë të qartë se ai bashkë me organizatën e tij kriminale që drejton, çdo komision hetimor parlamentar do zbulojë vjedhje dhe skandale që do vënë në harresë djegësat, vjedhjen e shekullit. Pra, i gjithë ky qëndrimi përcaktohet nga refuzimi për t’u hetuar nga komisioni hetimor parlamentar, siç e përcakton ligji. Por ne jemi ata që nuk do pranojmë në mënyrë absolute mohimin e këtyre të drejtave.
Ne nuk mund të themi që në zbatim të këtyre të drejtave, do të hetojmë ta zëmë Subashin në Fier dhe të mos hetojmë dot Edi Ramën dhe ministrat e tij. Subashi është i implikuar dhe i implikuar thellë, por ne duam të zbatohet Kushtetuta.
sali berisha
Politike
2 Nëntor 2023, 13:28
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar. Ai u shpreh se beteja e opo...
Politike
2 Nëntor 2023, 13:18
A.B
Kuvendi
Në Shqipëri, seanca e sotme e parlamentit u mbizotërua nga kaosi dhe përplasjet mes opozitës dhe shumicës. Deputet&eu...
Politike
2 Nëntor 2023, 12:57
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se drafti i pranuar nga Kosova dhe Serbia është ai i BE-së. Përmes një me...
Politike
2 Nëntor 2023, 12:48
a.l
Qemal Qefalia
TIRANË- Tensione në Kuvend. Siç ishte paralajmëruar, deputetët e opozitës bllokuan seancën duke mar...
Politike
2 Nëntor 2023, 12:49
A.B
Basha dhe Trump
TIRANË- Emri i Lulzim Bashës, shfaqet në një investigim të bërë nga BBC, që mban titullin: Kri...
Politike
2 Nëntor 2023, 12:39
a.l
Sali Berisha
TIRANË- Pas tensioneve në Kuvend, kryedemokrati Sali Berisha tha se opozita me qëndrimin e saj në seancën e sotme ple...
Politike
2 Nëntor 2023, 12:22
a.l
Berisha-Salianji
KOSOVË- Mes tensioneve në Kuvend, në një moment kryedemokrati Sali Berisha ka menduar për deputetin Ervin Salian...
Politike
2 Nëntor 2023, 12:24
A.B
Kuvendi
TIRANË- Mes kaosit të krijuar në Parlament, deputetët socialistë kanë miratuar të gjithë projektligjet...
Politike
2 Nëntor 2023, 12:16
a.l
Salianji
TIRANË- Situata në Kuvend ka dalë jashtë kontrollit. Deputeti demokrat Ervin Salianji nga foltorja e ka mbajtur në dor&e...
Politike
2 Nëntor 2023, 12:06
A.B
Kuvendi
TIRANË- Opozita shkaktoi kaos në Kuvend. Sot ka pasur sërish përplasje mes ligjvënësve demokratë dhe punonjë...